Monday, September 7, 2026
  • Login
Maska.al
Advertisement
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
Maska.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

Berisha reagon pas dëshmive në Kongresin e SHBA: Ligji për desorosifikimin e Shqipërisë është emergjencë kombëtare

Editor by Editor
in AKTUALITET, KRYESORE, POLITIKE
0
Berisha reagon pas dëshmive në Kongresin e SHBA: Ligji për desorosifikimin e Shqipërisë është emergjencë kombëtare
0
SHARES
Share on FacebookShare on Twitter

Gazetari investigativ i “The Daily Signal”, Tyler O’Neil në Kongresin amerikan ka hedhur më shumë dritë se si u përdoren fondet e USAID në Shqipëri,  për të persekutuar kreun e opozitës, Sali Berisha.

Në seancën e titulluar “Amerika e fundit: Si ndihma e huaj minoi interesat e SHBA në mbarë botën”, gazetari u shpreh po ashtu se Fondacionet e Shoqërisë së Hapur dhe USA-id kanë bashkëpunuar në mbështetjen e ‘East Ëest Management Institute’, i cili mori 31.2 milionë dollarë nga USAID, fonde që sipas tij janë përdorur për persekutimin e liderit demokrat në Shqipëri.

Për këtë ka reaguar dhe kryedemokrati, Berisha i cili gjatë fjalës së tij në kuvend është shprehur se një tërmet i madh politik ka ndodhur në botë dhe ju nuk mund të bëni të paditurin( duke ju referuar mazhorancës).

Berisha është shprehur se ligji për desorosifikimin e Shqipërisë është një emergjencë kombëtare.

“Siç e shihni, një tërmet i madh politik ka ndodhur në btoë dhe ju nuk mund të bëni të paditurin.

Nuk mund të fshiheni sepse ky tërmet ka pasur pasqyrime apo reflektimin më të madh pas SHBA në Shqipëri.

Ky tërmet është përmbysja e sorosizmit dhe ekstremit të majtë në SHBA, por që pati reflektime të tmerrshme edhe në këtë vend.

Ju kërkoni ta kaloni në një kohë kur atje, në atë vend, çdo ditë presidenti firmos zinxhir dekretesh për desorosifikimin e SHBA, ju vazhdoni të bëni sikur do mund t’i mbani ato në këmbë.

Të mbani në këmbë akte, qëndrime, të cilat janë në armiqësi të plotë jo vetëm me Shqipërinë, por me të gjitha vendet e lira, me të gjitha vendet që aspirojnë të mbeten të tilla.

Ndaj me urgjencë ligji për desorosifikimin e Shqipërisë është një emergjencë kombëtare. Është më mirë të behet tani se sa kur ta bëjmë ne fill pas zgjedhjeve se do thoni po na persekutoni.

Por unë u garantoj se do ketë të njëjtën peshë me ligjin që do bëhet për dekomunistizimin.

Pra, më mirë të bëjmë një ligj tani.

Sepse ju e dëgjuat mbrëmë Kongresin e SHBA.

Nuk janë më tash vetëm tre organizatat më të mëdha në botë partiake, por është institucioni themelor i demokracisë, ku ju u cituat për akte antidemokratike dhe për plaçkitje të fondeve të SHBA.

Prandaj dhe ligjin pranojeni më mirë si e keqja më e vogël për ju, se ai do bëhet pas zgjedhjeve, u garantoj se do u dhembë shumë.

Më mirë tani se pas zgjedhjeve.”

Previous Post

Ndërron jetë shkencëtari shqiptar, Bashkim Mal Lushaj

Next Post

U prezantua si efektiv dhe kërcënoi punonjësit e Policisë Bashkiake, arrestohet 39-vjeçari

Next Post
U prezantua si efektiv dhe kërcënoi punonjësit e Policisë Bashkiake, arrestohet 39-vjeçari

U prezantua si efektiv dhe kërcënoi punonjësit e Policisë Bashkiake, arrestohet 39-vjeçari

Ja ku u mor me qira makina e vrasësve të Viktor Bardhit…
AKTUALITET

Ja ku u mor me qira makina e vrasësve të Viktor Bardhit…

by Redaktor Redaktor
September 4, 2026
0

InfoNews ka siguruar foton e një automjeti tip “Skoda”, i dyshuar se u përket autorëve të vrasjes së 65-vjeçarit Viktor...

Read moreDetails
Alarmi për lodrat “Squishy”, mijëra tërhiqen nga tregu! Rrezik për lëndime serioze dhe vdekje te fëmijët

Alarmi për lodrat “Squishy”, mijëra tërhiqen nga tregu! Rrezik për lëndime serioze dhe vdekje te fëmijët

September 4, 2026
Kush është Blendi Sulaj, pinjolli i Bashës që ju bashkua PS-së dhe tenderi 100 000 euro që mori nga Bashkia Tiranë

Kush është Blendi Sulaj, pinjolli i Bashës që ju bashkua PS-së dhe tenderi 100 000 euro që mori nga Bashkia Tiranë

March 13, 2025
Vëllezërit Habilaj që rrahën kamarierin 18-vjeçar se i kërkoi rrogën

Vëllezërit Habilaj që rrahën kamarierin 18-vjeçar se i kërkoi rrogën

August 30, 2026
Aksidenti fatal në Vorë, humb jetën gazetari 26-vjeçar

Aksidenti fatal në Vorë, humb jetën gazetari 26-vjeçar

September 2, 2026
Facebook TikTok
Maska.al

Maska.al

Tel: 0696118290
Email: [email protected]

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

Ish-ylli i Realit: Lamine Yamal është më i mirë se Lionel Messi

Ish-ylli i Realit: Lamine Yamal është më i mirë se Lionel Messi

September 7, 2026
Çfarë hanin për mëngjes egjiptianët e lashtë?

Çfarë hanin për mëngjes egjiptianët e lashtë?

September 7, 2026

© 2023 Maska.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit

© 2023 Maska.al