Me pankarta të shumta në duar, me mesazhe për institucionet, qytetarët kanë kërkuar drejtësi dhe siguri pas ngjarjes së rëndë ku humbi jetën 14-vjecari, Martin Cani.
Prindërit dhe nxënësit kanë hedhur bojë në asfaltin para Ministrisë së Arsimit te Rruga e Durrës në shenjë proteste pas vrasjes së 14-vjeçarit.
Adoleshenti Martin Cani u vra pranë shkollës Fan Noli pas një sherri me bashkëmoshatarë, teksa ngjarja ka ngritur një shqetësim të madh lidhur me dhunën tek të rinjtë.