Friday, May 9, 2025
  • Login
Maska.al
Advertisement
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
Maska.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

Skandali i MCA/ Hije të forta dyshimi për vdekjen “e papritur” të agjentit të SHISH: Mehmet Kadrija u vra, apo…

Editor by Editor
November 13, 2024
in AKTUALITET, KRYESORE
0
Skandali  i MCA/ Hije të forta dyshimi për vdekjen “e papritur” të agjentit të SHISH: Mehmet Kadrija u vra, apo…
0
SHARES
Share on FacebookShare on Twitter

Mehmet Kadrija, një ish-punonjës i SHISH deri në verën e vitit 2023, ka ndërruar jetë papritur nga shkaqe të panjohura në moshën 59 vjeç.

Nuk është e qartë nëse ai ka vdekur brenda apo jashtë ambienteve të institucionit sekret, por ajo që dihet me siguri është se Mehmeti ishte kthyer në armik të Micro Credit Albania.

Kadrija kishte dërguar letra, përpara se të ndërronte jetë “papritur“, të cilat tregojnë se agjenti i Shërbimit Informativ të Shtetit përndiqej nga banda mashtruese e mikrokredive. Përmbaruesit dhe drejtuesit e tyre, u zbuluan vetëm pak muaj më parë kur Prokuroria e Tiranës nxori urdhërarrestet, por beteja e Mehmet Kadrisë me Micro Credit Albania dhe shoqëritë e tjera mashtruese të përmbarimit kishte nisur vite më parë, shkruan newsbomb.

Meti, si e thërrisnin kolegët kishte nisur një betejë të guximshme kundër rrjetit famëkeq të mikrokredive, i drejtuar nga grupi MCA, i akuzuar për zhvatje dhe shkatërrim financiar.

Kolegë dhe të afërm të tij ngrenë shumë pikëpyetje për vdekjen e papritur të Mehmet Kadrisë.

“Ai ishte mirë e bukur një mëngjes në një kafe përballë rrethimit të SHISH, kur pas disa orësh dëgjuam që kishte vdekur pa asnjë shkak. U varros në fshatin e tij pa marrë vesh arsyen e vdekjes...” Megjithëse informacioni nga SHISH mbahet hermetik, burimet tregojnë për një përplasje të ashpër që Mehmet Kadrija kishte me MCA. “Këtë e dinte gjithë SHISH se ata e kishin përndjekur deri në punë…”

Dhjetëra dokumente që Mehmeti i ruante me fanatizëm janë gjetur nga familjarë pas vdekjes së tij. Kadrija në dy raste ngre akuza të rënda me denoncimet e bëra nga ai vetë një vit para se të ndërronte jetë. Në denoncime shkruhet historia e mikrokredive e futur brenda rrethimit sekret të SHISH. Ai u persekutua pa asnjë frikë nga MCA, edhe pse ishte punonjës në detyrë i shërbimit sekret. Letrat që ka lënë pas vdekjes Mehmet Kadrija kanë fjetur në institucionet më të larta të shtetit, duke përfshirë Kryeministrinë, Ministrinë e Drejtësisë dhe askush nuk foli derisa punonjësi i SHISH vdiq nga “shkaqe të panjohura.”

Rasti i Mehmet Kadrisë, punonjës i Shërbimit Informativ Shqiptar, i cili ndërroi jetë para se të gjente të drejtën e tij, ringjall frikën dhe dyshimet për fuqinë e errët të bandave të mikrokredive në Shqipëri. Mehmeti akuzoi para vdekjes praktikat shfrytëzuese të rrjetit të mikrokredive duke denoncuar mënyrën sesi ato vepronin në mënyrë abuzive. Si bllokonin të ardhurat duke shkatërruar jetën personale dhe deri atë profesionale. Por pavarësisht përpjekjeve të vazhdueshme për të kërkuar ndihmë nga institucionet, zëri i tij u injorua në mënyrë sistematike. Vdekja e Mehmetit, e cila erdhi në kulmin e kësaj beteje personale, po shihet tashmë nga miqtë dhe kolegët e tij si e dyshimtë dhe ndoshta e orkestruar. Ata janë të bindur se ai kishte arritur të grumbullonte të dhëna të ndjeshme mbi personat që qëndronin pas kësaj skeme shfrytëzuese, duke e vënë veten në shënjestër të atyre që përfitonin nga këto veprime të errëta.

Mehmet Kadrija ka ndërruar jetë në verën e vitit 2023 në rrethana misterioze, në mes të një përplasjeje me MCA. Olsi Ibro, i dyshuar si organizatori i skemës, ka ndërruar jetë një vit më pas në rrethana akoma të paqarta të një vetëvrasjeje. Pikëpyetje të shumta ngrihen mbi këto vdekje, të cilave shteti duhet t’u japë përgjigje.

Previous Post

Proda kërkon rritje të buxhetit për Policinë e Shtetit

Next Post

Motrat Vokshi lidhje me kulla parash kokaine, zhvatjen e naftës, pastrim parash dhe korrupsion. Albana nuk deklaron pasurinë e burrit

EMRAT/ Detaje nga të shtënat me armë, 5 të plagosur në Laç
AKTUALITET

EMRAT/ Detaje nga të shtënat me armë, 5 të plagosur në Laç

by Editor
May 3, 2025
0

Pesë persona kanë mbetur të plagosur nga të shtënat me armë në Laç. Të plagosurit janë Liridon Ismaili Daniel Gjeloshi...

Read moreDetails
“Bonnie dhe Clyde” të Shqipërisë/ Kush janë Adnan Mahmutaj dhe Albana Karadaku, mashtruesit e kalibrit të lartë që i demaskoj “Lolita”

“Bonnie dhe Clyde” të Shqipërisë/ Kush janë Adnan Mahmutaj dhe Albana Karadaku, mashtruesit e kalibrit të lartë që i demaskoj “Lolita”

March 19, 2025
Kush është Blendi Sulaj, pinjolli i Bashës që ju bashkua PS-së dhe tenderi 100 000 euro që mori nga Bashkia Tiranë

Kush është Blendi Sulaj, pinjolli i Bashës që ju bashkua PS-së dhe tenderi 100 000 euro që mori nga Bashkia Tiranë

March 13, 2025
Efektivët e Peqinit në shërbim t Suel Çelës, Prokuroria e Elbasanit nis hetimet, pas denoncimit të Nokës

Efektivët e Peqinit në shërbim t Suel Çelës, Prokuroria e Elbasanit nis hetimet, pas denoncimit të Nokës

May 6, 2025
Denoncimi/ Suel Çela e ka kthyer burgun e Peqinit në shtab zgjedhor të Sara Miles

Denoncimi/ Suel Çela e ka kthyer burgun e Peqinit në shtab zgjedhor të Sara Miles

May 5, 2025
Facebook TikTok
Maska.al

Maska.al

Tel: 0696118290
Email: [email protected]

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

Zyrat e IdentiTek, të hapura edhe ditën e shtunë

Zyrat e IdentiTek, të hapura edhe ditën e shtunë

May 9, 2025
U arrestua pak metra larg SPAK, Prokuroria e Posaçme kërkon17 vite burg për ‘bosin’ e drogës

U arrestua pak metra larg SPAK, Prokuroria e Posaçme kërkon17 vite burg për ‘bosin’ e drogës

May 9, 2025

© 2023 Maska.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit

© 2023 Maska.al