Saturday, June 7, 2025
  • Login
Maska.al
Advertisement
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
Maska.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

Dokumentet / Si i bleu Erisa Xhixho 4 shtëpi dhe farmacinë 310 mijë euro te QSUT

Editor by Editor
February 18, 2025
in AKTUALITET, KRYESORE, POLITIKE
0
Dokumentet / Si i bleu Erisa Xhixho 4 shtëpi dhe farmacinë 310 mijë euro te QSUT
0
SHARES
Share on FacebookShare on Twitter

Zv. Presidentja e të ashtuquajturës Partia e Lirisë Erisa Xhixho shfaqet çdo javë duke denoncuar korrupsionin, pastrimin e parave dhe ankuar për burgosjen e Ilir Metës. Në një kohë kur zonja Xhixho shpreh shqetësimin për pastrimin e parave të korrupsionit, babai i saj Piro Xhixho është me masë sigurie dhe nën akuzë nga SPAK si pjesë e dosjes së korrupsionit dhe pastrimit të parave nga Ilir Meta, kryetar i Partisë së Lirisë. Sipas dosjes së SPAK, Piro Xhixho, si kryetar i AKEP, ishte një nga mashat kryesore të korrupsionit të Ilir Metës, duke favorizuar biznesmenë pranë Metës, në këmbim të ndarjes së përqindjes. Paratë më pas pastroheshin, duke i investuar në pasuri të paluajtshme.

Në një kohë kur Ilir Meta dhe Piro Xhixho, pasuroheshin me korrupsionin te AKEP, Erisa Xhixho ka shtuar pasuritë e palujtshme në mënyrë të dyshimtë.

Erisa Xhixho e ka deklaruar pasurinë për herë të parë në vitin 2014 pasi Ilir Meta e bëri zëvëndësministre të Integrimit. Zonja Xhixho nuk deklaron asnjë pasuri të paluajtshme. Deklaron vetëm pagën e saj dhe të bashkëshortit Enea Nuredini si specialist në Ministrinë e Shëndetësisë.

Sot pasuria e Erisa Xhixhos ka një vlerë qindra mijëra euro. Fillimisht, në vitin 2015, Erisa Xhixho dhe bashkëshorti i saj blejnë një ndërtesë 90 m2 dhe truall në Tiranë, të cilën e japin me qira. Ata e deklarojnë pasurinë në vlerën rreth 84 mijë euro dhe si burim deklarojnë një kredi. Dyshohet se vlera reale e pasurisë është disa herë më shumë se sa vlera e deklaruar, pasi vetëm vlera e qirasë në muaj është mbi 1.5 mijë euro.

Teksa Piro Xhixho dhe Ilir Meta vijonin aferat te AKEP, sigurisht me heshtjen e detyrueshme të Edi Ramës pasi i duheshin votat e LSI, në vitin 2016 Erisa Xhixho blen dy apartamente 119 m2 në Tiranë dhe 62 m2, me vlerë 54 mijë euro dhe 28 mijë euro. Këtë herë nuk marrin kredi, por thonë se do t’i paguajnë me këste.

Në pah del edhe një shumë 70 mijë euro, me të cilën çifti blen një makinë tip Skoda si dhe mobilojnë dy apartamentet.

Në vitin 2020, çifti bën një tjetër goditje, duke blerë një pasuri me vlerë 310 mijë euro. Si burim deklarojnë një kredi me vlerë 84 mijë për 20 vite. Se si mund të blihet një pasuri me vlerë 310 mijë euro me një kredi 84 mijë euro këtë mund t’a shpjegojë vetëm dosje e SPAK për korrupsionin e Ilir Metës dhe Piro Xhixhos. Bëhet fjalë për farmacinë ngjitur me murin e SHISH pranë QSUT, një pasuri që në fakt kushton mbi 500 mijë euro.

Farmacinë e kontrollon bashkëshorti i Erisa Xhixhos përmes kompanisë Vitavix, ku fillimisht ishte aksioner me mjekun e njohur Artur Xhumari. Enea Nuredini bëhet pronar me 100 % të aksioneve të kompanisë në vitin 2024.

Kujtojmë që gjatë qeverisjes Rama-Meta, bashkëshorti i Erisa Xhixhos u emërua nëndrejtor i Kontrollit të Barnave, duke u përfshirë në afera korruptive, për të cilat do të flasim në vijim.

Në vitin 2022, Erisa Xhixho deklaron blerjen e një apartamenti tjetër me sipërfaqe 62 m2. Nuk deklaron vlerën e apartamentit, por një kredi 22 mijë euro si burim për blerjen e pasurisë së paluajtshme.

Ndërkaq, në vitin 2023, çifti deklaron 64 mijë euro të ardhura nga qiraja, një shumë e lartë që krijon dyshime për pastrim parash. Erisa Xhixho ka blerë 4 shtëpi dhe një farmaci nga viti 2015, ndërkohë që Ilir Meta dhe Sali Berisha, ky i fundi me 60 pasuri të paluajtshme në emër të fëmijëve, akuzojnë Altin Dumanin se pse ka blerë tre shtëpi gjatë 25 viteve.

Dosja e SPAK

Dosja e SPAK për korrupsionin 25-vjeçar të Ilir Metës dhe Monika Kryemadhit zbulon rolin e Piro Xhixhos, babait të Erisa Xhixhos, drejtuesit ‘legjendar’ të AKEP, në urdhërat e Monika Kryemadhit dhe Ilir Metës. I pyetur nga SPAK, Piro Xhixho ka rrëfyer se raporti (korruptiv) i tij me Ilir Metën ka nisur që nga vitet 2000 kur Ilir Meta ishte kryeministër.

“Deklaruesi sqaroi se me shtetasin Ilir Metaj është njohur drejtëpërdrejtë kur Iliri u bë Kryeministër dhe Piro u caktua anëtar i grupit të punës së privatizimit të AMC-së dhe dhënies së licensës për kompaninë Vodafone Al…. Piro Xhixho mohoi që të kishte kryer raportim të vazhdueshëm te Monika Kryemadhi, lidhur me veprimtarinë e AKEP-it, apo takime që ai zhvillonte me ministrat“, thuhet në dosje.

Gjatë kohës kur Ilir Meta ishte kryeministër 2000-2002, Piro Xhixho nga Gjirokastra ishte drejtori i përgjithshëm i Post-Telekomunikacioneve në Ministrinë e Transporteve dhe Telekomunikacioneve. Apostol Noti ishte kreu i Albtelekom.

Pirro Xhixho u shkarkua në shkurt 2004 pas abuzimeve me vlerë rreth 50 milionë euro, për një marrëveshje korrupsioni interkoneksioni midis Vodafone Albania dhe Albtelecom, atëherë operator shtetëror i linjës fikse.

Pas bashkimit me Sali Berishën në 2009, Ilir Meta nuk i ndahet të besuarit të tij, Piro Xhixho. Meta i kërkon Berishës emërimin e Xhixhos në krye të AKEP. Në 22 nëntor 2009, Sali Berisha, me kërkesë të Ilir Metës, emëron Piro Xhixhon në krye të AKEP, me sa duket për të vijuar avazin e ndërprerë në shkurt 2004.

Aferat e Metës me Piro Xhixhon, i cili i raportonte sistematikisht si ushtar Monikës, konfirmohen në dosjen e SPAK duke favorizuar kompani të ndryshme me AKEP, të cilat ndanin fitimet me çiftin Meta-Kryemadhi.

Pjesë nga dosja e SPAK për rolin e Piro Xhixhos në aferat e Metës

Në lidhje me bisedat e mësipërme që Piro Xhixho ka zhvilluar me Monika Kryemadhin, është pyetur shtetasi Piro Xhixho, ish kryetar i Autoritetit Komunikimeve Elektronike dhe Postare. Në deklarimin e tij ky shtetas sqaroi se çdo kompani e huaj që kishte kapacitetet e nevojshme teknike: mund të lidhte një marrëveshje interkoneksioni me kompanitë telefonike shqiptare dhe marrëveshjet ishin jashtë juridiksionit të AKEP-it. Kompanitë shqiptare që kryenin aktivitet të interkoneksionit, duhet të pajiseshin me një kod i quajtur ISPC Code i cili gjenerohej në Gjenevë me kërkesë të AKEP-it. Qe një kompani të pajisej me këtë kod, ajo detyrimisht duhej të kishte një marrëveshje me një kompani nga e cila do të importonte trafik të impulseve telefonike. Sasia e trafikut që një kompani e caktuar trafikonte verifikohej nga AKEP-i në mënyrë periodike, pranë centraleve të kompanive telefonike. Piro Xhixho deklaroi se e njihte shtetasin Adrian Shatku dhe kishte dijeni se kompania e tij kishte marrëveshje interkoneksioni me kompaninë AMC. Deklaruesi sqaroi se me shtetasin Ilir Metaj është njohur drejtëpërdrejtë kur Iliri u bë kryeministër dhe Piro u caktua anëtar i grupit të punës së privatizimit të AMC-së dhe dhënies së licensës për kompaninë Vodafone Al. 

Në vitin 2009, me propozim të partisë LSI është zgjedhur kryetar i AKEP-it, pozicion të cilin e ka mbajtur deri në Prill 2013 kohë kur është shkarkuar nga detyra nga Kryeministri Sali Berisha. Në muajin Tetor 2013, përsëri me propozim të LSI-së, është rikthyer në detyrë nga kryeministri Edi Rama. Lidhur me shtetasen Monika Kryemadhi, Piro Xhixho deklaroi se nuk ka patur asnjë marrëdhenie, mund të kishte pirë dy-tre herë kafe me të në mënyrë rastësore si dhe mund të kishte kryer biseda telefonike për ndonjë punësim në AKEP. Piro Xhixho mohoi që të kishte kryer raportim të vazhdueshëm te Monika Kryemadhi, lidhur me veprimtarinë e AKEP-it, apo takime që ai zhvillonte me ministrat. Lidhur me mesazhin që i ka dërguar Monika Kryemadhit në datën 25 Nëntor 2013, deklaruesi sqaroi se kishte kaluar kohë e gjatë por biseda bën fjalë për dokumentet që duhet të plotësonin S. M. dhe V. H. për të hapur një kompani e cila do të bënte trafikim të thirrjeve telefonike. Në datën 02 Dhjetor 2013, Monika Kryemadhi i kërkon Adrian Shatkut që të sjellë impulse te Vodafoni për Z. dhe V. por s’duhet ta dije njeri. Monika i kërkon që Adriani të bërë marrëveshje me Zamirin duke i shkruar ti bej dill me Zamirin”. Adriani i përgjigjet: -” Mos duhet ti ndihmojme per t’i instaluar sepse s’kane se kush por kur te vish ne Paris, flasim”. Monika i thotë se “Do bejne nje kontrate 4 vjecare por mos e diskuto me njeri”. Po aty, Monika Kryemadhit i shkruan Adrianit: “Neser lidhu me zamirin thuaj qe me tha Mona si e mendon ai pyete? Degjoje dhe pastaj veprojme”. Në datën 03 Dhjetor 2013 Adrian Shatku i shkruan Monikës: “Me Jaliman do to mar nesër. Fola me Zamirin do to nis nje email sot. Në Parim jemi ok. Me konfirmo me 9 në Paris? Thx”.

Në datën 12 Dhjetor 2013, Monika Kryemadhi i shkruan Piro Xhixhos se është me V. Piro i përgjigjet “Veshtirë me fol. Ose mbaro dhe e leme kur te jesh vetem”. Në datën 31 Janar 2014, Piro Xhixho njofton Monikën se Zamiri i ka kërkuar takim dhe e pyet nëse ajo kishte dijeni. Pas një orë e 25 minutave, Piro i shkruan përsëri Monikës duke i thënë “Mona përshëndetje. Erdhi Zamiri. Ashtu siç më the ti, kërkon bashkëpunim. Ka marrë mandat për të mbyllur problemet. Më tha ti nuk na i ke fajin, vetëm bë çfarë mundesh. I thashë do më kini në krah për sa mundem. Me respekt Piro”./PRAPASKENA

Tags: AKEPapartamenteerisa xhixhofarmacciilir metakorrupsionkryetar i Partisë së LirisëmashtrimePiro Xhixhovjedhje
Previous Post

Shfryhet operacioni i bujshëm anti-botox, Skerdi Faria kthehet nga arratia dhe lëviz lirshëm nëpër Tiranë, Deisa Shehaj vijon me injeksionet

Next Post

Festa në Astir që zbuloi të shkuarën kriminale të Joni Sadikaj

Next Post
Festa në Astir që zbuloi të shkuarën kriminale të Joni Sadikaj

Festa në Astir që zbuloi të shkuarën kriminale të Joni Sadikaj

Nuk i dha tarifën e plotë Monikës, si Meta e detyroi Haxhinaston të futej në pishinë me kollare
AKTUALITET

Nuk i dha tarifën e plotë Monikës, si Meta e detyroi Haxhinaston të futej në pishinë me kollare

by Editor
June 5, 2025
0

Dosja e SPAK për korrupsionin e Ilir Metës dhe Monika Kryemadhit vizaton LSI-në si një repart korrupsioni dhe plaçkitje me...

Read moreDetails
‘Të q* robt’/ Qytetari e kritikoi për anglishten, Erion Isai shpërthen me ofendime ndaj tij

‘Të q* robt’/ Qytetari e kritikoi për anglishten, Erion Isai shpërthen me ofendime ndaj tij

June 2, 2025
Ekzekutimi i anëtarit të grupit të Avdulajve në Durrës/ Vihen në pranga dy persona

Ekzekutimi i anëtarit të grupit të Avdulajve në Durrës/ Vihen në pranga dy persona

June 4, 2025
Zbardhen detaje të reja nga vrasja e Pjetër Kazës: 12 plumba…

Zbardhen detaje të reja nga vrasja e Pjetër Kazës: 12 plumba…

June 1, 2025
Përplasje “elefantësh” për 5 milionë euro tenderë te AKSHI pasi Gerond Meçe i çon të gjithë “në gjyq”, rivaliteti me Ermal Beqirin

Përplasje “elefantësh” për 5 milionë euro tenderë te AKSHI pasi Gerond Meçe i çon të gjithë “në gjyq”, rivaliteti me Ermal Beqirin

June 2, 2025
Facebook TikTok
Maska.al

Maska.al

Tel: 0696118290
Email: [email protected]

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

Silvinjo publikon listën e Kombëtares për ndeshjen me Serbinë, kush janë EMRAT surprizë

Formacionet zyrtare/ Ja si do të rreshtohet Shqipëria përballë Serbisë

June 7, 2025
Merret vendimi/ Trump anulon zyrtarisht 83% të programeve të USAID: Kanë keqpërdorur miliarda dollarë

Trump do të vendosë sanksione kundër Rusisë, por ka një kusht

June 7, 2025

© 2023 Maska.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit

© 2023 Maska.al