Friday, June 5, 2026
  • Login
Maska.al
Advertisement
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
Maska.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

Sigurimi i detyrueshëm: Primet e rrezikut mes kompanive ndryshojnë deri 82%

Editor by Editor
in AKTUALITET
0
Sigurimi i detyrueshëm: Primet e rrezikut mes kompanive ndryshojnë deri 82%
0
SHARES
Share on FacebookShare on Twitter

Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare (AMF) miratoi në muajin mars primet e përditësuara të rrezikut të sigurimit të detyrueshëm të mjeteve, për kompanitë e sigurimit e të jo-jetës.

Primet e rrezikut janë primet mbi bazën e të cilave kompanitë e sigurimit duhet të llogarisin provigjionet (fondet rezervë) për riskun e marrë përsipër me produktin e sigurimit.

Primi i rrezikut përfaqëson edhe një lloj reference për koston e produktit apo primin poshtë të cilit rregullatori nuk mund të lejojë ofrimin e kontratave të sigurimit nga kompanitë.

Për sa i takon autoveturave, primi i rrezikut llogaritet në dy fasha, për mjetet me kapacitet motorik më pak se 1600 cm3 dhe më shumë se 1600 cm3. Primi i rrezikut për secilën nga këto dy kategori ka diferenca të konsiderueshme.

Për automjetet deri në 1600 cm3, kompanitë e sigurimit llogaritin prime rreziku në intervalin 5000 deri 9100 lekë, ndërsa për automjetet mbi 1600 cm3 primet e rrezikut fillojnë nga 9100 deri në 12000 lekë.

Kompanitë kanë përllogaritur prime rreziku me diferenca mjaft të mëdha nga njëra-tjetra, pavarësisht se rreziku i produktit supozohet që është i ngjashëm për të gjitha kompanitë.

Mbi shifrat e mësipërme, për automjetet me madhësi motorike deri në 1600 cm3 diferenca në primin e rrezikut mes kompanive arrin deri në 82%, ndërsa për automjetet me madhësi motorike mbi 1600 cm3 diferencat janë më të vogla, deri në 32%.

Në vlera mesatare, primi i rrezikut për autoveturat e grupit të parë është 7700 lekë, ndërsa për ato të grupit të dytë rreth 10700 lekë.

Megjithëse primi i rrezikut ka diferenca mjaft të mëdha mes kompanive, e njëjta gjë nuk ndodh me çmimin përfundimtar që paguajnë drejtuesit e mjeteve për t’u siguruar. Po të llogaritësh çmimin e sigurimit të automjetit, nëpërmjet aplikacioneve automatike që ofrojnë kompanitë në faqet e tyre të internetit, difrencat janë shumë të vogla.

Çmimi minimal i sigurimit të detyrueshëm të mjetit ka një diferencë prej më pak se 2% mes kompanive të ndryshme të sigurimit në vend.

Çmimi minimal është ai që përfshin njëkohësisht faktorët me nivelin më të ulët të riskut, sipas sistemit të ri që ka hyrë në fuqi këtë vit (fuqi motorike më pak se 1300 cm3, vjetërsi deri në pesë vjet, moshë më e madhe se 21 vjeç, automjet i regjistruar në qarqet me rrezik më të ulët, automjet i zotëruar nga individ).

Fakti që ndryshimet e mëdha në primin e rrezikut nuk kanë pothuajse asnjë reflektim në çmimet finale të shitjes ngre pikëpyetje mbi funksionimin e konkurrencës në tregun e sigurimit të detyrueshëm motorik, TPL.

Vitin e kaluar, kompanitë e sigurimit shitën afërsisht 703 mijë polica të sigurimit të detyrueshëm motorik TPL, për një vlerë totale prej rreth 12.7 miliardë lekësh. Nga këto shifra, primi i shkruar bruto mesatar për një policë sigurimi TPL vitin e kaluar ka qenë rreth 18 mijë lekë.

Mbështetur në analizën e fundit të AMF-së për raportet e eficiencës teknike, në fund të 9-mujorit 2024, sigurimi i brendshëm TPL rezultoi me një normë fitimi, neto nga risgurimi, prej 15.3%.

Për 2-mujorin janar-shkurt 2025, me aplikimin e sistemit të ri, primi mesatar për kontratë ka arritur në afërsisht 19.5 mijë lekë./MONITOR

Previous Post

Nën hetim në dosjen e Erion Veliajt, Ajola Xoxa paraqitet në SPAK

Next Post

Vrasje në Shkodër, burri vret gruan e më pas veten

Next Post
Vrasje në Shkodër, burri vret gruan e më pas veten

Vrasje në Shkodër, burri vret gruan e më pas veten

Skandal në QSUT/ Salla e operacionit te Kardiologjia jashtë funksionit, pacientët dërgohen te privati
AKTUALITET

Skandal në QSUT/ Salla e operacionit te Kardiologjia jashtë funksionit, pacientët dërgohen te privati

by Redaktor Redaktor
June 4, 2026
0

Shëndetësia falas mbetet vetëm një parullë fushate e qeverisë, e cila në 12 vite qeverisje, ka dështuar t’iu ofrojë qytetarëve...

Read moreDetails
Igli Tare shokon me deklaratën në SPAK: Belindën e kam…

Igli Tare shokon me deklaratën në SPAK: Belindën e kam…

June 4, 2026
U diktua nga policia teksa kryente manovra para Komisariatit, viktima e aksidentit në Lushnje, vëllai i zv.ministres

U diktua nga policia teksa kryente manovra para Komisariatit, viktima e aksidentit në Lushnje, vëllai i zv.ministres

June 2, 2026
Anëtarët e rinj të Këshillit të PD, përfundon procesi i numërimit të votave

Anëtarët e rinj të Këshillit të PD, përfundon procesi i numërimit të votave

May 31, 2026
Bordi ‘luan’ sërish me çmimet, ja me sa do të shitet nafta

Bordi ‘luan’ sërish me çmimet, ja me sa do të shitet nafta

June 2, 2026
Facebook TikTok
Maska.al

Maska.al

Tel: 0696118290
Email: [email protected]

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

Hetimi për korrupsion në Partinë Socialiste, kryeministri mohon akuzat: Nuk kisha dijeni

Hetimi për korrupsion në Partinë Socialiste, kryeministri mohon akuzat: Nuk kisha dijeni

June 5, 2026
Sekuestrohen 50 mijë euro të padeklaruara në doganën e Durrësit

Sekuestrohen 50 mijë euro të padeklaruara në doganën e Durrësit

June 5, 2026

© 2023 Maska.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit

© 2023 Maska.al