Saturday, November 7, 2026
  • Login
Maska.al
Advertisement
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
Maska.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

E bija akuzohet për vrasjen e të dashurit, flet e ëma e Kejsi Spahillarit: Sajesë, vajza s’kishte arsye ta bënte

Editor by Editor
in AKTUALITET, KRONIKE, KRYESORE
0
E bija akuzohet për vrasjen e të dashurit, flet e ëma e Kejsi Spahillarit: Sajesë, vajza s’kishte arsye ta bënte
0
SHARES
Share on FacebookShare on Twitter

Gjykata e Korçës ka caktuar masën e sigurisë “arrest me burg” në mungesë për Kejsi Spahillarin si e dyshuar në vrasjen e të riut Antonio Karafili 7 vite më parë në Voskopojë. Karafili u gjet i varur në pemë dhe u dyshua se kishte kryer vetëvrasje.

Prokuroria vijoi hetimin duke mbledhur prova, të cilat implikonin në ngjarje të dashurën e Antonios, Kejsi Spahillari dhe të riun tjetër Rexhep Vathi.

Sipas prokurorisë, nga provat biologjike rezulton se Rexhep Vathi dhe Kejsi Spahillari kane mbytur me çarçaf Antonio Karafilin dhe më pas e kanë varur në pemë, duke inskenuar vetëvrasjen e te riut.

Lidhur me ngjarjen ka reaguar edhe e ëma e Kejsit, e cila mohon që e bija të ketë lidhje me krimin. Në një deklaratë për mediat, e ëma e Kejsit kërkon drejtësi dhe zbardhjen e ngjarjes.

“Asnjë gjë nuk është e vërtetë, çdo gjë është një sajesë. Çdo gjë është e stisur, nga fillimi. Ka qenë komplet ndryshe historia që në fillim. Nuk e di çfarë të them, jam e shokuar. Po e dëgjoj për herë të parë. Këtë person e kam dëgjuar nga historia që ka dalë. Nuk ka mundësi që pa pasur ndonjë gjë konkrete të shpiket kjo hitori. Si ka mundësi që në kaq vite policia nuk është në gjendje të zbulojë një krimdhe të bazohen vetëm në fjalë, në sajesa.

Kejsi kur e gjeti bashkë me të ëmën e ka prekur dhe e ka prerë çarçafin. Edhe unë e kam prekur me dorë çarçafin kur e kanë sjellë djalin në shtëpi. Nuk kishte arsye që Kejsi ta bënte këtë gjë. Çdo gjë shpifet dhe besohet, si ka mundësi që çdo fjalë e thënë pa asnjë bazë të merret e mirëqenë. Të bëhesh një person vrasës pa pasur asnjë provë…Kejsi nuk ka lidhje fare.

Ishin në Korçë, kishin pasur një grindje, kishin shkuar në Voskopojë. Kishin dashur të zbisnin, ai nuk kishte dashur pas grindjes. Kejsi e kishte lënë aty, kishte marrë të ëmën dhe të vëllain duke i thënë se “nuk do të zbresë”. Kanë shkuar dhe e kanë gjetur. E ëma tha që e ngritëm peshë. Nuk e kam idenë e kësaj…nuk e di çfarë kanë sajuar gjatë rrugës. Kërkoj vetëm drejtësi dhe të zbulohet kjo. Është mëkat të bësh vrasës një person që nuk është”, tha ajo.

Previous Post

Lobimi/ Sqaron Celibashi: PD s’ka asnjë detyrim të depozitojë dokumente

Next Post

Kërkoi lirimin nga qelia, Apeli i GJKKO rrëzon ish-gjyqtaren Pajtime Fetahu

Next Post
Kërkoi lirimin nga qelia, Apeli i GJKKO rrëzon ish-gjyqtaren Pajtime Fetahu

Kërkoi lirimin nga qelia, Apeli i GJKKO rrëzon ish-gjyqtaren Pajtime Fetahu

EKSKLUZIVE/ 50 mijë euro për të mbyllur skandalin e autobotit me naftë në Morinë? Denoncimi ndaj Erald Delilajt, si u zhdukën procesverbalet
AKTUALITET

EKSKLUZIVE/ 50 mijë euro për të mbyllur skandalin e autobotit me naftë në Morinë? Denoncimi ndaj Erald Delilajt, si u zhdukën procesverbalet

by Redaktor Redaktor
October 30, 2026
0

Një tjetër denoncim i rëndë për korrupsion dhe ndërhyrje në procedurat doganore mbërrin në redaksinë e Maska.al. Këtë herë, punonjës...

Read moreDetails
“Benz”-i përfundon në greminë, plagoset 22-vjeçari në Farret të Librazhdit

“Benz”-i përfundon në greminë, plagoset 22-vjeçari në Farret të Librazhdit

November 1, 2026
Linda Avdo, shqiptarja që përfaqëson San Marinon në “The Miss Globe 2026”

Linda Avdo, shqiptarja që përfaqëson San Marinon në “The Miss Globe 2026”

November 2, 2026
Ekskluzive-Denoncime të rënda për korrupsion në Dogana/ Kërkohet hetim nga SPAK për Erald Delilaj

Ekskluzive-Denoncime të rënda për korrupsion në Dogana/ Kërkohet hetim nga SPAK për Erald Delilaj

October 29, 2026
Emërime, lidhje familjare dhe denoncime për dhunë në Policinë e Shtetit

Incident në pikën kufitare të Kapshticës, shefi i policisë akuzohet për dhunë ndaj një doganieri

November 1, 2026
Facebook TikTok
Maska.al

Maska.al

Tel: 0696118290
Email: [email protected]

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

Policia hedh protestuesin në ajër me ujë me presion

Policia hedh protestuesin në ajër me ujë me presion

November 7, 2026
Gaz lotsjellës me shumicë te Ministria e Brendshme/ Predhat pa datë skandence

Gaz lotsjellës me shumicë te Ministria e Brendshme/ Predhat pa datë skandence

November 7, 2026

© 2023 Maska.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit

© 2023 Maska.al