Saturday, November 7, 2026
  • Login
Maska.al
Advertisement
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
Maska.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

Shuarja e Margarita Xhepës, mbahen sot homazhet për ikonën e kinematografisë shqiptare

Editor by Editor
in AKTUALITET, KRYESORE
0
Shuarja e Margarita Xhepës, mbahen sot homazhet për ikonën e kinematografisë shqiptare
0
SHARES
Share on FacebookShare on Twitter

Ikona e kinematografisë shqiptare, Margarita Xhepa do të përcillet në banesën e fundit sot. Homazhet do të mbahen nga ora 10:00-13:00 në hollin e Teatrit Kombëtar të Operës dhe Baletit.

Artistja shqiptare ndërroi jetë dje (3 prill) një ditë pasi festoi 93-vjetorin. Margarita Xhepa u shua në një spital privat në Tiranë, ku ishte shtruar për shkak të disa problemeve pulmonare.

Aktorja u lind më 2 prill të vitit 1932, në qytetin e Lushnjës, prej ku nisi edhe hapat e parë drejt karrierës së saj. Një nga Zonjat e Mëdha të teatrit dhe filmit shqiptar që ka skalitur memorien e publikur shqiptare me role brilante që prej fillimit të saj, në vitet 60 dhe deri më tani.

Nga viti 1950 u aktivizua si artiste probiste në Teatrin Popullor dhe njëkohësisht studioi në Liceun Artistik, dega e Dramës. Ka krijuar mbi 150 role në teatër, midis të cilëve mund të përmendim; Majlindën tek shfaqja “Majlinda”, Dafina tek Lumi i vdekur, Filja tek Cuca e maleve, Zonja Mëmë tek Kush e solli Doruntinën, Nëna tek Përballë vetes etj. Ka qënë njësoj e suksesshme në rolet e dramaturgjisë botërore, si Ofelia tek Hamleti, vajza e dytë tek Mbreti Lir, dado tek Romeo e Xhulieta, Mbretëresha Margaret tek Rikardi III, të Shekspirit.

Në rolet e tjera nga dramaturgjia botërore spikasin Klea tek Dhelpra dhe rrushtë, Lena tek Xhaxha Vanja, Ledi Milford tek Luiza Miler, Zonja Berling tek Vizita e inspektorit, Zonja Lomen tek Vdekja e një komisioneri, Ana Andrejevna tek Revizori, Marsela tek Qeni i kopshtarit, Mashenka tek Mashenka, Shejla tek Morali i zonjës Dulska, apo Dado tek Elektra e Sofokliut, nën drejtimin e regjisorit grek Dhimitri Mavriqis, në Teatrin Kombëtar të Greqisë në Athinë.

Veç roleve në teatër, aktorja ka realizuar edhe 32 role në kinematografi, duke punuar me shumicën e regjisorëve shqiptarë. Me K. Dhamon xhiron Vitet e para dhe Gjurmët, me I. Muçajn e K. Mitron Dimri i fundit, Tokë e përgjakur, Një djalë edhe një vajzë dhe Apasionata, me Viktor Gjikën, Gjeneral gramafoni, me E.

Musliun, Rrethi i kujtesës dhe Vitet e pritjes, me Kujtim Çashkun, Dora e ngrohtë, me Dhimitër Anagnostin, Gurët e shtëpisë sime, me P. Milkanin, Pranvera s’erdhi vetëm, me S. Kumbaron, Koncert në vitin 1936, me Gj. Xhuvanian E diela e fundit dhe I dashur armik.

Në vitin 1997, interpretoi në filmin grek “Mirupafshim”. Filmi u laureua me Çmimin e Madh në Festivalin Ndërkombëtar të Filmit Mesdhetar në Selanik, ndërsa Margarita Xhepa, Çmimin e Nderit.

Në maj të vitit 2004, u rikthye në skenën e Teatrit Kombëtar për të shkëlqyer në dramën “Streha e të harruarve”, një tjetër sukses në karrierën e saj 50-vjecare.

Previous Post

Zbulohen DETAJE nga vdekja e Fabiana Piccionit, autori i dyshuar një biznesmen shqiptar

Next Post

HOROSKOPI/ Ja çfarë kanë parashikuar yjet për secilën shenjë

Next Post
HOROSKOPI/ Ja çfarë kanë parashikuar yjet për secilën shenjë

HOROSKOPI/ Ja çfarë kanë parashikuar yjet për secilën shenjë

EKSKLUZIVE/ 50 mijë euro për të mbyllur skandalin e autobotit me naftë në Morinë? Denoncimi ndaj Erald Delilajt, si u zhdukën procesverbalet
AKTUALITET

EKSKLUZIVE/ 50 mijë euro për të mbyllur skandalin e autobotit me naftë në Morinë? Denoncimi ndaj Erald Delilajt, si u zhdukën procesverbalet

by Redaktor Redaktor
October 30, 2026
0

Një tjetër denoncim i rëndë për korrupsion dhe ndërhyrje në procedurat doganore mbërrin në redaksinë e Maska.al. Këtë herë, punonjës...

Read moreDetails
“Benz”-i përfundon në greminë, plagoset 22-vjeçari në Farret të Librazhdit

“Benz”-i përfundon në greminë, plagoset 22-vjeçari në Farret të Librazhdit

November 1, 2026
Linda Avdo, shqiptarja që përfaqëson San Marinon në “The Miss Globe 2026”

Linda Avdo, shqiptarja që përfaqëson San Marinon në “The Miss Globe 2026”

November 2, 2026
Ekskluzive-Denoncime të rënda për korrupsion në Dogana/ Kërkohet hetim nga SPAK për Erald Delilaj

Ekskluzive-Denoncime të rënda për korrupsion në Dogana/ Kërkohet hetim nga SPAK për Erald Delilaj

October 29, 2026
Emërime, lidhje familjare dhe denoncime për dhunë në Policinë e Shtetit

Incident në pikën kufitare të Kapshticës, shefi i policisë akuzohet për dhunë ndaj një doganieri

November 1, 2026
Facebook TikTok
Maska.al

Maska.al

Tel: 0696118290
Email: [email protected]

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

Kërcënime ndaj trafikut ajror në Kopenhagen, policia daneze nis hetimet

Kërcënime ndaj trafikut ajror në Kopenhagen, policia daneze nis hetimet

November 6, 2026
Tërmeti me magnitudë 6.1 ballë godet Tokion, ja çfarë thonë autoritetet japoneze

Tërmeti me magnitudë 6.1 ballë godet Tokion, ja çfarë thonë autoritetet japoneze

November 6, 2026

© 2023 Maska.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit

© 2023 Maska.al