Wednesday, July 22, 2026
  • Login
Maska.al
Advertisement
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
Maska.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

GRAFIKËT/ Bie numri i lopëve, shqiptarët po ngopen me qumësht pluhur dhe vaj palme: Sëmundjet kardiovaskulare bëjnë kërdinë

Editor by Editor
in AKTUALITET, KRYESORE
0
GRAFIKËT/ Bie numri i lopëve, shqiptarët po ngopen me qumësht pluhur dhe vaj palme: Sëmundjet kardiovaskulare bëjnë kërdinë
0
SHARES
Share on FacebookShare on Twitter

Shqipëria është duke u përballur më një rënie dramatike të numrit të kafshëve të fermës në përgjithësi dhe sidomos të lopëve. Fermat po tkurren nga viti në vit, ndërkohë që ekonomia po tenton të shohë potenciale të tjera duke e lënë bujqësinë në mëshirë të fatit pavarësisht se jep kontributin më të madh në PBB.

Të dhënat më të fundit të INSTAT të konsultuara nga skyweb.al, konfirmojnë se gjatë 2024 në vend u numëruan 224 302 krerë lopë nga 342 683 në vitin 2018.

Tkurrja më e madhe ka ndodhur gjatë viteve 2021-2023 ku numri i lopëve ra nga rreth 277 000 në rreth 232 000.

Numri i lopeve nder vite ne Shqiperi. Burimi INSTAT. Perpunimi grafik: Skyweb.al
Numri i lopeve nder vite ne Shqiperi. Burimi INSTAT. Perpunimi grafik: Skyweb.al 

Sigurisht, një rënie kaq e madhe e numrit të lopëve do të pasqyrohej edhe në sasinë e qumështit që prodhohet në vend.

INSTAT raporton se gjatë 2024 në Shqipëri u prodhuan rreth 745 000 litra qumësht lope, ndërkohë që 10 vite më parë shifrat tregonin 964 000 litra.

Qumështi natyral zëvendësohet me pluhur

Rënia e ndjeshme dhe kjo është pasqyruar edhe në rritjen e sasisë së qumështit pluhur që importon vendi, i cili më pas përdoret në stabilimetit e prodhimit dhe përpunimit të qumështit, por edhe në sektorin e prodhimit të ëmbëlsirave, etj.  

Sipas të dhënave të publikuar disa javë më parë nga Monitor, importi i qumështit pluhur është rritur me 15% gjatë periudhës janar-prill 2025 krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Trendi është rënës, për shkak të uljes së numrit të popullsisë dhe rrjedhimisht edhe konsumit të përgjithshëm, megjithatë ka një zëvendësim të dukshëm të qumështit natyral të lopës me qumështin pluhur të importuar nga jashtë.

Sasia e qumeshtit natyral te lopes te prodhuar sipas viteve ne Shqiperi. Burimi INSTAT. Perpunimi grafik: Skyweb.al
Sasia e qumeshtit natyral te lopes te prodhuar sipas viteve ne Shqiperi. Burimi INSTAT. Perpunimi grafik: Skyweb.al

Mësohet se gjatë kësaj periudhe shqiptarët konsumuan 200 mijë kg qumësht pluhur dhe pjesa dërrmuese e kësaj sasia është importuar nga kompanitë Super Milk; LUFRA; AD SH-2014; ELKA SA; Alta Group, etj.

Alta Group dhe ELKA SA janë ndër kompanitë më të mëdha të përdorimit të qumështit pluhur në prodhimet e ushqimeve, ndërkohë që LUFRA prodhon qumësht dhe nënproduktet e tij.

Në Shqipëri, qumështi pluhur lejohet vetëm për industri të caktuara si prodhimi i akullores; brumërave; çokollatës apo ushqimeve për foshnje, ndërkohë që Shoqatës së Industrisë se Perpunuesve të Qumeshit, perdorimi i qumështit pluhur në prodhimin e produkteve si kos, djathe apo gjize eshte i ndaluar me ligi dhe ndëshkohet nëse nuk etiketohet siç duhet.

Vaj palme me shumicë, si dështojnë “aksionet” e AKU

Krahas qumështit pluhur, Shqipëria është kthyer në importuese masive e vajit të palmës, i cili po ashtu përdoret në industrinë ushqimore në vend të yndyrnave shtazore. Vendi importon mesatarisht 3 mijë ton vaj palme çdo vit për të përmbushur nevojat e industrisë. Sa për referencë, në vitin 2014 janë importuar rreth 380 ton vaj palme.

Skyweb.al meson se gjatë viteve fundit AKU ka kryer disa kontrolle në stabilimentet më të mëdha të prodhimit dhe përpunimit të qumështit në vend pikërisht për vajin e palmës, përdorimi i të cilit duhet bërë sipas kritereve dhe të shënohet në ambalazh.

Objekt i kontrolleve, bllokimeve dhe gjobave ishin kompanitë LUFRA; ERZENI; Gjirofarm; SHAKA; Delta Doni, Mireli, etj., mirëpo, këto operacione të bujshme janë mbyllur pa bujë duke lejuar produktet e bllokuara që të futeshin në treg dhe të konsumoheshin nga shqiptarët.

Sëmundjet kardiovaskulare, shkaktu kryesor i vdekjeve në vend

Përdorimi pa kriter I vajit të palmës konsiderohet i rrezikshëm për shëndetin nga mjekët, pasi këto yndyrnat depozitohen në enët e gjakut dhe në një ekspozim të gjatë mund të sjellin probleme të sëmundjeve kardiovaskulare.

INSTAT raportoi pak ditë më parë se sëmundjet kardiovaskulare janë shkaktari kryesor i vdekjeve në vend duke përbërë 52,9 për qind të totalit.

Shkaku i vdekjeve në Shqipëri gjatë 2024. Burimi: INSTAT
Shkaku i vdekjeve në Shqipëri gjatë 2024. Burimi: INSTAT

Brenda këtij grupi, sëmundjet kronike të zemrës përbëjnë 39,1 për qind, sëmundjet ishemike të zemrës 23,2 për qind dhe sëmundjet e enëve të trurit 20,6 për qind. /skyweb.al

Previous Post

Publikohen tezat e lëndëve me zgjedhje, Ministria e Arsimit: Integriteti dhe siguria nuk janë cënuar

Next Post

SPAK merr të pandehur kreun e Komisionit të Prokurimeve

Next Post
SPAK merr të pandehur kreun e Komisionit të Prokurimeve

SPAK merr të pandehur kreun e Komisionit të Prokurimeve

Kamerat e sigurisë “fundosin” zyrtaret e Postës! Pamjet tregojnë lëvizjet e thasëve me para nga arka drejt zyrës së drejtoreshës
AKTUALITET

Kamerat e sigurisë “fundosin” zyrtaret e Postës! Pamjet tregojnë lëvizjet e thasëve me para nga arka drejt zyrës së drejtoreshës

by Redaktor Redaktor
July 19, 2026
0

Pamjet e kamerave të sigurisë janë një nga provat mbi të cilat Prokuroria mbështet dyshimet për përvetësimin e 69 milionë...

Read moreDetails
Doganierë të përfshirë? Skandali në Postën Shqiptare, Elisabeta Mataj tentoi të fshihej: Çfarë u zbulua në TIMS

Doganierë të përfshirë? Skandali në Postën Shqiptare, Elisabeta Mataj tentoi të fshihej: Çfarë u zbulua në TIMS

July 19, 2026
Policia fsheh ngjarjen e rëndë?! Aksidenti i rëndë, një person në koma, asnjë sqarim nga uniformat blu

Policia fsheh ngjarjen e rëndë?! Aksidenti i rëndë, një person në koma, asnjë sqarim nga uniformat blu

July 21, 2026
Detaje të reja nga atentati në Elbasan, kush ishin shënjestrat dhe si u plagos kamarieri 19-vjeçar

Detaje të reja nga atentati në Elbasan, kush ishin shënjestrat dhe si u plagos kamarieri 19-vjeçar

July 21, 2026
Atentat në Pogradec/ Kapet personi që siguroi vëzhgimin e shënjestrës, arrestohet edhe i plagosuri Brian Syzo

Atentat në Pogradec/ Kapet personi që siguroi vëzhgimin e shënjestrës, arrestohet edhe i plagosuri Brian Syzo

July 17, 2026
Facebook TikTok
Maska.al

Maska.al

Tel: 0696118290
Email: [email protected]

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

‘Po zbrazet vendi’, sondazhi i IRI godet qeverinë: Emigrimi dështimi numër një, pas tij korrupsioni dhe çmimet

‘Po zbrazet vendi’, sondazhi i IRI godet qeverinë: Emigrimi dështimi numër një, pas tij korrupsioni dhe çmimet

July 21, 2026
Kush përfiton nga “investitori strategjik”?

Kush përfiton nga “investitori strategjik”?

July 21, 2026

© 2023 Maska.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit

© 2023 Maska.al