Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka thirrur ish-deputetin Halit Valteri.
Mësohet se ai është paraqitur si dëshmitar në procesin gjyqësor ndaj Plarent Dervishit dhe Julian Meçes, lidhur me atentatin ndaj ish-prokurorit Arjan Ndoja, ngjarje e ndodhur në nëntor 2019 dhe la të vrarë shoferin e Ndojës, Andi Maloku, si dhe të plagosur Landi Muharremin.
Asokohe, Valteri, publikoi video që, sipas tij, nxirrnin në pah detaje të rëndësishme për hetimin e atentatit.