Tuesday, November 3, 2026
  • Login
Maska.al
Advertisement
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
Maska.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

GJKKO dënon me 6 muaj burg ish-gjyqtarin Guxim Zenelaj

Editor by Editor
in AKTUALITET, KRONIKE
0
GJKKO dënon me 6 muaj burg ish-gjyqtarin Guxim Zenelaj
0
SHARES
Share on FacebookShare on Twitter

GJKKO ka shpallur fajtor ish-gjyqtari e Gjykatës së Lartë, Guxim Zenelaj.

Zenelaj u akuzua për kryerjen e veprës penale të “Refuzimi për deklarim, mosdeklarimi, fshehja ose deklarimi i rremë i pasurive, interesave private të personave të zgjedhur dhe nëpunësve publikë ose i çdo personi tjetër që ka detyrimin ligjor për deklarim”.

Lidhur me akuzat që renduan ndaj tij, GJKKO vendosi dënimin e tij me 6 (gjashtë) muaj burgim.

“Deklarimin fajtor të të pandehurit Guxim Zenelaj, për kryerjen e veprës penale të “Refuzimi për deklarim, mosdeklarimi, fshehja ose deklarimi i rremë i pasurive, interesave private të personave të zgjedhur dhe nëpunësve publikë ose i çdo personi tjetër që ka detyrimin ligjor për deklarim” parashikuar nga neni 257/a paragrafi i dytë i Kodit Penal, dhe dënimin e tij me 6 (gjashtë) muaj burgim“, thuhet në njoftimin e GJKKO.

Por, bazuar në nenin 59 të Kodit Penal, GJKKO ka urdhëruar pezullimi i ekzekutimit të vendimit me burgim për të pandehurin Guxim Zenelaj, duke u detyruar që të mbajë kontakte me zyrën vendore të Shërbimit të Provës Tiranë.

Përfundimisht GJKKO vendosi ish-gjyqtarin në provë për një periudhë kohe prej 1(një) vit, me kusht që gjatë kohës së provës të mos kryejë vepër tjetër penale.

“Në zbatim të nenit 61 të Kodit Penal, detyrohet i pandehuri që gjatë kohës së provës: a) T’i përgjigjet thirrjeve dhe kërkesave të Zyrës Vendore të Shërbimit të Provës Tiranë; b) Të marrë pëlqimin në Zyrën Vendore të Shërbimit të Provës Tiranë për ndryshimin e vendbanimit”, thuhet në vendimin e GJKKO.

Kujtojmë se në vitin 2016 Zenelaj deklaroi në deklaratën e pasurisë 18 apartamente dhe tre njësi ndërtimore në Ishull Shëngjin, Lezhë.

Si burim për krijimin e pasurive të paluajtshme, gjyqtari referoi një kontratë me një kompani të caktuar, por nuk dha të dhëna se sa është vlera e kontratës si dhe për burimin e parave që mbulojnë vlerën e kontratës.

Për vitin 2016, ai deklaronte edhe tre pasuri të paluajtshme, njësi në Ishull Shëngjin, Lezhë, me sipërfaqe 16 m2, 15 m2 dhe 218.06 m2. Po ashtu, ai deklaroi 30 mijë euro të ardhura nga dhënia me qira e një lokali dhe ambienteve për banim në Shëngjin.

Previous Post

Një tjetër deputet i Ramës bëhet me resort në Jug

Next Post

Kuvendi miraton Këshillin Drejtues të RTSH, Fatjon Hoxhalli zgjidhet kryetar

Next Post
Kuvendi miraton Këshillin Drejtues të RTSH, Fatjon Hoxhalli zgjidhet kryetar

Kuvendi miraton Këshillin Drejtues të RTSH, Fatjon Hoxhalli zgjidhet kryetar

EKSKLUZIVE/ 50 mijë euro për të mbyllur skandalin e autobotit me naftë në Morinë? Denoncimi ndaj Erald Delilajt, si u zhdukën procesverbalet
AKTUALITET

EKSKLUZIVE/ 50 mijë euro për të mbyllur skandalin e autobotit me naftë në Morinë? Denoncimi ndaj Erald Delilajt, si u zhdukën procesverbalet

by Redaktor Redaktor
October 30, 2026
0

Një tjetër denoncim i rëndë për korrupsion dhe ndërhyrje në procedurat doganore mbërrin në redaksinë e Maska.al. Këtë herë, punonjës...

Read moreDetails
Ekskluzive-Denoncime të rënda për korrupsion në Dogana/ Kërkohet hetim nga SPAK për Erald Delilaj

Ekskluzive-Denoncime të rënda për korrupsion në Dogana/ Kërkohet hetim nga SPAK për Erald Delilaj

October 29, 2026
“Benz”-i përfundon në greminë, plagoset 22-vjeçari në Farret të Librazhdit

“Benz”-i përfundon në greminë, plagoset 22-vjeçari në Farret të Librazhdit

November 1, 2026
EKSKLUZIVE / DEL VIDEO, zyrtari i lartë i PS-së duke kryer marrëdhënie intime me një mashkull

EKSKLUZIVE / DEL VIDEO, zyrtari i lartë i PS-së duke kryer marrëdhënie intime me një mashkull

October 24, 2026
Linda Avdo, shqiptarja që përfaqëson San Marinon në “The Miss Globe 2026”

Linda Avdo, shqiptarja që përfaqëson San Marinon në “The Miss Globe 2026”

November 2, 2026
Facebook TikTok
Maska.al

Maska.al

Tel: 0696118290
Email: [email protected]

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

Zgjedhjet e mesmandatit në SHBA, hapen qendrat e votimit për përbërjen e re të Kongresit

Zgjedhjet e mesmandatit në SHBA, hapen qendrat e votimit për përbërjen e re të Kongresit

November 3, 2026
Mali i Zi mund ta nënshkruajë marrëveshjen e anëtarësimit në BE në qershor 2027

Mali i Zi mund ta nënshkruajë marrëveshjen e anëtarësimit në BE në qershor 2027

November 3, 2026

© 2023 Maska.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit

© 2023 Maska.al