Monday, September 7, 2026
  • Login
Maska.al
Advertisement
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
Maska.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

Ndërron jetë shkencëtari shqiptar, Bashkim Mal Lushaj

Editor by Editor
in AKTUALITET, KRYESORE
0
Ndërron jetë shkencëtari shqiptar, Bashkim Mal Lushaj
0
SHARES
Share on FacebookShare on Twitter

Ditën e djeshme është ndarë nga jeta Prof. Dr. MSc. Eng. Ecc. Bashkim Lushaj, një nga personalitetet e shquara të shkencës shqiptare në fushën e pyjeve, bujqësisë dhe mjedisit.

Ai ishte autor i disa librave dhe artikujve akademikë në gjuhën shqipe dhe të huaja, si dhe një studiues me specializime në Japoni, Itali, Gjermani, Francë, SHBA, Austri, Suedi e Greqi.

Për kontributin e tij të vyer, u dekorua disa herë nga Kuvendi i Shqipërisë.

Jeta dhe veprimtaria

Bashkim Lushaj lindi më 28 mars 1957 në Tropojë. Pas përfundimit të gjimnazit “Asim Vokshi” në Bajram Curri, ai ndoqi studimet në Fakultetin e Pyjeve në Tiranë, ku u diplomua si inxhinier pyjesh në vitin 1981.

Karrierën e tij e nisi në Tropojë si drejtor i Ndërmarrjes Bujqësore dhe kryeinxhinier i Ndërmarrjes së Përpunimit të Drurit.

Për shkak të aftësive dhe kontributit të tij, ai u emërua Shef Departamenti në Ministrinë e Bujqësisë, Drejtor i Institutit të Pyjeve dhe Kullotave të Shqipërisë, Kryetar i Agjencisë së Mjedisit dhe Zëvendësdrejtor i Institutit të Energjisë, Ujit dhe Mjedisit në Tiranë.

Nga viti 1995 deri në 2007, ai ishte pedagog në Fakultetin e Shkencave Pyjore, ku dha lëndë si Fitopatologjia dhe Entomologjia Pyjore. Nga viti 2008 deri në 2015, ai ishte zëvendësdrejtor dhe udhëheqës shkencor në Departamentin e Teknologjive të Energjisë, Ujit dhe Mjedisit në Universitetin e Tiranës. Gjatë viteve 2013-2015 drejtoi Agjencinë e Trajtimit të Koncesioneve pranë Ministrisë së Zhvillimit Ekonomik, Tregtisë dhe Sipërmarrjes.

Gjatë karrierës së tij, ai ka zbatuar rreth 250 projekte kombëtare dhe ndërkombëtare, ka botuar dhjetëra artikuj mbi pyjet, mbrojtjen e tyre, mjedisin, ujërat dhe energjinë e rinovueshme.

Ai ishte pjesëmarrës dhe prezantues në shumë konferenca dhe seminare brenda dhe jashtë vendit, si dhe anëtar aktiv në forume dhe organizata joqeveritare në Shqipëri dhe ndërkombëtarisht.

Prof. Lushaj mbrojti dy herë graden “Master” në shkencat bujqësore në Itali dhe në shkencat pyjore në SHBA. Ai gjithashtu mbrojti dy herë graden “Doktor i Shkencave”, njëherë në Shqipëri për shkencat pyjore dhe njëherë në SHBA për shkencat mjedisore pyjore, ndërsa titullin akademik “Profesor” e mori në Tiranë.

Gjatë karrierës së tij, ai bashkëpunoi me institucione kërkimore dhe akademike në vende si Italia, Japonia, Gjermania, SHBA, Suedia, Zvicra, Holanda, Kanadaja, Turqia, Mbretëria e Bashkuar, Belgjika, Maqedonia, Hungaria, Kosova e shumë vende të tjera. Ai zotëronte gjashtë gjuhë të huaja: italisht, anglisht, japonisht, frëngjisht, spanjisht dhe rusisht.

Aktiviteti i tij shtrihej në organizata profesionale kombëtare dhe ndërkombëtare, ndërsa prezantimet e tij shkencore kanë mbërritur deri në Australi, Brazil, Argjentinë, Afrikën e Jugut, Korenë e Jugut, Tanzani, Libi, Tajlandë e Pakistan.

Ndarja e parakohshme nga jeta e Prof. Bashkim Lushajt është një humbje e madhe për familjen, miqtë, kolegët dhe shkencën shqiptare. Ai do të kujtohet gjithmonë për kontributin e tij të çmuar dhe vlerat që la pas.

I paharruar qoftë kujtimi i tij!

Previous Post

Për herë të dytë në SPAK, Gaz Paja: Prokurori më mori telefonin

Next Post

Berisha reagon pas dëshmive në Kongresin e SHBA: Ligji për desorosifikimin e Shqipërisë është emergjencë kombëtare

Next Post
Berisha reagon pas dëshmive në Kongresin e SHBA: Ligji për desorosifikimin e Shqipërisë është emergjencë kombëtare

Berisha reagon pas dëshmive në Kongresin e SHBA: Ligji për desorosifikimin e Shqipërisë është emergjencë kombëtare

Ja ku u mor me qira makina e vrasësve të Viktor Bardhit…
AKTUALITET

Ja ku u mor me qira makina e vrasësve të Viktor Bardhit…

by Redaktor Redaktor
September 4, 2026
0

InfoNews ka siguruar foton e një automjeti tip “Skoda”, i dyshuar se u përket autorëve të vrasjes së 65-vjeçarit Viktor...

Read moreDetails
Alarmi për lodrat “Squishy”, mijëra tërhiqen nga tregu! Rrezik për lëndime serioze dhe vdekje te fëmijët

Alarmi për lodrat “Squishy”, mijëra tërhiqen nga tregu! Rrezik për lëndime serioze dhe vdekje te fëmijët

September 4, 2026
Kush është Blendi Sulaj, pinjolli i Bashës që ju bashkua PS-së dhe tenderi 100 000 euro që mori nga Bashkia Tiranë

Kush është Blendi Sulaj, pinjolli i Bashës që ju bashkua PS-së dhe tenderi 100 000 euro që mori nga Bashkia Tiranë

March 13, 2025
Vëllezërit Habilaj që rrahën kamarierin 18-vjeçar se i kërkoi rrogën

Vëllezërit Habilaj që rrahën kamarierin 18-vjeçar se i kërkoi rrogën

August 30, 2026
Aksidenti fatal në Vorë, humb jetën gazetari 26-vjeçar

Aksidenti fatal në Vorë, humb jetën gazetari 26-vjeçar

September 2, 2026
Facebook TikTok
Maska.al

Maska.al

Tel: 0696118290
Email: [email protected]

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

Ish-ylli i Realit: Lamine Yamal është më i mirë se Lionel Messi

Ish-ylli i Realit: Lamine Yamal është më i mirë se Lionel Messi

September 7, 2026
Çfarë hanin për mëngjes egjiptianët e lashtë?

Çfarë hanin për mëngjes egjiptianët e lashtë?

September 7, 2026

© 2023 Maska.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit

© 2023 Maska.al