Wednesday, October 21, 2026
  • Login
Maska.al
Advertisement
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
Maska.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

Vrau vajzën e tij në Tiranë, arrestohet 49-vjeçari palestinez

Editor by Editor
in AKTUALITET, KRONIKE, KRYESORE
0
Vrau vajzën e tij në Tiranë, arrestohet 49-vjeçari palestinez
0
SHARES
Share on FacebookShare on Twitter

Është arrestuar Fadi Alwan, 49-vjeçari palestinez i cili vrau vajzën e tij 24-vjeçare, Rayan Alwan në Tiranë, rreth 2 muaj më parë.

Arrestimi i Alwan u bë në Liban, pasi Gjykata e Shkallës së Parë në Tiranë i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për “Vrasja për shkak të marrëdhënieve familjare”. Pritet ekstradimi i 49-vjeçarit drejt Shqipërisë.

“Në vijim të hetimeve të thelluara të kryera nga strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë, dhe si rezultat i komunikimit të vazhdueshëm me strukturat homologe në Liban, nëpërmjet Interpol Tiranës dhe Interpol Beirutit, u kap në Liban, me qëllim ekstradimin në Shqipëri, shtetasi palestinez, F. A., 49 vjeç.

Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, i ka caktuar këtij shtetasi, masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Vrasja për shkak të marrëdhënieve familjare”.

Nga hetimet e deritanishme, dyshohet se shtetasi F. A., në shkurt 2025, në një apartament në rrugën “Gjon Muzaka”, Tiranë, ka vrarë me mjet prerës, vajzën e tij, shtetasen R. A..

Vijon bashkëpunimi ndërmjet strukturave të Interpolit, për të finalizuar procedurën për ekstradimin e këtij shtetasi, në Shqipëri”, njofton policia.

Rayan Alwan dhe Fadi Alwan mbërritën në Shqipëri dy muaj më parë, disa ditë para se 24-vjeçarja të gjendje e pajetë në apartamentin që kishte marrë me qira në Tiranë bashkë me babain e saj.

Rayan kishte konflikte me prindërit e saj të cilët kundërshtonin divorcin e saj me bashkëshortin.

Miqtë e 24-vjeçares kanë deklaruar se prindërit zgjodhën ta sillnin vajzën në Shqipëri e më pas babai të vriste, me pretendimin se ngjarja nuk do të zbardhej.

24-vjeçarja u gjet e vrarë me mjet prerës thikë. Pas ngjarjs, babai i saj u largua drejt Gjermanisë e më pas në Liban ku dhe u arrestua. Trupi i Rayan Alwan u tërhoq para disa ditësh nga morgu, pasi familja refuzonte ta merrte.

Previous Post

FBI arreston shqiptarin për kontrabandë të emigrantëve/ Emri

Next Post

“Metamorfoza”, shtyhet seanca për Pëllumb Gjokën dhe të tjerët

Next Post
“Metamorfoza”, shtyhet seanca për Pëllumb Gjokën dhe të tjerët

“Metamorfoza”, shtyhet seanca për Pëllumb Gjokën dhe të tjerët

“Shqipëria nuk është prona juaj, largohuni se na keni lodhur”
OP-ED

“Shqipëria nuk është prona juaj, largohuni se na keni lodhur”

by Pali
October 15, 2026
0

Nga Dario Skura Katër vite më parë u largova nga Shqipëria. U largova për të kërkuar më shumë nga vetja,...

Read moreDetails
72-vjeçari u gjet i vdekur në Lanë, policia mashtroi se ishte endacak! Dëshmitë: U vra nga policia gjatë protestës

72-vjeçari u gjet i vdekur në Lanë, policia mashtroi se ishte endacak! Dëshmitë: U vra nga policia gjatë protestës

October 19, 2026
Detajet nga atentati në Tiranë/ Për herë të fundit telefonoi bashkëshorten

Detajet nga atentati në Tiranë/ Për herë të fundit telefonoi bashkëshorten

October 20, 2026
Trupi i pa jetë në Lanë/ Burime për report.al, ja kush është viktima

Trupi i pa jetë në Lanë/ Burime për report.al, ja kush është viktima

October 18, 2026
Plagosje me armë zjarri në Shkozë, qëllohet një 45-vjeçari, autori në kërkim

Plagosje me armë zjarri në Shkozë, qëllohet një 45-vjeçari, autori në kërkim

October 15, 2026
Facebook TikTok
Maska.al

Maska.al

Tel: 0696118290
Email: [email protected]

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

Skandali- Policia e Tiranës kërcënon Capital T pas mbështetjes për protestën (AUDIO-PËRGJIMI)

Skandali- Policia e Tiranës kërcënon Capital T pas mbështetjes për protestën (AUDIO-PËRGJIMI)

October 21, 2026
“I ka rënë maska”, profesori austriak godet Ramën: Nga akuzat për korrupsion te dhuna ndaj protestuesve

“I ka rënë maska”, profesori austriak godet Ramën: Nga akuzat për korrupsion te dhuna ndaj protestuesve

October 21, 2026

© 2023 Maska.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit

© 2023 Maska.al