Mëngjesin e sotëm, Izraeli ka nisur sulmet ajrore ndaj Iranit në një operacion të quajtur “Zgjimi i Luanit”.
Në qendër të sulmeve të Izraelit ndaj Iranit qëndron programi bërthamor i diskutueshëm i Teheranit.
Nga ana tjetër, iranianët i janë kundërpërgjigjur sulmeve të shtetit hebre duke lëshuar mbi 100 dronë drejt Tel Avivit. Tashmë raportohet se në mesin e të vrarëve në radhët e iranianëve janë disa komandantë, shkencëtarë bërthamorë si dhe civilë.
Sakaq, në Izrael jetojnë edhe shqiptarë, të cilët kanë përshkruar situatën aktuale atje.
Ita Gani tha në Klan Kosova se situata atje nuk është fare e qetë.
“I gjithë Izraeli është në gatishmëri lufte, sepse sulmi i Irani që ne po e presim që ka lëshuar raketa balistike, që janë rreth një orë afër nesh, pra jemi të tronditur. Natyrisht që jemi të përgatitur edhe për këtë sulm”, u shpreh Ita Gani.