Një plagosje me armë zjarri ka ndodhur në Pluk të Lushnjes, në orët e para të mëngjesit.
Mësohet se i plagosur ka mbetur shtetasi F. M., 66 vjeç, i cili ka marrë plagë nga qitja me çifte dhe saçmet e kanë kapur në kokë. I plagosur është dërguar në Spitalin e Traumës për trajtim.
Sipas informacioneve paraprake, 66-vjeçari është tentuar të vritet brenda stanit të bagëtive ku ai ka qenë duke bërë roje nate.