Policia ka publikuar pamje nga kamerat e sigurisë të cilat kanë fiksuar momentin kur autori i vrasjes së 33-vjeçarit, Ramazan Mataj, është larguar nga vendngjarja me biçikletë.
Mataj u nxor në pritë nga një vajzë me të cilën fliste në Facebook dhe dyshohet se më pas është vrarë.
Nga hetimet rezultoi se shtetasi Arjon Hasaj, 29 vjeç, banues në Dragoç, për motive të dobëta, ka organizuar dhe ka kryer vrasjen e shtetasit Ramazan Mataj.
29-vjeçari, nëpërmjet llogarive të rreme në rrjete sociale, ka komunikuar me shtetasin Ramazan Mataj, për ta nxjerrë në pritë në fshatin Dragoç, ku dhe dyshohet se e ka vrarë.