Thursday, September 10, 2026
  • Login
Maska.al
Advertisement
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
Maska.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

Kalon për gjykim inceneratori i Tiranës, 3 të pandehur kërkojnë gjykim të shkurtuar

Editor by Editor
in AKTUALITET, KRONIKE, KRYESORE
0
Kalon për gjykim inceneratori i Tiranës, 3 të pandehur kërkojnë gjykim të shkurtuar
0
SHARES
Share on FacebookShare on Twitter

Gjykata e Posaçme ka pranuar kërkesën e SPAK dhe ka kaluar për gjykim dosjen e inceneratorit të Tiranës, ku në total janë marrë të pandehur 12 persona.

Mësohet se vetëm tre prej të pandehurve kanë kërkuar gjykim të shkurtuar, më konkretisht Silena Tola, Alba Thoma dhe Pëllumb Abeshi. Kjo kërkesë do shqyrtohet në seancën e ardhshme nga një tjetër gjyqtar.

Ndërsa të pandehurit e tjerë, Lefter Koka, Erjon Murataj, Bledar Karoli, Taulant Tusha, Namik Simixhiu, Etleva Kondi, Valbona Ballgjini, Sidita Kopliku dhe Jetmir Llapaj kanë kërkuar procedurën e gjykimit të zakonshëm.

Zyrtari më i lartë që është marrë i pandehur për këtë çështje është ish-ministri i Mjedisit, Lefter Koka, i cili është dënuar edhe për inceneratorin e Fierit dhe të Elbasanit. Të pandehurit e tjerë janë zyrtar të nivelit më të ulët.

Ndërkohë, çështja për ish-sekretarin e Përgjithshëm të Ministrisë së Mjedisit Alqi Bllako për inceneratorin e Tiranës është ndarë më vete. Sa i përket dy biznesmenëve Klodian Zoto dhe Mirel Mërtiri, ata vazhdojnë të jenë ende në kërkim.

Urdhër-arreste për inceneratorin e Tiranës u lëshuan në Dhjetor të vitit 2023, ndërsa më 2 Gusht, Prokuroria e Posaçme njoftoi zyrtarisht mbylljen e hetimeve për 12 personat e akuzuar, nën dyshimin se kanë kryer veprën penale “shpërdorim detyre”.

Opozita i ka konsideruar hetimet e SPAK për inceneratorin si të cunguara dhe me “regji”, për sa kohë nuk merren të pandehur kryebashkiaku Erion Veliaj, sekretar i Përgjithshëm i Këshillit të Ministrave, Engjëll Agaçi dhe kryeministri Edi Rama.

Previous Post

Vrasja e Martinit, del rezultati i akt-ekspertimit, u zbuluan dy profile ADN-je

Next Post

Shorti i Botërorit/ Shqipëria do të përballet me Anglinë dhe Serbinë

Next Post
Shorti i Botërorit/ Shqipëria do të përballet me Anglinë dhe Serbinë

Shorti i Botërorit/ Shqipëria do të përballet me Anglinë dhe Serbinë

Ja ku u mor me qira makina e vrasësve të Viktor Bardhit…
AKTUALITET

Ja ku u mor me qira makina e vrasësve të Viktor Bardhit…

by Redaktor Redaktor
September 4, 2026
0

InfoNews ka siguruar foton e një automjeti tip “Skoda”, i dyshuar se u përket autorëve të vrasjes së 65-vjeçarit Viktor...

Read moreDetails
Alarmi për lodrat “Squishy”, mijëra tërhiqen nga tregu! Rrezik për lëndime serioze dhe vdekje te fëmijët

Alarmi për lodrat “Squishy”, mijëra tërhiqen nga tregu! Rrezik për lëndime serioze dhe vdekje te fëmijët

September 4, 2026
Pas dhunës nga Joz Marku, reagon për herë të parë babai i Eduard Kuçit

Pas dhunës nga Joz Marku, reagon për herë të parë babai i Eduard Kuçit

September 7, 2026
Vrasja në Mirditë/ Ky është 65-vjeçari Viktor Bardhi që u ekzekutua brenda në makinën e tij

Vrasja në Mirditë/ Ky është 65-vjeçari Viktor Bardhi që u ekzekutua brenda në makinën e tij

September 4, 2026
Drogë pranë shkollave e lokaleve të natës/ 20 në pranga, operacioni nën drejtimin e Esmeralda Bashos

Drogë pranë shkollave e lokaleve të natës/ 20 në pranga, operacioni nën drejtimin e Esmeralda Bashos

September 6, 2026
Facebook TikTok
Maska.al

Maska.al

Tel: 0696118290
Email: [email protected]

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

“Pse puthe të dashurin tim”/ U dhunua nga 3 vajzat në Fier, 17-vjeçarja rrëfen ngjarjen

“Pse puthe të dashurin tim”/ U dhunua nga 3 vajzat në Fier, 17-vjeçarja rrëfen ngjarjen

September 10, 2026
“Jemi me brekë të grisura dhe flasim për AI”, Korreshi-Manjës: Në njësitë administrative s’ka as kompjuter

“Jemi me brekë të grisura dhe flasim për AI”, Korreshi-Manjës: Në njësitë administrative s’ka as kompjuter

September 10, 2026

© 2023 Maska.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit

© 2023 Maska.al