Monday, October 19, 2026
  • Login
Maska.al
Advertisement
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
Maska.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

Shfryhet operacioni i bujshëm anti-botox, Skerdi Faria kthehet nga arratia dhe lëviz lirshëm nëpër Tiranë, Deisa Shehaj vijon me injeksionet

Editor by Editor
in AKTUALITET, KRYESORE
0
Shfryhet operacioni i bujshëm anti-botox, Skerdi Faria kthehet nga arratia dhe lëviz lirshëm nëpër Tiranë, Deisa Shehaj vijon me injeksionet
0
SHARES
Share on FacebookShare on Twitter

Shfryhet operacioni i bujshëm anti-botox, Skerdi Faria kthehet nga arratia dhe lëviz lirshëm nëpër Tiranë, Deisa Shehaj vijon me injeksionet , PRAPASKENAT

Policia e Tiranës kreu një operacion të bujshëm në fund të tetorit të vitit 2024 kundër kontrabandës së botox-it që përdoret masivisht nga qendrat estetike në vend duke arrestuar disa persona dhe shpallur në kërkim të tjerë.

Mes të arrestuarve sipas njoftimit të policisë ishte edhe Deisa Shehaj administratore e klinikës “Deas Aesthetics clinic”, e akuzuar për veprat penale “Kontrabandë me mallra të licensuara” e kryer në bashkëpunim dhe “fshehje e të ardhurave”.

Shfryhet operacioni i bujshëm anti-botox, Skerdi Faria kthehet nga arratia dhe lëviz lirshëm nëpër Tiranë, Deisa Shehaj vijon me injeksionet , PRAPASKENAT

Po ashtu, në pranga ra edhe Mildon Kumaraku administratori i subjektin “Capo – AL shpk” i akuzuar për “Kontrabandë me mallra të licensuara” e kryer në bashkëpunim “Kontrabandë nga punonjësit që lidhen me veprimtarinë doganore” e kryer në bashkepunim dhe “fshehje e të ardhurave”. Subjekti privat që ai administronte dyshohet se kontrabandon dhe magazinon produktin e kundërligjshëm, si dhe furnizon me të, klinikat estetike.

Ndërkohë, po me aq bujë policia shpalli në kërkim edhe mjekun Skerdilajd (Skerdi) Faria, administrator i klinikës KEIT.

Operacioni, si shumë të ngjashëm, bëri bujë në rrjetet sociale dhe fotot e personave të arrestuar dhe shpallur në kërkim bën xhiron e rrjeteve sociale, por duket se gjithçka paska qenë një “vrimë në bujë”.

Siç rezulton nga verifikimet që ka bërë Korrieri, thuajse të gjithë personat që u njoftuan se u arrestuan tani lëvizin lirshëm, ndërkohë edhe mjeku Skerdilajd Faria është kthyer nga Italia ku ndejti në arrati për disa javë dhe tani vërtitet lirshëm në zonën e Zogut të Zi në Tiranë, ku edhe ka klinikën, kurse Deisa Shehaj vijon injektimet siç edhe e tregon në rrjetet sociale, krejtësisht e pashqetësuar nga policia.

Duket se operacioni është shfryrë keqazi dhe klinikat vijojnë punën normalisht duke vijuar injektimet. Gjithçka duket se ka ndodhur pas një ndërhyrjeje “nga lart”, ku aktorët më të rendësishëm janë marrë vesh për ndarjen e tortës dhe puna madje po vijon me intensitet më të lartë se më parë.

Tani, duket se policia nuk ka më probleme për botox-in dhe personazhet e operacionit të bujshëm vijojnë jetën normalisht, me gjasë me më shumë para në xhep dhe me marrëveshje të mbyllura me “peshkaqenët” e sektorit.

/korrieri

Tags: botoxDeisa ShehajdoktorinjeksionemashtrimeSkerdi faria
Previous Post

Aksidenti me dy viktima te Kthesën e Viroit, arrestohet shoferi i ushtrisë

Next Post

Dokumentet / Si i bleu Erisa Xhixho 4 shtëpi dhe farmacinë 310 mijë euro te QSUT

Next Post
Dokumentet / Si i bleu Erisa Xhixho 4 shtëpi dhe farmacinë 310 mijë euro te QSUT

Dokumentet / Si i bleu Erisa Xhixho 4 shtëpi dhe farmacinë 310 mijë euro te QSUT

“Shqipëria nuk është prona juaj, largohuni se na keni lodhur”
OP-ED

“Shqipëria nuk është prona juaj, largohuni se na keni lodhur”

by Pali
October 15, 2026
0

Nga Dario Skura Katër vite më parë u largova nga Shqipëria. U largova për të kërkuar më shumë nga vetja,...

Read moreDetails
72-vjeçari u gjet i vdekur në Lanë, policia mashtroi se ishte endacak! Dëshmitë: U vra nga policia gjatë protestës

72-vjeçari u gjet i vdekur në Lanë, policia mashtroi se ishte endacak! Dëshmitë: U vra nga policia gjatë protestës

October 19, 2026
Trupi i pa jetë në Lanë/ Burime për report.al, ja kush është viktima

Trupi i pa jetë në Lanë/ Burime për report.al, ja kush është viktima

October 18, 2026
Plagosje me armë zjarri në Shkozë, qëllohet një 45-vjeçari, autori në kërkim

Plagosje me armë zjarri në Shkozë, qëllohet një 45-vjeçari, autori në kërkim

October 15, 2026
Adelajda Roka, drejtoresha e Ramës, 5 leje për kulla klanit Çela-Çopja, ka shtëpi në resortin e sekuestruar

Adelajda Roka, drejtoresha e Ramës, 5 leje për kulla klanit Çela-Çopja, ka shtëpi në resortin e sekuestruar

August 12, 2025
Facebook TikTok
Maska.al

Maska.al

Tel: 0696118290
Email: [email protected]

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

Tensione në protestën e 19 tetorit, fishekzjarrë drejt selisë së PS-së dhe policia përgjigjet me gaz lotsjellës

Tensione në protestën e 19 tetorit, fishekzjarrë drejt selisë së PS-së dhe policia përgjigjet me gaz lotsjellës

October 19, 2026
Gazetari goditet me plumb gome gjatë protestës në Tiranë

Gazetari goditet me plumb gome gjatë protestës në Tiranë

October 19, 2026

© 2023 Maska.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit

© 2023 Maska.al