Një ngjarje tragjike ka ndodhur pasditen e së mërkurës në Shkodër, ku raportohet për të vrarë në zonën e Dobraçit.
Sipas burimeve, të shtëna me armë zjarri kanë shpërthyer në afërsi të “5 Heronjve”, duke shkaktuar panik mes banorëve.
Në vendngjarje janë dërguar 5 autoambulanca për të ofruar ndihmën e nevojshme për të plagosurit dhe për të trajtuar situatën.