Friday, November 6, 2026
  • Login
Maska.al
Advertisement
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
Maska.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

 “Ai ishte i prerë”, nëna e Martin Canit: Ndihma duhet t’i jepej në QSUT

Editor by Editor
in AKTUALITET, KRONIKE, KRYESORE
0
 “Ai ishte i prerë”, nëna e Martin Canit: Ndihma duhet t’i jepej në QSUT
0
SHARES
Share on FacebookShare on Twitter

Florina Cani, nëna e të ndjerit Martin Cani, ka folur mbi tragjedinë, ku djali i saj humbi jetën disa muaj më parë pas një konflikti fizik në shkollën “Fan Noli” në Tiranë.

Ajo shprehu vendosmërinë për të kërkuar drejtësi për djalin e saj, duke theksuar se familja ka një avokat që po ndjek çështjen dhe kërkoi nga autoritetet të veprojnë.

“Martini ma jep forcën që të jetoj dhe unë do të këmbëngul deri në pikën e fundit që të dalë e drejta,” u shpreh ajo.

Cani denoncoi gjithashtu mungesën e reagimit nga bashkëmoshatarët dhe të njohurit e Martinit pas ngjarjes, duke theksuar se askush nuk u afrua për ta ndihmuar kur ai ishte në rrezik.

Një tjetër shqetësim i ngritur nga nëna e të ndjerit ishte mënyra se si u trajtua Martini pas incidentit. Sipas saj, ndihma e parë duhet të ishte dhënë në spitalin “Nënë Tereza”, ku ka mjekë kardiologë, dhe jo te Spitali i Traumës, ku ndihma mund të ketë ardhur me vonesë për shkak të trafikut të rënduar në Tiranë.

“Martini ma jep forcën që të jetoj dhe unë do të këmbëngul deri në pikën e fundit që të dalë e drejta. Ne kemi një avokat të familjes që po e ndjek çështjen hap pas hapi dhe ia kemi lënë në dorë t’i ndjekë avokati. Unë flas si nënë dhe bëj thirrje të mos heshtin, sepse kjo më ndodhi mua dhe mund t’i ndodhë kujtdo.

Unë mendoj se u bënë gati 5 muaj dhe unë çdo ditë e mendoj se ka një ftohje të të gjithë njerëzve dhe të bashkëmoshatarëve të Martinit, dhe nuk është afruar askush që ta ndihmojë, sepse ai ishte i prerë. Dhe në qoftë se një fëmijë e sheh të shtrirë përtokë, duhet të afrohet ta marrë. Dhe këtu ka humbur edhe sensi, mendoj unë, i njerëzillëkut.

Dhe është afruar një zonjë e nderuar, e respektuar nga ne, që ajo e ka marrë, e ka marrë me makinën e vet dhe ka shkuar te “Nënë Tereza”. Në momentin që ka shkuar te “Nënë Tereza”, e ka marrë ambulanca, dhe kjo prapë është një gabim.

Ndihma e parë duhet të ishte te “Nënë Tereza”, sepse aty ka doktorë zemre, kurse te Trauma nuk ka doktorë zemre dhe ambulanca vonon shumë, sepse trafiku në Tiranë është shumë i madh dhe korsi ambulance të veten nuk ka që të shkojë shpejt. Kështu që, po të na kishin thirrur ne si prindër, mund ta kishim çuar edhe në privat, sepse ne i kishim mundësitë që ta çonim fëmijën. Do të bënim gjithçka që ta shpëtonim.

Edhe veten e kisha ndërruar me Martinin, ia kisha dhënë unë zemrën, vetëm të jetonte”, tha Florina Cani në Syri TV.

Previous Post

Homazhet për aktoren Margarita Xhepa, do të mbahen në Teatrin Kombëtar

Next Post

Ndahet nga jeta Margarita Xhepa, Taulanda Jupi: Trashëgimia e saj do të mbetet e pavdekshme

Next Post
Ndahet nga jeta Margarita Xhepa, Taulanda Jupi: Trashëgimia e saj do të mbetet e pavdekshme

Ndahet nga jeta Margarita Xhepa, Taulanda Jupi: Trashëgimia e saj do të mbetet e pavdekshme

EKSKLUZIVE/ 50 mijë euro për të mbyllur skandalin e autobotit me naftë në Morinë? Denoncimi ndaj Erald Delilajt, si u zhdukën procesverbalet
AKTUALITET

EKSKLUZIVE/ 50 mijë euro për të mbyllur skandalin e autobotit me naftë në Morinë? Denoncimi ndaj Erald Delilajt, si u zhdukën procesverbalet

by Redaktor Redaktor
October 30, 2026
0

Një tjetër denoncim i rëndë për korrupsion dhe ndërhyrje në procedurat doganore mbërrin në redaksinë e Maska.al. Këtë herë, punonjës...

Read moreDetails
“Benz”-i përfundon në greminë, plagoset 22-vjeçari në Farret të Librazhdit

“Benz”-i përfundon në greminë, plagoset 22-vjeçari në Farret të Librazhdit

November 1, 2026
Ekskluzive-Denoncime të rënda për korrupsion në Dogana/ Kërkohet hetim nga SPAK për Erald Delilaj

Ekskluzive-Denoncime të rënda për korrupsion në Dogana/ Kërkohet hetim nga SPAK për Erald Delilaj

October 29, 2026
Linda Avdo, shqiptarja që përfaqëson San Marinon në “The Miss Globe 2026”

Linda Avdo, shqiptarja që përfaqëson San Marinon në “The Miss Globe 2026”

November 2, 2026
Emërime, lidhje familjare dhe denoncime për dhunë në Policinë e Shtetit

Incident në pikën kufitare të Kapshticës, shefi i policisë akuzohet për dhunë ndaj një doganieri

November 1, 2026
Facebook TikTok
Maska.al

Maska.al

Tel: 0696118290
Email: [email protected]

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

Tarifat e larta bankare mbajnë peng luftën ndaj ‘ekonomisë së cash-it’

Tarifat e larta bankare mbajnë peng luftën ndaj ‘ekonomisë së cash-it’

November 6, 2026
Viti 2026, i dyti më i nxehtë në histori

Viti 2026, i dyti më i nxehtë në histori

November 6, 2026

© 2023 Maska.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit

© 2023 Maska.al