Wednesday, October 21, 2026
  • Login
Maska.al
Advertisement
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
Maska.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

Përjashtohet 1 vit nga tenderët firma MSE, Arbër Teqja transaksione me shtetas rusë për të fituar tendera në QSUT

Editor by Editor
in AKTUALITET, KRYESORE
0
Përjashtohet 1 vit nga tenderët firma MSE, Arbër Teqja transaksione me shtetas rusë për të fituar tendera në QSUT
0
SHARES
Share on FacebookShare on Twitter

Një kompani e cila ka fituar dhjetëra miliona euro nga institucionet shtetërore, kryesisht në fushën e shëndetësisë, është përjashtuar nga tenderët për 1 vit.

Firma MSE, ku dikur ka qenë pronar z. Arbër Teqja, djali i nëndrejtoreshës së QSUT-së Arjana Strakosha, u përjashtua pasi ka mashtruar pikërisht Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza”.

Një paradoks i madh, teksa me këtë vendim faktohet se spitali më i madh në vend ka bërë tendera të dyshimtë dhe të paracaktuar.

Sipas dokumenteve që disponon VoxNews, Agjencia e Prokurimit Publik, më saktësisht Drejtoria Juridike dhe e Monitorimit të Procedurave, vendosi në datën 13 shkurt 2025 të përjashtojë firmën MSE nga tenderët.

Sipas dokumentit, APP ka nisur procedimin administrativ për përjashtimin e operatorit ekonomik MSE shpk, nga e drejta për të fituar kontrata publike, për paraqitje dokumentacioni me të dhëna të rremë, për qëllime kualifikimi në procedurën e prokurimit me objekt:

Mirëmbajtje e pajisjeve të mëdha mjekësore të prodhuesit Philips ose ekuivalent, prodhuesit Siemens dhe prodhuesit Toshiba dhe prodhues GE Healthcare për 24 muaj.

Bëhet fjalë për lotin 1, me objekt “mirëmbajtje e pajisjeve të mëdha mjekësore të prodhuesit Philis me fond limit 88.858.534 lekë, të datës 24 tetor 2023, të zhvilluar nga autoriteti kontraktor Qendra Spitalore Universitare “Nënë Tereza” Tiranë, më datë 30.11.2023.

“Arsyet e fillimit të procedimit administrativ ndaj operatorit MSE ka filluar bazuar në shkresën e datës 08.20.2024 , plotësuar me shkresën e datës 23.10.2024 dhe 13.11.2024 dërguar nga operatori ‘Helath & Light’” thuhet në këtë dokument.

Në përfundim, vijon APP, të procedimit administrativ të nisur, u arrit në konkluzionin se ndodheshim në kushtet e nenit 78 fraksion 1, a, ku parashikohet se “Agjencia e Prokurimit Publik përjashton një operator ekonomik nga e drejta për të fituar kontrata publike për një periudhë nga 3 muaj deri në 3 vjet, për keqinformim dhe dorëzim të dokumenteve që përmbajnë të dhëna të rremë për qëllime kualifikimi”.

Në nën rubrikën “masat”, APP shkruan se me vendimin e datës 13 shkurt 2025, është vendosur “të përjashtohet operatorit ekonomik MSE nga e drejta për të fituar kontrata publike për 12 muaj, nga hyrja në fuqi e këtij vendimi”.

Por, cilët përjashtoi APP?

VoxNews hulumtoi dokumentet në Qendrën Kombëtare të Biznesit, ku rezulton se në muajin qershor 2023 firma MSE ka ndryshuar formalisht pronarë.

Në këtë datë, janë bërë shënimet në QKB se është depozituar një dokument për transferimin e 80% të kuotave. “Kanë ndodhur ndryshimet e mëposhtme tek ortakët individ: është larguar ortaku Arbër Teqja”. Kanë ndodhur ndryshimet e mëposhtme tek ortaket juridik: është shtuar ortaku ‘Cambridge Pathology B.V’. Numri i aksioneve 80 %, ku kontributi në para është 4.6 milionë lekë” thuhet në këtë dokument.

Në vitin 2023 janë bërë ndryshimet e pronarëve të firmës MSE. Në atë vit ortaku Teqja ia ka shitur një kompanie, me seli në Holandë. Në QKB shkruhet se Teqja ia shiti “Cambridge Pathology B.V”, ku pas kësaj firme qendrën në pronësi indirekte një shtetase Bullgare, Zoya Georgieva Gyurova.

Në të njëjtin dokument, në pikën b) shkruhet se pronësi indirekte ka edhe z. Nikita Vinogradov, shtetas rus i lindur në vitin 1991. Pas këtyre shtetasve janë hedhur aludime se qëndron si Teqja ashtu edhe oligarkë të tjerë, të cilët për të kamufluar paratë publike deklarojnë pranë institucioneve shtetërore emra personash nga vende të tjera./ VoxNews

 

 

Tags: Arbër Teqjafirma MSEmjeku qsutPërjashtohetshtetas rusëtenderatransaksione
Previous Post

Korrupsioni me tenderat në polici, Plarent Ndreca rikthehet në SPAK

Next Post

Mot i kthjellët, por i ftohtë, si do të ndryshojnë temperaturat gjatë ditës

Next Post
Mot i kthjellët, por i ftohtë, si do të ndryshojnë temperaturat gjatë ditës

Mot i kthjellët, por i ftohtë, si do të ndryshojnë temperaturat gjatë ditës

“Shqipëria nuk është prona juaj, largohuni se na keni lodhur”
OP-ED

“Shqipëria nuk është prona juaj, largohuni se na keni lodhur”

by Pali
October 15, 2026
0

Nga Dario Skura Katër vite më parë u largova nga Shqipëria. U largova për të kërkuar më shumë nga vetja,...

Read moreDetails
72-vjeçari u gjet i vdekur në Lanë, policia mashtroi se ishte endacak! Dëshmitë: U vra nga policia gjatë protestës

72-vjeçari u gjet i vdekur në Lanë, policia mashtroi se ishte endacak! Dëshmitë: U vra nga policia gjatë protestës

October 19, 2026
Detajet nga atentati në Tiranë/ Për herë të fundit telefonoi bashkëshorten

Detajet nga atentati në Tiranë/ Për herë të fundit telefonoi bashkëshorten

October 20, 2026
Trupi i pa jetë në Lanë/ Burime për report.al, ja kush është viktima

Trupi i pa jetë në Lanë/ Burime për report.al, ja kush është viktima

October 18, 2026
Plagosje me armë zjarri në Shkozë, qëllohet një 45-vjeçari, autori në kërkim

Plagosje me armë zjarri në Shkozë, qëllohet një 45-vjeçari, autori në kërkim

October 15, 2026
Facebook TikTok
Maska.al

Maska.al

Tel: 0696118290
Email: [email protected]

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

Avokati i Popullit ngre shqetësime për dhunë policore dhe mbipopullim pas protestës në Tiranë

Avokati i Popullit ngre shqetësime për dhunë policore dhe mbipopullim pas protestës në Tiranë

October 21, 2026
Vendosën tritol në makinën e administratorit të Shushicës, arrestohen dy të dyshuar në Tiranë

Vendosën tritol në makinën e administratorit të Shushicës, arrestohen dy të dyshuar në Tiranë

October 21, 2026

© 2023 Maska.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit

© 2023 Maska.al