Saturday, November 7, 2026
  • Login
Maska.al
Advertisement
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
Maska.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

Humbi jetën nga meningjiti në Durrës, shkolla reagim për 17-vjeçaren

Editor by Editor
in AKTUALITET, KRONIKE, KRYESORE
0
Humbi jetën nga meningjiti në Durrës, shkolla reagim për 17-vjeçaren
0
SHARES
Share on FacebookShare on Twitter

17-vjeçarja Noela Caka, që humbi jetën nga meningjiti akut një ditë më parë, mësonte në gjimnazin “Leonik Tomeo” në Durrës.

Ambientet e shkollës do të dezinfektohen, ndërsa autoritetet shëndetësore po gjurmojnë personat që kanë pasur kontakte me vajzën.

Mësohet se javën e kaluar 17-vjeçarja, Noela Caka ishte ekskursion me klasën në Voskopojë, dhe të mërkurën, 11 dhjetor, ka pasur gjendje virale, e cila sipas referimit të prindërve i ka kaluar shpejt.

Të enjten ka qenë mirë deri të premten. Ndërsa të shtunën ka shfaqur dhimbje koke shumë të forta dhe të vjella.

Ajo u transportua fillimisht në spitalin e Durrësit dhe më pas në shërbimin infektiv të QSUT, por humbi jetën pasi gjendja e saj u përkeqësua me shpejtësi.

Pas ngjarjes tragjike gjimnazi ‘Leonik Tomeo’ ku mësonte 17-vjeçarja kanë reaguar në rrjetet sociale, ku shprehin ngushëllimet për vdekjen e nxënëses se tyre.

“Me hidhërim të thellë njoftojmë ndarjen nga jeta, të nxënëses tonë N.C., për arsye shëndetësore. Të gjithë u mblodhën për t’i dhënë lamtumirën e fundit të mirës, të dashurës, të qeshurës, piktores tonë N. Është e vështirë të përshkruhet dhimbja që ndiejmë të gjithë. Ky ishte një lajm i pabesueshëm. Nuk është e lehtë të gjenden fjalët kur zemra është e rënduar nga humbja. N., do të na mungosh pafundësisht por do të jesh gjithmonë në zemrat tona. Qoftë shpirti yt në paqe! Ngushëllime familjarëve!”- thuhet në reagimin e shkollës.

Previous Post

Shtyhet seanca për sekuestron e dy vilave, Kryemadhi: Do ta ndjek çështjen në Strasburg

Next Post

3 shenjat më kreative të Horoskopit

Next Post
3 shenjat më kreative të Horoskopit

3 shenjat më kreative të Horoskopit

EKSKLUZIVE/ 50 mijë euro për të mbyllur skandalin e autobotit me naftë në Morinë? Denoncimi ndaj Erald Delilajt, si u zhdukën procesverbalet
AKTUALITET

EKSKLUZIVE/ 50 mijë euro për të mbyllur skandalin e autobotit me naftë në Morinë? Denoncimi ndaj Erald Delilajt, si u zhdukën procesverbalet

by Redaktor Redaktor
October 30, 2026
0

Një tjetër denoncim i rëndë për korrupsion dhe ndërhyrje në procedurat doganore mbërrin në redaksinë e Maska.al. Këtë herë, punonjës...

Read moreDetails
“Benz”-i përfundon në greminë, plagoset 22-vjeçari në Farret të Librazhdit

“Benz”-i përfundon në greminë, plagoset 22-vjeçari në Farret të Librazhdit

November 1, 2026
Linda Avdo, shqiptarja që përfaqëson San Marinon në “The Miss Globe 2026”

Linda Avdo, shqiptarja që përfaqëson San Marinon në “The Miss Globe 2026”

November 2, 2026
Ekskluzive-Denoncime të rënda për korrupsion në Dogana/ Kërkohet hetim nga SPAK për Erald Delilaj

Ekskluzive-Denoncime të rënda për korrupsion në Dogana/ Kërkohet hetim nga SPAK për Erald Delilaj

October 29, 2026
Emërime, lidhje familjare dhe denoncime për dhunë në Policinë e Shtetit

Incident në pikën kufitare të Kapshticës, shefi i policisë akuzohet për dhunë ndaj një doganieri

November 1, 2026
Facebook TikTok
Maska.al

Maska.al

Tel: 0696118290
Email: [email protected]

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

Kërcënime ndaj trafikut ajror në Kopenhagen, policia daneze nis hetimet

Kërcënime ndaj trafikut ajror në Kopenhagen, policia daneze nis hetimet

November 6, 2026
Tërmeti me magnitudë 6.1 ballë godet Tokion, ja çfarë thonë autoritetet japoneze

Tërmeti me magnitudë 6.1 ballë godet Tokion, ja çfarë thonë autoritetet japoneze

November 6, 2026

© 2023 Maska.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit

© 2023 Maska.al