Friday, May 23, 2025
  • Login
Maska.al
Advertisement
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
Maska.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

SPAK kërkon 35 vite burg për organizatorin e atenatit ndaj Behar Sofisë

Editor by Editor
February 3, 2025
in AKTUALITET, KRONIKE
0
SPAK kërkon 35 vite burg për organizatorin e atenatit ndaj Behar Sofisë
0
SHARES
Share on FacebookShare on Twitter

SPAK ka dhënë ditën e sotme pretencën për Jemin Sherën, ku kërkon dënimin e tij me 35 vite burgim si organizatori i atenatit ndaj Behar Sofisë, i ekzekutuar më 25 shkurt të vitit 2021 në Tiranë. Ai vazhdon të jetë ende në arrati, teksa gjykimi i tij ka vijuar në mungesë.

Nga hetimet e SPAK ka rezultuar se Jemin Shera e ka marrë porosinë për të ekzekutuar Behar Sofinë dhe për ta realizuar vrasjen ka krijuar grupin kriminal.

Pjesëtarët e grupit e kanë vëzhguar shënjestrën e tyre për gjashtë muaj më radhë deri në momentin kur e ekzekutuan mëngjesin e 25 shkurt të vitit 2021, në afërsi të piramidës në Tiranë.

5 anëtarët e tjerë të grupit kriminal janë dënuar më parë nga Gjykata e Posaçme me 127 vite burg në total. Më konkretisht; Bujar Leza, Leonard Xhixha, Skënder Vathi dhe Xhuljano Visha janë dënuar me nga 30 vite burg secili. Ndërsa bashkëpunëtori i drejtësisë, Ernejt Shytin është dënuar me 7 vite burg. Të njëjtat vite dënimi me burg kishte kërkuar edhe Prokuroria e Posaçme (SPAK) në pretencën e saj.

Ernejt Shyti u arrestua dy javë pasi kishte kryer vrasjen e Behar Sofias në Mal të Zi, teksa punonte në ndërtim. Ai ka treguar me detaje se si qëlloi ndaj Behar Sofias, por edhe se kush ishin personat që e kishin dorëzanë dhe ishin të interesuar për eliminimin e bosit të drogës. Sipas Shytit, miku i fëmijërisë, Xhuliano Visha i propozoi fillimisht vrasjen e Behar Sofias.

“Xhuliano Vishën e kam shok prej 5-6 vitesh. Rreth mesit të muajit janar 2021 Xhuliano më tha: ‘A mund të vrasësh një njeri se unë nuk mund ta bëj. Do të marrim 50 milionë lekë nëse e vrasim’. Ai më shpjegoi se nuk mund ta vriste vetë personin sepse e kishte parë roja që rrinte jashtë ETC-së. Unë i thashë nuk e di, por do të shkojmë të shikojmë vendin dhe personin që do të vrisja. Dy ditë më pas jam nisur me Xhulianon nga Kërraba dhe kemi parkuar makinën poshtë ‘Varrezave të Dëshmorëve’. Nga aty kemi lëvizur drejt ETC me dy patina të miat që unë i kisha në bagazhin e makinës. Kur kemi mbërritur te ETC kemi qëndruar ulur në stolat bri Lanës. Më pas kaluam mbrapa godinës së ETC, ku Xhuliano më tregoi se nga dilte personi që do vrisnin”.

Pas Ernejt Shytit u arrestuan edhe bashkëpunëtorët e tjerë Xhuljano Visha,Leonard Xhixha, Bujar Leza dhe Skënder Vathi.

66-vjeçari Behar Sofia, i njohur si “padron droge”, u ekzekutua mëngjesin 25 shkurtit të vitit 2021 afër Piramidës në Tiranë, ndërsa vrasësi u largua me biçikletë. Autori pasi e ka ndjekur disa metra pranë shtëpisë së tij, i ka dalë para 66-vjeçarit dhe e ka qëlluar. I veshur sportiv, me kapele, syze e maskë anti-COVID pasi ka bërë atentatin ai është larguar dhe ka kaluar në këmbë urën e Lanës. Më pas ai ka marrë një biçikletë pranë kullave dhe është larguar drejt Kodrave të Liqenit.

Previous Post

Vrasja e Ramazan Matajt në Shkodër, Apeli lë në burg dy vëllezërit Hasaj

Next Post

Mallakastër/ Gjenden të vdekur në banesë dy vëllezër

Next Post
Mallakastër/ Gjenden të vdekur në banesë dy vëllezër

Mallakastër/ Gjenden të vdekur në banesë dy vëllezër

“Mbreti i Durrësit”, kush është Xhevdet Troplini , Poja që Berisha thotë se Rama ia çoi Veliajt në qeli
AKTUALITET

“Mbreti i Durrësit”, kush është Xhevdet Troplini , Poja që Berisha thotë se Rama ia çoi Veliajt në qeli

by Editor
March 7, 2025
0

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka bërë një deklaratë të fortë gjatë një konference për mediat, duke akuzuar Ministrin...

Read moreDetails
Ekskluzive/ Momenti i vrasjes së 29-vjeçarit Ermir Dedja (VIDEO)

Ekskluzive/ Momenti i vrasjes së 29-vjeçarit Ermir Dedja (VIDEO)

May 20, 2025

Të shtëna me armë në Tiranë/ Plagoset një person tek Komuna e Parisit

May 18, 2025
E bujshme/ Nuk doli dot deputet, vjen dorëheqja e parë në Shqipëri: Nga sot nuk jam më kryetar partie

E bujshme/ Nuk doli dot deputet, vjen dorëheqja e parë në Shqipëri: Nga sot nuk jam më kryetar partie

May 16, 2025
Fieri mbyll numërimin: Këta janë deputetët që fitojnë mandatin

Fieri mbyll numërimin: Këta janë deputetët që fitojnë mandatin

May 17, 2025
Facebook TikTok
Maska.al

Maska.al

Tel: 0696118290
Email: [email protected]

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

Reagon Belina Pupa: E vërteta e akuzave për kultivim kanabisi në Australi!

Reagon Belina Pupa: E vërteta e akuzave për kultivim kanabisi në Australi!

May 23, 2025
Trupi i Artan Lames kthehet të shtunën në atdhe, mesazhi prekës i bashkëshortes: Zemra e një idealisti pushoi së rrahuri

Trupi i Artan Lames kthehet të shtunën në atdhe, mesazhi prekës i bashkëshortes: Zemra e një idealisti pushoi së rrahuri

May 23, 2025

© 2023 Maska.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit

© 2023 Maska.al