“Arrest me burg” ka vendosur Gjykata e Shkallës së Parë të Rrethit Gjyqësor Fier për Zamir Metën, 36-vjeçari që abuzoi seksualisht me vajzën e tij të mitur.
Në dëshminë e tij në polici, 36-vjeçari pohoi se e ka bërë vetëm një herë një akt të tillë të turpshëm ndërsa ka pranuar se ka abuzuar me vajzën e mitur.
Para trupit gjykues 36-vjeçari ka qëndruar gjithë kohën me kokën ulur dhe ka pohuar abuzimin.
Ekspertiza mjeko-ligjore ka vërtetuar se ai ka kryer disa herë marrëdhënie me vajzën.