Saturday, November 7, 2026
  • Login
Maska.al
Advertisement
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
Maska.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

Dëshmia që rrëzon shtetin, i penduari, Erjon Alibej: Si mora rolin e shtetit pasi më vranë vëllanë, kontrolloja…

Editor by Editor
in AKTUALITET, KRONIKE, KRYESORE
0
Dëshmia që rrëzon shtetin, i penduari, Erjon Alibej: Si mora rolin e shtetit pasi më vranë vëllanë, kontrolloja…
0
SHARES
Share on FacebookShare on Twitter

Në seancën e fundit gjyqsore, Erjon Alibej ka dhënë një dëshmi të detajuar dhe tronditëse lidhur me masakrën e Bradasheshit, ku humbën jetën vëllai i tij, Endrit Alibej, xhaxhai Arben Dylgjeri, dhe një shtetas turk. Alibej ka deklaruar para Gjykatës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO) se është detyruar të marrë vetë rolin e hetuesit dhe prokurorit për zbardhjen e ngjarjes, duke akuzuar policinë për mungesë veprimi.

Sipas Alibejt, ai ka grumbulluar të gjitha informacionet e nevojshme pas ngjarjes dhe ia ka dorëzuar ato drejtësisë pas vetëdorëzimit të tij. Një nga zbulimet më të rënda të dëshmisë së tij ishte pohimi se ai ka pasur akses në sistemin TIMS (Sistemi i Menaxhimit të Informacionit të Trafikut Kufitar) përmes një zyrtari policie.

“Kisha akses në TIMS përmes policit Leonard Allkja”, – ka deklaruar Alibej në sallën e GJKKO-së.

Në rrëfimin e tij, Alibej ka shpjeguar se pas vrasjes së të vëllait, ka qëndruar për disa ditë në Roterdam dhe më pas është kthyer në Shqipëri, ku ka kërkuar të takohet me persona që mund të kishin informacion mbi ngjarjen. Ai ka përmendur një takim me Genc Tafilin dhe Dorian Dulin, nga i cili ka marrë informacione mbi një urdhër të dyshuar nga Kamer Mehja ndaj Talo Çelës.

Më tej, Alibej ka detajuar tentativat e tij për t’u takuar me Kamer Mehjen dhe takimin e realizuar më pas në treg, ku ka diskutuar rreth vrasjes së familjarëve të tij. Ai ka treguar se ka marrë informacione nga burime të ndryshme, përfshirë një bisedë të pretenduar në burg midis Flobens Mecës dhe të tjerëve, duke implikuar Talo Çelën, Mikel Kananin dhe Altin Ndocin në planifikimin e vrasjes së tij.

Alibej ka përmendur gjithashtu Ardian Collakun si një informator të tij të brendshëm, përmes të cilit ka mësuar për herë të parë për Dashnor Dumanin dhe lidhjen e tij të pretenduar me një grabitje.

Në dëshminë e tij, Alibej ka theksuar se kishte krijuar një sistem personal për të kontrolluar të dhënat në TIMS, duke mundur të identifikojë hyrje-daljet e personave të dyshuar si Çopjat, Qosja dhe Dumani, madje duke poseduar edhe fotot e tyre.

“Po grumbulloja shumë informacion… Unë po humbja besimin tek institucionet e drejtesisë në Elbasan,” – ka pohuar Alibej.

Ai ka shprehur zhgënjimin me institucionet e drejtësisë në Elbasan, duke përmendur një takim të pretenduar mes Abedin Mamës, Ardi Veliut dhe Tonin Vocajt, që sipas tij ka koinciduar me ndërrimin e drejtorëve. Alibej ka insistuar se e ka kryer vetë rolin e hetuesit, prokurorit dhe gjyqtarit në kërkim të ekzekutorëve të familjarëve të tij, dhe të gjitha informacionet e grumbulluara ia ka vënë në dispozicion drejtësisë pas vetëdorëzimit.

Pas vetëdorëzimit, personi i parë që ai ka informuar ka qenë Leonard Palushi. Ai ka treguar se edhe prokurori që e akuzonte për çështje të tjera ishte në dijeni të hetimit për vrasjen e familjarëve të tij, dhe Alibej i ka treguar gjithçka dinte.

Në pjesën tjetër të dëshmisë, Alibej ka zbuluar detaje rreth lidhjes me Nuredin Dumanin, duke përfshirë dhënien e 50 mijë eurove dhe një telefoni të koduar me aplikacionin SKY ECC. Ai ka pranuar se paratë vinin nga aktivitete të paligjshme të trafikut të drogës. Alibej ka rrëfyer një bisedë të gjatë me Dumanin, e cila më pas është fshirë, duke shkaktuar reagimin e avokatit mbrojtës.

Alibej ka folur gjithashtu për dy vrasjet e bujshme në Durrës, të Dorian Shkozës dhe Anxhelo Avdisë, duke treguar se armët për këto krime dyshohet se janë blerë nga një hoxhë në Tiranë.

Dëshmia e Erjon Alibejt para GJKKO-së ka sjellë zbulime të rënda që implikojnë zyrtarë policie dhe figura të njohura të krimit në Shqipëri, duke ndezur debate të reja mbi ecurinë e hetimeve dhe funksionimin e sistemit të drejtësisë. Pritet që dëshmia e tij të hedhë dritë të re mbi masakrën e Bradasheshit dhe ngjarje të tjera të rënda kriminale në vend.

Tags: Erjon Alibej
Previous Post

Serbia vjen nesër në Shqipëri, ja ku do të akomodohet

Next Post

Plagosja në uzinën e ferrokromit në Elbasan/ Policia arreston dy inxhinierët dhe një brigadier

Next Post
Plagosja në uzinën e ferrokromit në Elbasan/ Policia arreston dy inxhinierët dhe një brigadier

Plagosja në uzinën e ferrokromit në Elbasan/ Policia arreston dy inxhinierët dhe një brigadier

EKSKLUZIVE/ 50 mijë euro për të mbyllur skandalin e autobotit me naftë në Morinë? Denoncimi ndaj Erald Delilajt, si u zhdukën procesverbalet
AKTUALITET

EKSKLUZIVE/ 50 mijë euro për të mbyllur skandalin e autobotit me naftë në Morinë? Denoncimi ndaj Erald Delilajt, si u zhdukën procesverbalet

by Redaktor Redaktor
October 30, 2026
0

Një tjetër denoncim i rëndë për korrupsion dhe ndërhyrje në procedurat doganore mbërrin në redaksinë e Maska.al. Këtë herë, punonjës...

Read moreDetails
“Benz”-i përfundon në greminë, plagoset 22-vjeçari në Farret të Librazhdit

“Benz”-i përfundon në greminë, plagoset 22-vjeçari në Farret të Librazhdit

November 1, 2026
Linda Avdo, shqiptarja që përfaqëson San Marinon në “The Miss Globe 2026”

Linda Avdo, shqiptarja që përfaqëson San Marinon në “The Miss Globe 2026”

November 2, 2026
Ekskluzive-Denoncime të rënda për korrupsion në Dogana/ Kërkohet hetim nga SPAK për Erald Delilaj

Ekskluzive-Denoncime të rënda për korrupsion në Dogana/ Kërkohet hetim nga SPAK për Erald Delilaj

October 29, 2026
Emërime, lidhje familjare dhe denoncime për dhunë në Policinë e Shtetit

Incident në pikën kufitare të Kapshticës, shefi i policisë akuzohet për dhunë ndaj një doganieri

November 1, 2026
Facebook TikTok
Maska.al

Maska.al

Tel: 0696118290
Email: [email protected]

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

Kërcënime ndaj trafikut ajror në Kopenhagen, policia daneze nis hetimet

Kërcënime ndaj trafikut ajror në Kopenhagen, policia daneze nis hetimet

November 6, 2026
Tërmeti me magnitudë 6.1 ballë godet Tokion, ja çfarë thonë autoritetet japoneze

Tërmeti me magnitudë 6.1 ballë godet Tokion, ja çfarë thonë autoritetet japoneze

November 6, 2026

© 2023 Maska.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit

© 2023 Maska.al