Saturday, September 12, 2026
  • Login
Maska.al
Advertisement
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
Maska.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

Vrasësi i Martin Canit nxënës ekselent, babai i 14-vjeçarit nxjerr dëftesën me 10-ta të të birit

Editor by Editor
in AKTUALITET, Uncategorized
0
Vrasësi i Martin Canit nxënës ekselent, babai i 14-vjeçarit nxjerr dëftesën me 10-ta të të birit
0
SHARES
Share on FacebookShare on Twitter

Mario Perlleshaj, 14 vjeçari që akuzohet se ka vrarë me thikë shokun e tij të shkollës Martin Cani, rezulton se ka qenë një nxënës ekselent te “Fan Noli”. Babai i tij, i tronditur dhe pa fjalë nga ngjarja e kobshme, ka nxjerr deftesën e tij të shkollës.

Siç u pa dhe nga pamjet që solli emisioni “Top Story”, Mario Perlleshaj i kishte të gjitha lëndët 10-ta. Babai i tij, Ndue Përlleshaj i ka vënë në dispozicion gazetarit Eraldo Harlicaj deftesën e djalit, të cilën mund ta shihni më poshtë.

“Unë nuk di asnjë gjë, as si ka ndodh dhe as çfarë ka ndodh. Unë kam qenë në ndërtim kur ka ndodh problemi, ka kamera. Mos të spekulojmë, unë punoj me djersë, mbaj familjen time. Kush është ai prind që i lë thikë fëmijë?! Ça i ke këto pyetje banale që bën. Unë nuk kam fjalë për të thënë për familjen që i ka ndodhur fatkeqësia. Nuk kam fjalë, do të flas. Le ta marrë ligji në dorë. Djali është i tronditur, i shokuar, ai nuk di çfarë flet. Është në spital, i plagosur”, u shpreh Ndue Perlleshaj.

Ai është shprehur se familja e tij është e tronditur nga ngjarja dhe dhimbja është aq e madhe sikur të kishte vdekur djali i tij. Ndue ka theksuar se nuk ka folur me familjen e 14 vjeçarit të ndjerë, por do ta bëjë atë sepse ata nuk kanë dashur t’i bëjnë keq askujt.

“Me familjen e Martinit nuk kam folur. Kam aq burrni, aq karakter e aq shpirt sa të flas me familjen e Martinit. Nuk i kam bërë keq askujt në jetën time, unë nuk jam familje ordinere. Jam familje që punojmë në ndërtim. Kemi një djalë, që jemi munduar me e rrit.

Ju keni publikuar budalliqe më përpara. Keni dashur me degjeneru familjen time. Unë dhimbjen e ndaj me zotërinë, sikur të më kishte vdek djali im. Unë njerëzit nuk i ndaloj dot, mua më intereson fatkeqësia e zotërisë. Djali im është i sëmurë, është në spital, jashtë rrezikut për jetën”, tha Ndue Perlleshaj.

Previous Post

A do e takonte vrasësin e djalit? Babai i Martinit: Jam kaq i tronditur sa nuk e përballon dot truri

Next Post

Vrasja e Martin Canit, Gjykata cakton “arrest në burg” për 14-vjeçarin

Next Post
Vrasja e Martin Canit, Gjykata cakton “arrest në burg” për 14-vjeçarin

Vrasja e Martin Canit, Gjykata cakton "arrest në burg" për 14-vjeçarin

Ja ku u mor me qira makina e vrasësve të Viktor Bardhit…
AKTUALITET

Ja ku u mor me qira makina e vrasësve të Viktor Bardhit…

by Redaktor Redaktor
September 4, 2026
0

InfoNews ka siguruar foton e një automjeti tip “Skoda”, i dyshuar se u përket autorëve të vrasjes së 65-vjeçarit Viktor...

Read moreDetails
Pas dhunës nga Joz Marku, reagon për herë të parë babai i Eduard Kuçit

Pas dhunës nga Joz Marku, reagon për herë të parë babai i Eduard Kuçit

September 7, 2026
Drogë pranë shkollave e lokaleve të natës/ 20 në pranga, operacioni nën drejtimin e Esmeralda Bashos

Drogë pranë shkollave e lokaleve të natës/ 20 në pranga, operacioni nën drejtimin e Esmeralda Bashos

September 6, 2026
Adelajda Roka, drejtoresha e Ramës, 5 leje për kulla klanit Çela-Çopja, ka shtëpi në resortin e sekuestruar

Adelajda Roka, drejtoresha e Ramës, 5 leje për kulla klanit Çela-Çopja, ka shtëpi në resortin e sekuestruar

August 12, 2025
Rama i jep Alban Eftimit stadiumin “Selman Stërmasi” për të ngritur kulla. Tjetër aferë korruptive që sfidon SPAK-un

Rama i jep Alban Eftimit stadiumin “Selman Stërmasi” për të ngritur kulla. Tjetër aferë korruptive që sfidon SPAK-un

December 30, 2024
Facebook TikTok
Maska.al

Maska.al

Tel: 0696118290
Email: [email protected]

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

Të rinjtë ikin, por dhe ata që mbeten nuk kanë ku punojnë, papunësia e tyre rritet 16%

Të rinjtë ikin, por dhe ata që mbeten nuk kanë ku punojnë, papunësia e tyre rritet 16%

September 11, 2026
Rritet emigrimi, 69 mijë shqiptarë morën leje qëndrimi në BE në 2025

Rritet emigrimi, 69 mijë shqiptarë morën leje qëndrimi në BE në 2025

September 11, 2026

© 2023 Maska.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit

© 2023 Maska.al