Wednesday, July 22, 2026
  • Login
Maska.al
Advertisement
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
Maska.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

Malaj: Rama ka qejf të rrethohet nga njerëz që i thurin lavde si Musolinit

Editor by Editor
in AKTUALITET, KRYESORE, POLITIKE
0
Malaj: Rama ka qejf të rrethohet nga njerëz që i thurin lavde si Musolinit
0
SHARES
Share on FacebookShare on Twitter

Ish-ministri i Financave, Arben Malaj nuk i ka kursyer kritikat për Edi Ramën për mënyrën se si ai ka qeverisur prej vitit 2013 dhe premtimet e pambajtura prej tij.

Malaj gjatë një interviste deklaroi se Edi Rama pëlqen modelin e Erdoganit, duke shtuar më tej se modeli ekonomik i tij nuk përputhet me filozofinë e të majtës, por vendi është në duart e një grupi njerëzish.

“Vota kërkohet mbi bazën e premtimeve, por këtu te ne premtimet janë sa për të fituar mandatin sesa duhen realizuar me patjetër. 3 mandate janë shumë. Votuesit e kanë votuar PS, dikur me aleatë dhe dikur e vetme. Pushteti i gjatë dhe i fiksuar, apo pushteti absolut është sëmundja më e keqe që gërryen një vend. Një lidership i mirë duke ditur këto risqe, i duhet të gjejë mundësitë të mbrohet nga ato. Rruga më e mirë është të lejosh mendimin kundër, të lejosh oponencën, të sillesh me opozitën sikur je ti në opozitë.

Janë disa arritje, por një lider duhet të bëjë arritje të qendrueshme. Duhet një zhvillim i harmonizuar i vendit. Më 2025 Shqipëria tenton të joshë biznesmenë me paketën 1 euro. Europa e aplikoi në 89-ën. S’kemi pse ne t’u falim taksa. Nuk ka qenë një program i bazuar te kohezioni social. Modeli ekonomik i Ramës nuk përputhet me filozofinë tonë. Është përqendrimi i zhvillimit në pak duar, përqendrimi i parave në pak duar. Pastaj lind risku që biznesmenët influencojnë ligjin dhe lind kapja e shtetit.

Se kur do të largohen e vendos votuesi, por ideja ime është që problemi i liderëve është se nuk e dinë se kur duhet të largohen. Problemi i Ramës dhe këtij modeli, siç Rama ka qejf, si Erdogan, që nuk dinë se kur do të ikin. Kush do ja përcaktojë Ramës, ai është i rrethuar nga njerëz që vetëm i thurin lavde. Kur i thanë Musolinit çfarë i bëre Italisë, ai tha se të gjithë më thonin sa e bukur është, sa i mençur je, nuk e dija se ç’po bëja. Rama nuk e pëlqen sadopak qendrimin alternativ. Po të shihni se çfarë kë ndodhur me PS, figurat kryesore të saj u larguan. Të gjithë u larguan me një projekt të Ramës për të larguar xhaketat e vjetra.” – deklaron Malaj.

I pytetur nëse a ka gabuar Rama me përzgjedhjen e ekipeve qeverisëse, Malaj u përgjigj ironikisht se këtë gjë e tregojnë numri i dardhave që kanë ngrënë pa dijeni e tij. Sipas tij, kryeministri i ka njohur shumë mirë ata që ka vendosur në Qeveri.

“Po me aq shumë dardha që kanë ngrënë pa dijeninë e tij, se për ti zgjedhur ai i zgjodhi. Nuk ka influencë as kryesia as PS.

Shumë emra ishin të panjohur? Jo për Ramën. Ai i ka lavdëruar, ata nuk bëjnë debat. Dade dhe Meksei kishin profilin e tyre. PS u modernizua nga profesorët që studiuan në Berlin. Lanë profesionin për partinë.

Ishin Bufi, Maqo, Angjeli. Ajo që nuk ka ndodhur sot në PS është se sot ti dërgosh një sms një drejtuesi të qeverisë apo dikujt tjetër nuk të kthejnë një përgjigje. Ndoshta kanë frik nga SPAK, por është jo etike.” – tha Malaj.

Previous Post

Rama i fali 140 ha tokë shtetërore biznesmenit që po bën fushatën e fshehtë të PS në diasporë

Next Post

Arratiset nga burgu Xhevdet Plaku, kreu i një grupi kriminal

Next Post
Arratiset nga burgu Xhevdet Plaku, kreu i një grupi kriminal

Arratiset nga burgu Xhevdet Plaku, kreu i një grupi kriminal

Kamerat e sigurisë “fundosin” zyrtaret e Postës! Pamjet tregojnë lëvizjet e thasëve me para nga arka drejt zyrës së drejtoreshës
AKTUALITET

Kamerat e sigurisë “fundosin” zyrtaret e Postës! Pamjet tregojnë lëvizjet e thasëve me para nga arka drejt zyrës së drejtoreshës

by Redaktor Redaktor
July 19, 2026
0

Pamjet e kamerave të sigurisë janë një nga provat mbi të cilat Prokuroria mbështet dyshimet për përvetësimin e 69 milionë...

Read moreDetails
Doganierë të përfshirë? Skandali në Postën Shqiptare, Elisabeta Mataj tentoi të fshihej: Çfarë u zbulua në TIMS

Doganierë të përfshirë? Skandali në Postën Shqiptare, Elisabeta Mataj tentoi të fshihej: Çfarë u zbulua në TIMS

July 19, 2026
Policia fsheh ngjarjen e rëndë?! Aksidenti i rëndë, një person në koma, asnjë sqarim nga uniformat blu

Policia fsheh ngjarjen e rëndë?! Aksidenti i rëndë, një person në koma, asnjë sqarim nga uniformat blu

July 21, 2026
Detaje të reja nga atentati në Elbasan, kush ishin shënjestrat dhe si u plagos kamarieri 19-vjeçar

Detaje të reja nga atentati në Elbasan, kush ishin shënjestrat dhe si u plagos kamarieri 19-vjeçar

July 21, 2026
Atentat në Pogradec/ Kapet personi që siguroi vëzhgimin e shënjestrës, arrestohet edhe i plagosuri Brian Syzo

Atentat në Pogradec/ Kapet personi që siguroi vëzhgimin e shënjestrës, arrestohet edhe i plagosuri Brian Syzo

July 17, 2026
Facebook TikTok
Maska.al

Maska.al

Tel: 0696118290
Email: [email protected]

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

‘Po zbrazet vendi’, sondazhi i IRI godet qeverinë: Emigrimi dështimi numër një, pas tij korrupsioni dhe çmimet

‘Po zbrazet vendi’, sondazhi i IRI godet qeverinë: Emigrimi dështimi numër një, pas tij korrupsioni dhe çmimet

July 21, 2026
Kush përfiton nga “investitori strategjik”?

Kush përfiton nga “investitori strategjik”?

July 21, 2026

© 2023 Maska.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit

© 2023 Maska.al