Tuesday, July 1, 2025
  • Login
Maska.al
Advertisement
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
Maska.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

Nis çmontimi i basteve sportive të paligjshme? Arrestohet Lendi Palaj , i portretizuar si truri i pikave 333 dhe CR7

Editor by Editor
June 30, 2025
in AKTUALITET, KRYESORE
0
0
SHARES
Share on FacebookShare on Twitter

Një ngjarje e dhunshme në rrugën “Ali Demi” të Tiranës, ku u përdorën shkopinj bejsbolli dhe pati të shtëna me armë në ajër, ka bërë të arrestohet një emër të njohur në qarqet mediatike si edhe operative, 28-vjeçari Njulend Palaj, i njohur edhe si Lendi Palaj, i portretizuar edhe si “truri i basteve” në kryeqytet.

Sipas policisë, ai u arrestua nga Policia e Tiranës pas disa ditësh në kërkim.

Sipas burimeve policore, Palaj u shpall në kërkim më 10 qershor 2024, pas caktimit nga Gjykata e Tiranës të masës së sigurisë “arrest në burg” për disa vepra penale të rënda: “Mbajtje pa leje dhe prodhim i armëve shpërthyese dhe municionit”, “Prodhim dhe mbajtje, blerje apo shitje pa leje e armëve të ftohta” dhe “Kanosja”, ndërsa po bëhen verifikime edhe për konfirmimin e të dhënave për çështjen e organizimit të basteve sportive.

Hetimet për konfliktin në “Ali Demi” nisën pas një sherri të dhunshëm mes disa të rinjve. Njëri nga pjesëmarrësit, 26-vjeçari G.K., u përpoq të devijonte hetimin me dëshmi kontradiktore dhe të pavërteta, duke tentuar të fshihte praninë e Palajt në vendngjarje.

Por përplasjet e tij me të vërtetën ndihmuan hetuesit të zbardhin më qartë rolin e Palajt dhe të çojnë në identifikimin e tij si një nga organizatorët e sherrit, i cili përfundoi me të shtëna me armë.

Lendi Palaj dhe bastet në Tiranë

Burime të ndryshme, përfshirë edhe ato të policisë, flasin për një tjetër pistë hetimi që rëndon mbi Palajn: dyshimet për organizimin dhe drejtimin e një rrjeti të basteve të paligjshme në Tiranë.

Ky aktivitet është i ndaluar me ligj në Shqipëri, por raportimet e mëhershme të Skyweb.al kanë zbërthyer funksionimin e këtij mekanizmi të paligjshëm, që operon përmes rrjeteve të mbyllura, klientëve të besuar dhe pagesave me para në dorë jashtë çdo sistemi formal financiar.

Në artikullin investigativ të publikuar nga Skyweb.al muaj më parë, është trajtuar mënyra se si funksionon ky zinxhir i basteve të jashtëligjshme.

Tags: Lendi Palaj
Previous Post

Hotele dhe lokale në Parkun Retro në Bulqizë, Agolli i FSHZH-së tender të ri 2.7 mln euro: Fitues i paracaktuar?!

Next Post

Pëllumbesha dhe Zefi, falsifikuan dokumentet dhe morën 2.2 milion euro, kompanitë që çuan në SPAK kreun e Prokurimeve

Next Post
Shkelje me tenderin 2.3 mln €, GJKKO vendos masë sigurie për kreun e KPP, pezullohet nga detyra

Pëllumbesha dhe Zefi, falsifikuan dokumentet dhe morën 2.2 milion euro, kompanitë që çuan në SPAK kreun e Prokurimeve

Goli 500 mijë euro që i “hëngri kokën” Myzyrit/ Si u favorizua AEK Munella-Drini 1, në kontratën 2 milionë euro nga KPP
AKTUALITET

Goli 500 mijë euro që i “hëngri kokën” Myzyrit/ Si u favorizua AEK Munella-Drini 1, në kontratën 2 milionë euro nga KPP

by Editor
June 25, 2025
0

Në korrik të vitit 2020, Autoriteti Rrugor Shqiptar shpalli tenderin për mirëmbajtjen 4 vjeçare të rrugës Rrëshen- Shpal- Ura e...

Read moreDetails
Banda e Ylli Carës merr peng dhe masakron faturisten e OSHEE Rubena Hasa, Proda ‘i rregullon’ letrat, fshihet edhe atentati i Arnold Carës

Banda e Ylli Carës merr peng dhe masakron faturisten e OSHEE Rubena Hasa, Proda ‘i rregullon’ letrat, fshihet edhe atentati i Arnold Carës

June 23, 2025
Operacioni i bujshëm i SPAK në Durrës, vijon i pashqetësuar ndërtimi i hotelit të Nadir Çaushollit dhe Visit të Pojës

Operacioni i bujshëm i SPAK në Durrës, vijon i pashqetësuar ndërtimi i hotelit të Nadir Çaushollit dhe Visit të Pojës

June 23, 2025
Operacioni në ish-Bllok, dy vëllezërit “kokat” që drejtonin organizatën e shitjes së drogës në lokalet e natës

Operacioni në ish-Bllok, dy vëllezërit “kokat” që drejtonin organizatën e shitjes së drogës në lokalet e natës

June 20, 2025
DOKUMENTAT/ Kompania e lidhur me vëllain e Gjiknurit mori 210 mln lekë për platformën që nuk punon

DOKUMENTAT/ Kompania e lidhur me vëllain e Gjiknurit mori 210 mln lekë për platformën që nuk punon

June 23, 2025
Facebook TikTok
Maska.al

Maska.al

Tel: 0696118290
Email: [email protected]

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

Shkelje me tenderin 2.3 mln €, GJKKO vendos masë sigurie për kreun e KPP, pezullohet nga detyra

Pëllumbesha dhe Zefi, falsifikuan dokumentet dhe morën 2.2 milion euro, kompanitë që çuan në SPAK kreun e Prokurimeve

June 30, 2025
Nis çmontimi i basteve sportive të paligjshme? Arrestohet Lendi Palaj , i portretizuar si truri i pikave 333 dhe CR7

Nis çmontimi i basteve sportive të paligjshme? Arrestohet Lendi Palaj , i portretizuar si truri i pikave 333 dhe CR7

June 30, 2025

© 2023 Maska.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit

© 2023 Maska.al