Tuesday, July 21, 2026
  • Login
Maska.al
Advertisement
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
Maska.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

Vendimet – Rama u jep Agron Çelës dhe Dulakëve vilat qeveritare për t’i kthyer në resorte private

Editor by Editor
in AKTUALITET, KRONIKE, KRYESORE
0
Vendimet – Rama u jep Agron Çelës dhe Dulakëve vilat qeveritare për t’i kthyer në resorte private
0
SHARES
Share on FacebookShare on Twitter

Asnjë surprizë, pronat e lakmuara shtetërore kalojnë te “miqtë” e qeverisë apo te ata që “punuan” gjatë zgjedhjeve.

Në disa investigime, VoxNews denoncoi dhe paralajmëroi se Rezidencat Qeveritare në Vlorë dhe Velipojë po shkonin në duart e oligarkëve pranë qeverisë.

Dhe, ashtu siç edhe ne paralajmëruam dhe denoncuam, Vila Qeveritare në Velipojë iu “fal” familjes së ish-depuetit Agron Çela, i cili ka ndërruar edhe ngjyrën e partisë, nga LSI-ja te PS-ja. Madje, në zgjedhjet e fundit, vajza e tij kandidoi nën siglën e PS-së.

Ndërkohë, Rezidenca aq e lakmuar te Uji i Ftohtë në Vlorë, iu dha firmës që ka lidhje të afërt me Behgjet Pacollin. I gjithë konkursi i mbajtur në datën 4 qershor duket se ka qenë vetëm për shou, pasi fituesi dihej me kohë!

Foto më sipër është projekti që do të zbatohet në pronën aq të lakmuar te Uji i Ftohtë në Vlorë.

Pas aeroportit, Pacolli do të rindërtojë dhe bëjë biznes me një superhotel te prona shetërore.

Në konkursin e mbajtur më daë 4 qershor, projekti i studios “Practica”, pjesë e skuadrës fituese, parashikon ndërtesa 8–10 katëshe, të lidhura me një pishinë.

Përfaqësuesi i firmës tha se do të ketë një gjurmë ë vogël ndërtimi”, por të ndërtosh 8 kate në një godinë shtetërore, “njolla” nuk duket aq e vogël.

Ndërkohë, në të njëjtën ditë, është shpallur edhe fituesi i konkursit për Rezidencën Qeveritare në Velipojë. Sërish asnjë surprizë, pasi fitues doli kompania Xhenis, në pronësi të familjes së ish-deputetit Agron Çela.

Madje, arkitekti që doli fitues tha se familja Çela ka një hotel në atë zonë, shumë afër rezidencës.

“E gjithë ndërtesa nuk duhet te jetë si kala, por njerëzit të kenë deshirë të hyjnë ta shohin. Doja që kjo ndërtesë të jetë identitet me vete. Mendojmë të kemi 30 dhoma dhe të kemi infrastrukturë në hotelin tjeter. Kati i parë mund të jetë një pjesë publike që të jetë një ndërtesë për të gjithë njerëzit madje edhe hotelet e tjera ta përdorin” tha përfaqësuesi i studios “Saunders Architecture”.

Disa javë më parë, VoxNews denoncoi se një luftë e ashpër mes disa emrave me peshë në politikë dhe biznes pritej të zhvillohej për të tjetërsuar një nga pronat më të lakmuara në Shqipëri; godinat dhe territorin e Vilave Qeveritare te Uji i Ftohtë në Vlorë.

Korporata ka kualifikuar 4 nga 5 kompani, teksa emrat që do të garojnë duket se më tepër do të negociojnë sesa do të “garojnë” me njëri-tjetrin.

Ardian Kollozi, Alban Xhillari, Behxhet Pacolli kanë dërguar kompani satelitë për të konkurruar.

Firma e katërt është ajo e vëllezërve Dulaku, ndërsa i vetmja kompani që nuk kaloi raundin e parë është ajo e Luan Bregasit.

Kompania e tretë e kualifikuar është bashkimi i subjekteve “2A Group”, “Practica Arquitectura y Urbanismo SLP”, “Barclay Crousse”, “Tharm Architects”, Brand Company “Sëiss Diamond Group SA”. Firmën 2A e zotëron Valon Ademi, një firmë satelite e Behgjet Pacollit. “Ademi po punon krahë Mabetex-it në Aeroportin e Vlorës, teksa është një kandidat shumë i fortë për të marrë Vilat Qeveritare në Vlorë. Ademi ka qenë edhe Konsull Nderi i Shqipërisë në Kosovë, teksa ai ka një “mik të fortë” për të fituar këtë “betejë”” shkruante VoxNews.

(Denoncimi i VoxNews për Velipojën)

Në një tjetër investigim, VoxNews do të hidhte dritë mbi kompanitë që tentuan të shtinin në dorë Rezidencën Qeveritare në Velipojë.

“Emri më i lakuar në Velipojë është ai i Agron Çelës. Kompania në pronësi të bashkëshortes së tij, Belma Çela, do të konkurojë për rezidencën. Çela ka qenë deputet i LSI-së dhe tashmë ka kaluar me PS-në. ‘Xhenis’ shpk është në pronësi 100 % të Belma Çela, e cila është bashkëshortja e Agron Çelës, ish-deputet i LSI-së, që tashmë ka kaluar me PS-në. Familja Çela zotëron disa hotele luksoze në Shkodër dhe Velipojë, ku tashmë synon edhe Vilën Qeveritare. Në zgjedhjet e 11 majit, vajza e Agron Çelës është në listë të sigurt të PS-së në Shkodër” do të shkruante redaksia jonë.

Madje, ngritëm disa pyetje nëse kjo rezidencë është një “dhuratë” e Ramës për oligarkët e Shkodrës?

Nisur edhe nga konkurrentët, s’do mënd që kjo është një qokë e radhës.

Por, çfarë do të marrin privatët në Velipojë?

Në dokumente shkruhet se Vila Qeveritare në Velipojë ka një sipërfaqe 8.100 m2, e cila do të shndërrohet në një hotel butik.

Skema është e ngjashme me rezidencat në Vlorë, ku qeveritarët do të mbajnë disa suita dhe pjesa tjetër do të administrohet nga privati.

/Voxnews

Tags: Agron CelaDulakëtedi rama
Previous Post

Afera e radhës? Engjëll Agalliu, një anonim pa biznes dhe pa para merr central 82 mega nga qeveria

Next Post

Deputetja-Spiropalit: Shijo këto ditë se në shtator ke arrogancën e Belindës mbi ty, notere e regjimit!

Next Post
Milionat e eurove të shpenzuara për takimet me diasporën/ Spiropali: Nuk jam llogaritare

Deputetja-Spiropalit: Shijo këto ditë se në shtator ke arrogancën e Belindës mbi ty, notere e regjimit!

Kamerat e sigurisë “fundosin” zyrtaret e Postës! Pamjet tregojnë lëvizjet e thasëve me para nga arka drejt zyrës së drejtoreshës
AKTUALITET

Kamerat e sigurisë “fundosin” zyrtaret e Postës! Pamjet tregojnë lëvizjet e thasëve me para nga arka drejt zyrës së drejtoreshës

by Redaktor Redaktor
July 19, 2026
0

Pamjet e kamerave të sigurisë janë një nga provat mbi të cilat Prokuroria mbështet dyshimet për përvetësimin e 69 milionë...

Read moreDetails
Doganierë të përfshirë? Skandali në Postën Shqiptare, Elisabeta Mataj tentoi të fshihej: Çfarë u zbulua në TIMS

Doganierë të përfshirë? Skandali në Postën Shqiptare, Elisabeta Mataj tentoi të fshihej: Çfarë u zbulua në TIMS

July 19, 2026
Ekskluzive/ “Sulmohen të dhënat e ProCredit Bank”, pretendimet që qarkullojnë online – banka reagon për Maska.al

Ekskluzive/ “Sulmohen të dhënat e ProCredit Bank”, pretendimet që qarkullojnë online – banka reagon për Maska.al

July 14, 2026
Kadastra u interesua në SPAK për Tur Shehun, hetimet për Shkollën e Biçikletave, lidhje mes të hetuarve dhe kompanive A&AMIV, Klajger Construction, NG Structures dhe Kryon.83

Kadastra u interesua në SPAK për Tur Shehun, hetimet për Shkollën e Biçikletave, lidhje mes të hetuarve dhe kompanive A&AMIV, Klajger Construction, NG Structures dhe Kryon.83

July 14, 2026
Atentat në Pogradec/ Kapet personi që siguroi vëzhgimin e shënjestrës, arrestohet edhe i plagosuri Brian Syzo

Atentat në Pogradec/ Kapet personi që siguroi vëzhgimin e shënjestrës, arrestohet edhe i plagosuri Brian Syzo

July 17, 2026
Facebook TikTok
Maska.al

Maska.al

Tel: 0696118290
Email: [email protected]

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

PAMJET brenda Postës në Durrës, momenti kur ish-shefja e financës ‘zbraz’ arkën dhe largohet

PAMJET brenda Postës në Durrës, momenti kur ish-shefja e financës ‘zbraz’ arkën dhe largohet

July 21, 2026
Bashkëshorti i Elisa Spiropalit përfundon në polici! Kanosi drejtoreshën…

Bashkëshorti i Elisa Spiropalit përfundon në polici! Kanosi drejtoreshën…

July 21, 2026

© 2023 Maska.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit

© 2023 Maska.al