Wednesday, October 21, 2026
  • Login
Maska.al
Advertisement
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
Maska.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

Pse u anulua 2 herë tenderi 24 milionë Euro për uniformat e policisë? Prapaskenat

Editor by Editor
in AKTUALITET, KRYESORE, POLITIKE
0
Pse u anulua 2 herë tenderi 24 milionë Euro për uniformat e policisë? Prapaskenat
0
SHARES
Share on FacebookShare on Twitter

Pas dënimeve për vjedhje me tenderin e uniformave, qeveria hap një skemë të re koncesionare ku fitimin e marrin një grup investitorësh turq të lidhur me kontratat e kaluara korruptive.

Vazhdojnë aferat korruptive me tenderët për uniformat e Policisë së Shtetit, megjithëse tre vite më parë, për një tender të ngjashëm, u dënuan në mënyrë penale nëntë zyrtarë të Agjencisë së Blerjeve të Përqendruara dhe të Policisë së Shtetit. Ata u shpallën fajtorë për shpërdorim fondesh publike në vlerën e 11 milionë eurove, përmes dyfishimit fiktiv të çmimeve.

Më 14 prill 2025, Agjencia e Blerjeve të Përqendruara (në varësi prej një viti e ministrit Blendi Gonxhe) shpalli një tender me fond limit 33.3 milionë euro me TVSH, për blerjen e uniformave, gradave, stemave, shenjave dhe këpucëve për Policinë e Shtetit.
Ky tender ishte ndarë në dy lote:
• Loti I: 24 milionë euro për uniforma, grada, stema dhe shenja;
• Loti II: 9.3 milionë euro për këpucë.

Sipas Buletinit të Prokurimeve Publike të datës 22 prill 2025, procedura ishte planifikuar të zhvillohej më 19 maj, por u shty për më 29 maj, me pretendimin se nuk u paraqitën oferta që përmbushnin kriteret ligjore.

Megjithatë, vetëm loti për uniformat u anullua, fillimisht për t’u shtyrë, dhe më pas sërish për t’u anulluar me justifikimin “rrethana të paparapara dhe objektive”, të lidhura me “aftësinë paguese të Policisë së Shtetit”.

Ky justifikim është cilësuar nga burime të brendshme si mashtrues, pasi nëse realisht mungonin fondet, tenderi nuk do të ishte shpallur në radhë të parë. Më tej, është e rëndësishme të theksohet se loti për këpucët nuk u anullua, çka tregon se fondet ekzistojnë.
Drejtori i Përgjithshëm i Policisë, Ilir Proda, me urdhër të drejtpërdrejtë të “Bablokut”, ka pranuar dhe firmosur anulimin e tenderit për uniformat.

Arsyeja e vërtetë është tashmë e qartë: Qeveria, nëpërmjet Ministrisë së Mbrojtjes të drejtuar nga Pirro Vengu, po krijon një kompani koncesionare brenda ndërmarrjes shtetërore “Kayo Sh.A.”, që do të merret me prodhimin dhe tregtimin e uniformave për ushtrinë, policinë, burgjet dhe strukturat e tjera të sigurisë.
Me Vendimin nr. 291, datë 28 maj 2025 të Këshillit të Ministrave, është miratuar krijimi i një partneriteti publik-privat, ku 60% e aksioneve i jepen një pale private, ndërsa 40% mbeten në zotërim të Ministrisë së Mbrojtjes.

Sipas burimeve të “Pamfleti” brenda Ministrisë së Financave, marrëveshja me partnerin privat është përmbyllur që në janar 2025. Pala private përfaqësohet nga një grup investitorësh turq, të njohur për përfshirje në kontratat e mëparshme të dyshimta për uniformat e Policisë së Shtetit, Gardës dhe Burgjeve.
Sipas dokumenteve zyrtare, për 15 vitet e ardhshme, të gjitha përfitimet e kompanisë do të shkojnë për këtë grup privat, që:
• zotëron shumicën e aksioneve,
• nuk do të paguajë tatime apo taksa,
• ndërsa shteti nuk do të përfitojë asnjë qindarkë, pavarësisht se zotëron 40% të aksioneve.

Në përputhje me këtë plan, në të njëjtën periudhë me anulimin e tenderit për uniformat e Policisë, janë anuluar edhe dy tenderë të tjerë me vlerë 15 milionë euro për uniformat e punonjësve të burgjeve dhe Gardës së Republikës, me qëllim që këto prodhime të kalojnë nën monopolin e kompanisë së re koncesionare në pronësi të miqve turq të Bablokut. /Pamfleti

Tags: policiatenderuniformat e policise
Previous Post

U ekstradua nga Dubai, GJKKO lë në burg vëllanë e Nuredin Dumanit! Arrest shtëpie për ‘ushtarin’ e Çopjave

Next Post

Ilir Xhakolli ‘noton’ mbi para; si i shton pronat dhe milionat vit për vit kryebashkiaku i Pogradecit

Next Post
Ilir Xhakolli ‘noton’ mbi para; si i shton pronat dhe milionat vit për vit kryebashkiaku i Pogradecit

Ilir Xhakolli ‘noton’ mbi para; si i shton pronat dhe milionat vit për vit kryebashkiaku i Pogradecit

“Shqipëria nuk është prona juaj, largohuni se na keni lodhur”
OP-ED

“Shqipëria nuk është prona juaj, largohuni se na keni lodhur”

by Pali
October 15, 2026
0

Nga Dario Skura Katër vite më parë u largova nga Shqipëria. U largova për të kërkuar më shumë nga vetja,...

Read moreDetails
72-vjeçari u gjet i vdekur në Lanë, policia mashtroi se ishte endacak! Dëshmitë: U vra nga policia gjatë protestës

72-vjeçari u gjet i vdekur në Lanë, policia mashtroi se ishte endacak! Dëshmitë: U vra nga policia gjatë protestës

October 19, 2026
Detajet nga atentati në Tiranë/ Për herë të fundit telefonoi bashkëshorten

Detajet nga atentati në Tiranë/ Për herë të fundit telefonoi bashkëshorten

October 20, 2026
Trupi i pa jetë në Lanë/ Burime për report.al, ja kush është viktima

Trupi i pa jetë në Lanë/ Burime për report.al, ja kush është viktima

October 18, 2026
Plagosje me armë zjarri në Shkozë, qëllohet një 45-vjeçari, autori në kërkim

Plagosje me armë zjarri në Shkozë, qëllohet një 45-vjeçari, autori në kërkim

October 15, 2026
Facebook TikTok
Maska.al

Maska.al

Tel: 0696118290
Email: [email protected]

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

Vendosën tritol në makinën e administratorit të Shushicës, arrestohen dy të dyshuar në Tiranë

Vendosën tritol në makinën e administratorit të Shushicës, arrestohen dy të dyshuar në Tiranë

October 21, 2026
Shkodër/ Iu gjetën celular dhe karikues në qeli, i paraburgosuri përfundon nën hetim

Shkodër/ Iu gjetën celular dhe karikues në qeli, i paraburgosuri përfundon nën hetim

October 21, 2026

© 2023 Maska.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit

© 2023 Maska.al