Friday, June 5, 2026
  • Login
Maska.al
Advertisement
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
Maska.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

Zhupa: Qytetarët do zgjedhin programin që iu mbush xhepat, jo gënjeshtrat e Ramës

Editor by Editor
in AKTUALITET, POLITIKE
0
Zhupa: Qytetarët do zgjedhin programin që iu mbush xhepat, jo gënjeshtrat e Ramës
0
SHARES
Share on FacebookShare on Twitter

Deputetja demokrate, Ina Zhupa, ka reaguar ndaj deklaratave të kryeministrit Edi Rama gjatë vizitës së tij në Sarandë.

Ajo e akuzon Ramën për mungesë programi dhe për përdorimin e premtimeve të pambajtura, që sipas saj, janë të ricikluara dhe të pasinqerta.

Zhupa prezantoi programin e Partisë Demokratike, i cili përqendrohet në zhvillimin e turizmit të qëndrueshëm, ku qytetarët, bizneset e vogla dhe ekonomitë familjare do të përfitojnë.

Ajo theksoi se PD ka një plan për të garantuar akses të barabartë për të gjithë në plazhe dhe të ndalojë privatizimin e pronave bregdetare në emër të klientëve të pushtetit.

Reagimi i plotë i Ina Zhupës:

Rama, i coroditur në Sarandë, pa program, me listë mashtrimesh të ricikluara.

PS ka 14 vjet pushtetin lokal në Sarandë dhe 12 vjet pushtetin qëndror por sipas Ramës investimet si beri dot se i prishi punë kodi zgjedhor që ndalon 4 muaj. Këto gënjeshtra me bisht nuk i beson asnjë, jo më qytetarët e mencur të Sarandës.

Partia Demokratike ka planin për turizmin ku përfitojnë qytetarët, ekonomitë familjare, bizneset e vogla dhe të mesme, ku plazhet janë për të gjithë, dhe jo turizmi i vilave të oligarkëve.

Partia Demokratike ndalon vjedhjet strategjike të pronave të banorëve në emër të klientëve të pushtetit, që kanë privatizuar çdo cep të vijës bregdetare.

Partia Demokratike vendos takse të sheshtë 10% mbi kapitalin.

Zero taksim mbi profesionet e lira dhe biznesin e vogël.

Ne ulim nga 15% në 2% të taksës së shitjes së pronës.

Ne heqim  “Taksen Rama” mbi karburantet. Çdo litër karburant do të kushtojë të paktën 24 lek më lirë.

Qytetarët e Sarandës do zgjedhin programin që ju mbush xhepat, që ju mbron pronën, që bën Sarandën Madhështore dhe jo gënjeshtrat e ricikluara të kryeministrit në ikje.

Previous Post

Sherri në Kamëz, kush është 38-vjeçari që mbeti i plagosur?

Next Post

Eljon Hato, “Ushtari i vetmuar” i Ervis Martinajt, krimet, përgjimet dhe rrugëtimi i tij i pazakontë

Igli Tare shokon me deklaratën në SPAK: Belindën e kam…
AKTUALITET

Igli Tare shokon me deklaratën në SPAK: Belindën e kam…

by Redaktor Redaktor
June 4, 2026
0

Ish-futbollisti dhe drejtuesi sportiv Igli Tare është paraqitur sot në Prokurorinë e Posaçme (SPAK), ku ka dhënë shpjegime në kuadër...

Read moreDetails
U diktua nga policia teksa kryente manovra para Komisariatit, viktima e aksidentit në Lushnje, vëllai i zv.ministres

U diktua nga policia teksa kryente manovra para Komisariatit, viktima e aksidentit në Lushnje, vëllai i zv.ministres

June 2, 2026
Anëtarët e rinj të Këshillit të PD, përfundon procesi i numërimit të votave

Anëtarët e rinj të Këshillit të PD, përfundon procesi i numërimit të votave

May 31, 2026
Skandal në QSUT/ Salla e operacionit te Kardiologjia jashtë funksionit, pacientët dërgohen te privati

Skandal në QSUT/ Salla e operacionit te Kardiologjia jashtë funksionit, pacientët dërgohen te privati

June 4, 2026
Bordi ‘luan’ sërish me çmimet, ja me sa do të shitet nafta

Bordi ‘luan’ sërish me çmimet, ja me sa do të shitet nafta

June 2, 2026
Facebook TikTok
Maska.al

Maska.al

Tel: 0696118290
Email: [email protected]

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

Kursi i Euros me Lekun bie përsëri, po shkon drejt pragut të 95 lekëve

Kursi i Euros me Lekun bie përsëri, po shkon drejt pragut të 95 lekëve

June 4, 2026
Flamingot bëjnë ‘valixhet’ gati, Rama dorëzohet përballë 4 mld eurosh të investimit në Zvërnec

Flamingot bëjnë ‘valixhet’ gati, Rama dorëzohet përballë 4 mld eurosh të investimit në Zvërnec

June 4, 2026

© 2023 Maska.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit

© 2023 Maska.al