Thursday, October 22, 2026
  • Login
Maska.al
Advertisement
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
Maska.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

Bufi i Roskovecit tendera kompanisë që i bleu apartamente me çmim të lirë, i jep 130 mijë euro edhe burrit të Mimoza Hafizit për lule inteligjente

Editor by Editor
in AKTUALITET, KRONIKE, KRYESORE, POLITIKE
0
Bufi i Roskovecit tendera kompanisë që i bleu apartamente me çmim të lirë, i jep 130 mijë euro edhe burrit të Mimoza Hafizit për lule inteligjente
0
SHARES
Share on FacebookShare on Twitter

Inteligjenca e disa kryetarëve të pushtetit vendor, për të bërë rrush e kumbulla paratë publike, është befasuese. Kryetarja e Bashkisë Roskovec Majlinda Bufi rezulton se ka firmosur disa tendera për një kompani, e cila ka marrëdhënie biznesi dhe ka transaksione me bashkëshortin e saj. Bëhet fjalë për kompaninë e ndërtimit Ardit-06 shpk, e cila ka ndërtuar objekte për llogari të bashkëshortit të zonjës Bufi, ndërsa kjo e fundit i ka dhënë para publike. Një grup kompanish, lidhje të ngushta të bashkëshorit të Majlinda Bufit, marrin tenderat e Bashkisë Roskovec, me pazar në tavolinë dhe oferta sa fondi limit.

Ndërkaq, me veprimet e saj arbitrare, shembje ndërtimesh dhe përvetësim të pasurisë publike për një shesh pranë Bashkisë Roskovec, Majlinda Bufi i ka shkaktuar shtetit qindra mijëra euro dëm ekonomik. Majlinda Bufi është kapur me zë dhe figurë duke kërcënuar dhe intimiduar votuesit, veprime për të cilat ka një dosje në SPAK. Vitin e kaluar, Bufi bleu një makinë me vlerë 55 mijë euro me paratë e bashkisë.

Ditët e fundit, Bufi i Roskovecit ka shpenzuar rreth 130 mijë euro për blerjen dhe instalimin e tre luleve inteligjente të ashtuquajtura “Smartflower” si dhe ndërtimin e një stacioni komercial për karikimin e makinave elektrike.

Fitues i tenderit është shpallur kompania ALBAVIA në pronësi të Hasan Hafizit dhe Shkëlqim Rakipaj. Hasan Hafizi është bashkëshorti i ish deputetes së PS, Mimoza Hafizi.

Vlera e ofertës fituese është 10,651,490 lekë të reja pa TVSH, ose rreth 130 milionë lekë të vjetra me TVSH. Kjo shumë përfaqëson 94.7% të fondit limit, i cili ishte 11,250,000 lekë të reja pa TVSH ose rreth 135 milionë lekë të vjetra me TVSH. Kjo tregon se gara nuk ka qenë aspak konkurruese dhe Bufi ka favorizuar fituesin.

Tenderi është klasifikuar me “flamur të kuq” për shkak të mënyrës sesi është zhvilluar. Të gjithë operatorët konkurrues janë skualifikuar, përveç fituesit. Një nga tre kompanitë pjesëmarrëse nuk ka dhënë asnjë ofertë ekonomike, duke qenë aty vetëm për të plotësuar numrin minimal të nevojshëm. Ndërsa një tjetër kompani ka ofruar një vlerë më të ulët se fituesi, por është skualifikuar në mënyrë të pashpjegueshme. Kjo ka hapur rrugë për shpalljen fitues të kompanisë ALBAVIA, me një ofertë shumë afër fondit limit./PRAPASKENA

Tags: Hasan Hafizitish deputetes së PSkompania ALBAVIAKryetarja e Bashkisë Roskovec Majlinda Bufi\Mimoza HafiziShkëlqim Rakipaj
Previous Post

8 Marsi, marshim në kryeqytet për “Ditën e Grave”

Next Post

Vlorë/ Porsche ‘fluturon’ nga rruga, përplas 4 makina të tjera

Next Post
Vlorë/ Porsche ‘fluturon’ nga rruga, përplas 4 makina të tjera

Vlorë/ Porsche ‘fluturon’ nga rruga, përplas 4 makina të tjera

72-vjeçari u gjet i vdekur në Lanë, policia mashtroi se ishte endacak! Dëshmitë: U vra nga policia gjatë protestës
AKTUALITET

72-vjeçari u gjet i vdekur në Lanë, policia mashtroi se ishte endacak! Dëshmitë: U vra nga policia gjatë protestës

by Redaktor Redaktor
October 19, 2026
0

Vdekja e një 72-vjeçari, trupi i të cilit u gjet në lumin Lanë në Tiranë, ka ngritur pikëpyetje mbi rrethanat...

Read moreDetails
Detajet nga atentati në Tiranë/ Për herë të fundit telefonoi bashkëshorten

Detajet nga atentati në Tiranë/ Për herë të fundit telefonoi bashkëshorten

October 20, 2026
Trupi i pa jetë në Lanë/ Burime për report.al, ja kush është viktima

Trupi i pa jetë në Lanë/ Burime për report.al, ja kush është viktima

October 18, 2026
“Shqipëria nuk është prona juaj, largohuni se na keni lodhur”

“Shqipëria nuk është prona juaj, largohuni se na keni lodhur”

October 15, 2026
Adelajda Roka, drejtoresha e Ramës, 5 leje për kulla klanit Çela-Çopja, ka shtëpi në resortin e sekuestruar

Adelajda Roka, drejtoresha e Ramës, 5 leje për kulla klanit Çela-Çopja, ka shtëpi në resortin e sekuestruar

August 12, 2025
Facebook TikTok
Maska.al

Maska.al

Tel: 0696118290
Email: [email protected]

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

Rama, protestat dhe heshtja e Brukselit, dilema e BE-së përballë korrupsionit në Shqipëri

Rama, protestat dhe heshtja e Brukselit, dilema e BE-së përballë korrupsionit në Shqipëri

October 21, 2026
Inteligjenca Artificiale po dobëson marrëdhëniet mes kolegëve, bie besimi dhe bashkëpunimi në punë

Inteligjenca Artificiale po dobëson marrëdhëniet mes kolegëve, bie besimi dhe bashkëpunimi në punë

October 21, 2026

© 2023 Maska.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit

© 2023 Maska.al