Një shpërthim me lëndë plasëse ka ndodhur në Tiranë, në orët e vona të natës.
Sipas policisë, një sasi tritoli është vendosur në portën e jashtme të banesës së shtetasit T. Q. Si pasojë e shpërthimit, ka pasur vetëm dëme materiale.
“Rreth orës 00:35, në rrugën “Besnik Hidri” në portën e jashtme të banesës të shtetasit T. Q, dyshohet se ka plasur një sasi lëndë plasëse.
Si pasojë janë shkaktuar vetëm dëme materiale. Nuk ka persona të dëmtuar.
Grupi hetimor po vijon punën për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit”, njofton policia.