Gjykata greke ka vedosur që shqiptari Aleksandër Luca, i dënuari me burgim të përjetshëm për përdhunimin dhe vrassjen e Eleni Topaloudi të dëmshpërblejë në shumën totale prej 905 mijë eurosh familjarët e studentes, e cila humbi jetën në moshën 19-vjeçare në nëntor 2018.
Vendimi është dhënë nga Gjykata e Shkallës së Parë e Rodosit për shqetësim të thellë mendor, ankth dhe dhimbje e pakapërcyeshme, shkruan Protothema.
Krimi ndodhi në Pefkos Lindos, Rodos , ku dy autorët, 19-vjeçari shqiptar në atë kohë dhe një 21-vjeçar grek, fillimisht dhunuan dhe torturuan Elenin për tre orë.
Aty ajo u hodh e gjallë nga një shkëmb në det, duke i shkaktuar vdekjen duke u mbytur, ndërsa tashmë ishte e plagosur rëndë dhe në gjendje gjysmë kome. Autorët u dënuan në mënyrë të parevokueshme, pas rrëzimit të apelit të tyre, me burgim të përjetshëm për vrasje nga pakujdesia.
Prindërit e Elenit , Ioannis Topaloudis dhe Kyriaki Armoutidou, vëllai i saj, gjyshja dhe të afërm të tjerë, iu drejtuan gjykatës civile duke kërkuar dëmshpërblim për ankthin mendor që pësuan.
Padia e tyre, e ngritur në bazë të nenit 932 të Kodit Civil, nxjerr në pah brutalitetin e paprecedentë të akteve, si dhe mashtrimin dhe mënyrën metodike me të cilën autorët tentuan të fshehin veprimet e tyre kriminale.
Kështu gjykata detyron vrasësin dhe përdhunuesin shqiptar të paguajë shumat e mëposhtme:
-240.000 euro babait, Ioannis Topaloudis
-240.000 euro nënës, Kyriaki Armoutidou
-200.000 euro vëllait të Eleni Topaloudit
-100.000 euro gjyshes së Eleni Topaloudit
-100.000 euro trashëgimtarëve të gjyshit të Eleni Topaloudit
-25.000 euro për secilin nga dajat e Eleni Topaloudit
Eleni Topaloudi u vra mbrëmjen e 28 Nëntorit 2018 nga dy të rinj, 21-vjeçari grek Manolis Koukouras dhe 20-vjeçari shqiptar Aleksandër Luca njëri grek dhe tjetri shqiptar. Trupi i saj u gjet i hedhur në shkëmbinj në det.
Eleni ishte e dashura e Aleksandër Lucës, por ky i fundit, sipas mediave greke i kërkoi që të kryente marrëdhënie edhe me shokun e tij. Kur hasën në rezistencën e studentes, miku i shqiptarit e qëlloi atë me shufër hekuri në kokë dhe më pas e hodhën atë në det.
Ngjarja ndodhi mbrëmjen 27 nëntorit të këtij viti. Nga goditjet, studentes greke i ishte këputur edhe veshi i majtë. Policia greke sqaroi se sipas ekspertizës vajza kishte qenë e gjallë kur u hodh në det, por nuk mundi të notonte nga plagët e marra dhe u mbyt.