Wednesday, October 21, 2026
  • Login
Maska.al
Advertisement
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
Maska.al
No Result
View All Result
Home Sport

Manaj gabon nga pika e bardhë, mbyllet pa gola pjesa e parë e Shqipëri-Serbi

Editor by Editor
in Sport
0
Manaj gabon nga pika e bardhë, mbyllet pa gola pjesa e parë e Shqipëri-Serbi
0
SHARES
Share on FacebookShare on Twitter

Pjesa e parë e ndeshjes shumë të rëndësishme kualifikuese për Botërorin 2026 mes Shqipërisë dhe Serbisë në “Air Albania” është mbyllur me rezultatin e bardhë 0-0, pavarësisht rasteve dhe tensioneve të shumta në fushë. Momenti kyç i pjesës së parë ishte një penallti e fituar nga Shqipëria në fund, por e humbur nga Rey Manaj.

Shqipëria e nisi ndeshjen me iniciativë, duke provuar që në minutën e parë me një gjuajtje nga jashtë zone të Shehut, e cila megjithatë përfundoi larg portës. Manaj u tregua aktiv në fazën ofensive, por në minutën e katërt iu rrëmbye topi në mesfushë, duke kërkuar faull nga arbitri, i cili lejoi vazhdimin e lojës.

Përtej zhvillimeve në fushë, vëmendjen e tërhoqi edhe një thirrje nga stadiumi drejtuar tifozëve kuqezi, të cilët kishin nisur të hidhnin gota dhe sende të tjera në fushë. Thirrja u bë për të evituar penalizime ndaj Kombëtares në këtë sfidë të rëndësishme.

Intensiteti i ndeshjes u rrit ndjeshëm rreth minutës së 15-të, kur u ndëshkuan me karton të verdhë nga Serbia Pavloviç për një faull ndaj Brojës, dhe nga Shqipëria kapiteni Gjimshiti.

Asllani fitoi një faull të rrezikshëm në afërsi të zonës serbe në minutën e 23-të, por goditja e dënimit nuk u shfrytëzua. Broja shpërtheu në krahun e djathtë në minutën e 30-të, por ndërhyrjet ndaj tij nuk u konsideruan faull nga arbitri. Arbër Hoxha fitoi goditjen e parë nga këndi për Shqipërinë në minutën e 32-të, por pa rezultat. Tentativa e Laçit nga distanca në minutën e 34-të u prit nga portieri Petrovic. Hoxha krosoi nga e djathta në minutën e 36-të për Manajn në zonë, por gjuajtja me kokë e sulmuesit shkoi jashtë. Ajeti provoi me kokë në minutën e 43-të, por pa rrezik për portën serbe.

Momenti më i rëndësishëm i pjesës së parë ndodhi në minutën e 45-të, kur Shqipëria fitoi një penallti pas një ndërhyrjeje ndaj Hysajt. Megjithatë, në sekondat e fundit të shtesës (45’+1), Rey Manaj nuk arriti ta shndërrojë në gol penalltinë, me portierin Petrovic që priti gjuajtjen e tij.

Pavarësisht rasteve të krijuara dhe penalltisë së humbur, pjesa e parë u mbyll pa gola, duke lënë gjithçka të hapur për 45 minutat e dytë të kësaj sfide emocionuese.

Previous Post

Analiza: Çfarë do të ndryshonin zgjedhjet e reja parlamentare në Kosovë?

Next Post

“Kapja e Institucioneve të Pavarura nga PS”, PD: Presidenca dhe Shkolla e Magjistraturës të përfshira në procesin zgjedhor

Next Post
“Kapja e Institucioneve të Pavarura nga PS”, PD: Presidenca dhe Shkolla e Magjistraturës të përfshira në procesin zgjedhor

"Kapja e Institucioneve të Pavarura nga PS", PD: Presidenca dhe Shkolla e Magjistraturës të përfshira në procesin zgjedhor

“Shqipëria nuk është prona juaj, largohuni se na keni lodhur”
OP-ED

“Shqipëria nuk është prona juaj, largohuni se na keni lodhur”

by Pali
October 15, 2026
0

Nga Dario Skura Katër vite më parë u largova nga Shqipëria. U largova për të kërkuar më shumë nga vetja,...

Read moreDetails
72-vjeçari u gjet i vdekur në Lanë, policia mashtroi se ishte endacak! Dëshmitë: U vra nga policia gjatë protestës

72-vjeçari u gjet i vdekur në Lanë, policia mashtroi se ishte endacak! Dëshmitë: U vra nga policia gjatë protestës

October 19, 2026
Detajet nga atentati në Tiranë/ Për herë të fundit telefonoi bashkëshorten

Detajet nga atentati në Tiranë/ Për herë të fundit telefonoi bashkëshorten

October 20, 2026
Trupi i pa jetë në Lanë/ Burime për report.al, ja kush është viktima

Trupi i pa jetë në Lanë/ Burime për report.al, ja kush është viktima

October 18, 2026
Plagosje me armë zjarri në Shkozë, qëllohet një 45-vjeçari, autori në kërkim

Plagosje me armë zjarri në Shkozë, qëllohet një 45-vjeçari, autori në kërkim

October 15, 2026
Facebook TikTok
Maska.al

Maska.al

Tel: 0696118290
Email: [email protected]

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

Vendosën tritol në makinën e administratorit të Shushicës, arrestohen dy të dyshuar në Tiranë

Vendosën tritol në makinën e administratorit të Shushicës, arrestohen dy të dyshuar në Tiranë

October 21, 2026
Shkodër/ Iu gjetën celular dhe karikues në qeli, i paraburgosuri përfundon nën hetim

Shkodër/ Iu gjetën celular dhe karikues në qeli, i paraburgosuri përfundon nën hetim

October 21, 2026

© 2023 Maska.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit

© 2023 Maska.al