Thursday, June 4, 2026
  • Login
Maska.al
Advertisement
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
Maska.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

KONTRATA/ U padit në SPAK , Emiljano Dusha me MSSC merr miliona euro shtesë, çfarë fshihet pas raportit preferencial?

Editor by Editor
in AKTUALITET, KRYESORE, Uncategorized
0
KONTRATA/ U padit në SPAK , Emiljano Dusha me MSSC merr miliona euro shtesë, çfarë fshihet pas raportit preferencial?
0
SHARES
Share on FacebookShare on Twitter

U padit në SPAK , Emiljano Dusha me MSSC merr miliona euro shtesë, çfarë fshihet pas raportit preferencial?

Shtesat e kontratave janë një ndër format më klasike të abuzimit me fondet, e cila është përdorur dhe po përdoret gjerësisht te rrugët, ndërkohë që siç konstatohet nga dokumentet që ka siguruar Gazeta Jonë, kjo praktikë, shtesa e kontratave, po ndodh edhe në sektorin e mbrojtjes, pikërisht në atë të pajisjes me armatim te forcave të armatosura.

Gazeta konstaton se Ministria e Mbrojtjes i ka dhënë kompanisë, Military System Supply Company me pronar Emiljano Dushën, një shtesë kontrate të majme për pajisjen me armë të Repartit nr.1001, ose siç njihet ndryahe Reparti i Forcave Komando.

Bëhet fjalë për miliarda lekë, të cilat i shtohen kontratës së parë prej 30 milion euro që kompania në fjalë mori dy vjet më parë pikërisht për blerje armësh.

Gazeta Jonë mëson se kontrata shtesë është lidhur në 30 maj 2024 dhe ka nisur zbatimi i saj gjatë periudhës shtator-tetor, ku edhe janë lëshuar faturat e para të pagesës nga Military System Supply Company (MMSC) në drejtim të Repartit Ushtarak nr.1001 në Tiranë.

Dy pagesat e para janë bërë në fund të tetorit 2024 dhe e treta, me vlerë 82 milion lekë (820 000 euro) është bërë në mes të këtij muaji.

Deri më tani, MMSC me pronar Emiljano Dushën ka marrë rreth 50 milion euro tendera nga shteti shqiptar, ku pjesën e luanit, pikërisht 30 milion euro i ka marrë “me një dorë” gjatë dy viteve të shkuara pikërisht për të blerë armë në shërbim të ushtrisë shqiptare. Tenderët e Ministrisë së Mbrojtjes kanë qenë nën vëzhgim edhe nga SPAK për shkak të dyshimeve për klientelizëm gjatë përcaktimit të kushteve për fituesit, ndërkohë që MSSC e Dushës rezulton kompania e preferuar e Rilindjes për këto tenderë.

Dhe siç ka raportuar me herët Gazeta Jonë, kjo nuk ndodh rastësisht pasi Emiljano Dusha rezulton se është një biznesmen që ka mbështetur vazhdimisht PS-në dhe të majtën që në vitin 2005 kur edhe u akuzua publikisht nga gazetari Mero Baze se ishte goditur nga grupi i Dushës gjatë zgjedhjeve.

Emri i tij u lakua nga PD edhe gjatë zgjedhjeve të vitit 2021 ku Belind Këlliçi një padi në SPAK me akuzën se Dusha bashkë me rrethin e tij shoqëror, Ardian Davidhi dhe Aleksandër Lipivani kishin blerë vota për socialistët në atë periudhë.

KONTRATA/ U padit në SPAK , Emiljano Dusha me MSSC merr miliona euro shtesë, çfarë fshihet pas raportit preferencial?
KONTRATA/ U padit në SPAK , Emiljano Dusha me MSSC merr miliona euro shtesë, çfarë fshihet pas raportit preferencial?

Kjo padi u shua dhe nuk dihet çfarë kandodhur me të, ndërkohë që Dusha vijoi të marrë thuajse të gjitha tenderët e armëve bashkë me disa lojtarë të tjerë të vegjël përrreth, pavarësisht se kush ishte ministër i Brendshëm apo i Mbrojtjes.

Siç mëson Gazeta Jonë, Emiljano Dusha ka bërë edhe disa “akrobacira” me bilancin e kompanisë si edhe kapitalin e saj fill pas tenderit 30 milion euro, duke shmangur pagesën e tatimit mbi dividentin në një vlerë të konsiderueshme, por këto janë detaje që kërkojnë më shumë hapësirë për t’u shpjeguar.

Previous Post

Dokumentet / Si mashtruesi i GULF Albano Aliko fshihet pas mafies KFC, karteli i kompanive, në skenë Amant Josifi, Shpresa Breçani, call centera, pastrim parash dhe një rrjet gjeorgjan

Next Post

Koka apo masha e korrupsionit? BËMAT e ish-drejtoreshës Erinda Fino , të cilës SPAK i mori telefonin

Anëtarët e rinj të Këshillit të PD, përfundon procesi i numërimit të votave
AKTUALITET

Anëtarët e rinj të Këshillit të PD, përfundon procesi i numërimit të votave

by Lom Lom
May 31, 2026
0

Ka përfunduar procesi i numërimit të votave të delegatëve për zgjedhjen e anëtarëve të rinj të Këshillit Kombëtar të Partisë...

Read moreDetails
U diktua nga policia teksa kryente manovra para Komisariatit, viktima e aksidentit në Lushnje, vëllai i zv.ministres

U diktua nga policia teksa kryente manovra para Komisariatit, viktima e aksidentit në Lushnje, vëllai i zv.ministres

June 2, 2026
Tragjedia e Durrësit/ Babai i 8 vjeçarit të plagosur: Shoferin e kam denoncuar disa herë, policia vinte e ikte

Tragjedia e Durrësit/ Babai i 8 vjeçarit të plagosur: Shoferin e kam denoncuar disa herë, policia vinte e ikte

May 29, 2026
Bordi ‘luan’ sërish me çmimet, ja me sa do të shitet nafta

Bordi ‘luan’ sërish me çmimet, ja me sa do të shitet nafta

June 2, 2026
Bordi i Transparencës merr vendimin, ja çmimet e reja për naftën dhe benzinën

Bordi i Transparencës merr vendimin, ja çmimet e reja për naftën dhe benzinën

May 30, 2026
Facebook TikTok
Maska.al

Maska.al

Tel: 0696118290
Email: [email protected]

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

Miratohet nisja e negociatave për heqjen e roaming-ut mes BE-së dhe Ballkanit Perëndimor

Miratohet nisja e negociatave për heqjen e roaming-ut mes BE-së dhe Ballkanit Perëndimor

June 3, 2026
Tre orë protestë, ndizet bulevardi: Pa ikur Rama nuk largohemi!

Tre orë protestë, ndizet bulevardi: Pa ikur Rama nuk largohemi!

June 3, 2026

© 2023 Maska.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit

© 2023 Maska.al