Sunday, May 25, 2025
  • Login
Maska.al
Advertisement
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
Maska.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

“O i bukuri i dheut”/ Zbardhen komunikimet mes gjyqtares Pajtime Fetahu dhe Suel Çelës

Editor by Editor
November 27, 2024
in AKTUALITET, KRONIKE, KRYESORE
0
“O i bukuri i dheut”/ Zbardhen komunikimet mes gjyqtares Pajtime Fetahu dhe Suel Çelës
0
SHARES
Share on FacebookShare on Twitter

Top Channel ka zbardhur disa nga bisedat e dosjes voluminoze të SPAK për grupin kriminal të Suel Çelës, i cili çoi në arrestimin e 18 personave, dy gazetarëve në detyrim paraqitje dhe të një avokateje në arrest shtëpie.

Në një bisedë të zbardhur nga në dosje, bëhet fjalë për 4 vite më parë ku Suel Çela flet në Sky Eç nën pseudonimin Marjus Lulaj, me gjyqtaren Pajtime Fetahu.

Biseda dyshohet se është zhvilluar në kontekstin e procesit gjyqësor që po zhvillohej në Gjykatën e Shkallës së Parë Elbasan në ngarkim të shtetasit Astrit Sinanaj. Nga biseda dyshohet së Pajtime Fetahu e bën me dije Marjus Lulaj se dy gjyqtarët e tjerë të çështjes janë ndikuar me qëllim favorizimin e pozitës proceduriale penale të Astrit Sinanaj.

Marjus Lulaj shprehet se do t’i kontaktoj dy gjyqtarët të cilët i identifikon si “Zyniu” i cili dyshohet se është Zihni Shahu dhe “Landi”, i cili dyshohet se është Taulant Tafa dhe këtë të fundit do ta detyrojë të kthejë mbrapa atë çfarë ka marrë duke nënkuptuar se ky gjyqtar ka marrë ryshfet, përndryshe “do t’i montojë bombën në kokë të dyve”. Qëllimi për të cilin Marjus Lulaj angazhohet të ndikojë dyshohet se ka të bëjë me dhënien e dënimit maksimal ndaj Astrit Sinanaj të cilin e sheh si anëtar të grupit rival në Elbasan i cili ka ndërmarrë veprime konkrete në dëm te jetës së bashkëpunëtorit të tij Fuad Verzivolli.

Mbrëmjen e 20 majit 2020, Sueli komunikon me Pajtimen për ku thotë se “Unë skam vdek akoma t’i lejoj ata të bëjnë përshesh…do t’i takoj të dy un e shikoj nëse janë të lëkundur…nga sot fillova veprimet…me Landin kam fol pak përpara…Zyniun e prita ta takoj nuk erdhi do t’i shkoj te shpia….sot i kërkova takim me Landin…habitem ata janë të dy frikacakë Zyniu s’më kapi mu me dorë si do ndimoj atë…jam shum i qart…ta thash jam gjallë akoma un….do i kthejnë prap atje nëse ka marr…pse do ja montoj atyre dyve bombën nkok…”.

I hetuari Marjus Lulaj shprehet se do të kërkojë konfirmimin e akuzës dhe nuk i interesojnë detaje të tjera, në fund ai shprehet se pas bisedës me gjyqtarët në fjalë ka dhe zgjidhjen tjetër të cilën e përshkruan vijon “…un e kam zgjidhjen time do ti hy te dyve neper shtëpia nëse e shoh qe po luajnë…”.

Bisedat vijojnë me Marjus Lulaj i cili i e fton ta takojë gjyqtaren Fetah në banesën e tij, si dhe e bën me dije se gjyqtarin të cilin e identifikon me emrin “Zyni” do ta kërcënojë në banesën e tij, Lulaj shkruan “do vi te shpia te parku un hajde dhe ti atje nesër ose pasnesër si thua?… që të flasim më mirë gojarisht….me thuaj ti kur mundesh…un sot thjesht i kam kërku takim Landit kaq… me Zyniun nuk kam ca takoj sa dëgjova këto e menova mas pretencës t’i futem në shpi ta tromaks pak e ta bëj ai pastaj po pat këllqe…”.

Nga bisedat e zbërthyera nga Sky Eç, duket se Suel Çela kishte komunikim shumë të “ngrohtë” me gjyqtaren e Elbasanit Pajtime Fetahu, madje kjo e fundit i drejtohet atij “o i bukuri i dheut”.

Pjesë e shkurtër nga bisedat:

Pajtime Fetahu:Nuk me pëlqejnë veprimet qe mora vesh dje.

Marjus Lulaj: Unë s’kam vdek akoma t’i lejoj ata te bëjnë përshesh”. “Do ti takoj të dy un e shikoi nëse janë të lëkundur”.

Pajtime Fetahu: 90% po e bëjnë përsheshin”. “Por mos i bjer ne sy qe te informova unë sepse ai dje me tha dhe duket që të kam thënë unë./ Top Channel

Previous Post

Lirohen 21 protestues të ndaluar, Metaliaj: Ne nuk ndalemi

Next Post

Berisha i lirë, GJKKO njoftim

Next Post
Berisha i lirë, GJKKO njoftim

Berisha i lirë, GJKKO njoftim

“Mbreti i Durrësit”, kush është Xhevdet Troplini , Poja që Berisha thotë se Rama ia çoi Veliajt në qeli
AKTUALITET

“Mbreti i Durrësit”, kush është Xhevdet Troplini , Poja që Berisha thotë se Rama ia çoi Veliajt në qeli

by Editor
March 7, 2025
0

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka bërë një deklaratë të fortë gjatë një konference për mediat, duke akuzuar Ministrin...

Read moreDetails
Ekskluzive/ Momenti i vrasjes së 29-vjeçarit Ermir Dedja (VIDEO)

Ekskluzive/ Momenti i vrasjes së 29-vjeçarit Ermir Dedja (VIDEO)

May 20, 2025
U përfol për skandal seksual me Tërmet Peçin, reagon Elda: Ishte situatë pune

U përfol për skandal seksual me Tërmet Peçin, reagon Elda: Ishte situatë pune

May 25, 2025
URGJENTE/ KUJDES NGA UBA Bank: Mungesë transparence dhe sigurie në pagesat online

URGJENTE/ KUJDES NGA UBA Bank: Mungesë transparence dhe sigurie në pagesat online

May 22, 2025
E FUNDIT/ Tre shqiptarë të vdekur, katër të plagosur në Gjermani

E FUNDIT/ Tre shqiptarë të vdekur, katër të plagosur në Gjermani

May 25, 2025
Facebook TikTok
Maska.al

Maska.al

Tel: 0696118290
Email: [email protected]

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

Këlliçi tregon ç’do të ndodhë në Kuvendet e PD në vijim

Këlliçi tregon ç’do të ndodhë në Kuvendet e PD në vijim

May 25, 2025
Kur Edi Rama godiste Evropën se mbyllte sytë për Shqipërinë

Kur Edi Rama godiste Evropën se mbyllte sytë për Shqipërinë

May 25, 2025

© 2023 Maska.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit

© 2023 Maska.al