Një aksident ka ndodhur mesditën e sotme në aksin Fushë Krujë – Thumanë.
Për pasojë një person ka mbetur i vdekur dhe 3 të tjerë janë plagosur dhe u transportuan me urgjencë drejt spitalit.
Ngjarja ka ndodhur në afërsi të Borizanës ku dy automjete tip “Mercedes” janë përplasur e për pasojë është regjistruar bilanci tragjik.