Thursday, June 4, 2026
  • Login
Maska.al
Advertisement
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
Maska.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

Touch starvation: Çfarë është dhe si ndikon tek ti?

Editor by Editor
in AKTUALITET
0
Touch starvation: Çfarë është dhe si ndikon tek ti?
0
SHARES
Share on FacebookShare on Twitter

Nga lindja deri në ditën kur vdesim, nevoja jonë për kontaktin fizik mbetet e njëjtë. Të jesh i ‘uritur’ për kontakt fizik (touch starvation), ndodh kur një person përjeton pak ose aspak prekje nga njerëzit e tjerë.

Ky fenomen është më i zakonshëm në vendet që po bëhen gjithnjë e më shumë të prirura të shmangin kontaktin fizik. Për shembull, një studim i vitit 2015 mati se në çfarë mase njerëzit pranonin kontaktin fizik në pesë vende. Finlanda dhe Franca u renditën në krye, ndërsa Mbretëria e Bashkuar ishte në fund.

Pse kulturat ndryshojnë në pranimin e prekjes, nuk është e sigurt. Mund të jetë për shkak të rritjes së përdorimit të teknologjisë, frikës se prekja mund të shihet si e papërshtatshme, ose faktorëve kulturorë.

Por hulumtimet treguan se mungesa e kontaktit të rregullt njerëzor mund të ketë disa ndikime serioze dhe afatgjata.

Si ta kuptoni nëse jeni “touch starved”?

Nuk ka një mënyrë të saktë për ta ditur. Por, në thelb, mund të ndiheni jashtëzakonisht të vetmuar prej mungesës së emocioneve të ngrohta.

Këto shenja mund të kombinohen me:

– Ndjenja depresioni;

– Ankth;

– Stres;

– Kënaqësi minimale në marrëdhënie;

– Vështirësi për të fjetur;

– Tendenca për të shmangur lidhjet e sigurta.

Mund të bëni gjithashtu në mënyrë të pavetëdijshme disa gjëra për të shtuar prekjen, siç janë bërja e banjave të gjata dhe të ngrohta, mbështjellja me batanije dhe madje mbajtja e një kafshe shtëpiake në duar.

Çfarë ndodh nëse nuk e pëlqeni kontaktin fizik: a mund të jeni sërish “touch starved”?

Disa njerëz e lidhin ngushtë prekjen me besimin. Nëse nuk i besojnë një personi, është e pamundur që të dëshirojnë që ai person t’i prekë. Por kjo nuk do të thotë se nuk dëshirojnë përfitimet e një përqafimi.

Për shembull, mospëlqimi i prekjes ndonjëherë vjen prej njerëzve pjesë të spektrit neurodivergjent dhe prej atyre që janë aseksualë.

Si të “shëroheni” prej ‘touch starvation’?

Për veten:

-Kontakt fizik me ata që doni. Në vend që të shtriheni në divan, përpiquni të përqafoheni me të dashurit tuaj;

-Përshëndetni anëtarët e familjes me një përqafim;

-Në një marrëdhënie romantike, mbahuni për dore me partnerin ose përqafohuni shpesh. Në ato platonike, mjafton një prekje në krah ose një fërkim në shpinë.

Për njerëzit tuaj të dashur:

-Jepuni atyre shumë prekje pozitive. Kjo mund të variojë nga prekje të buta deri te përqafime të plota disa herë në ditë;

-Shmangni shoqërimin e prekjes me një emocion negativ.

-Lejoni fëmijët të jenë afër jush sa më shpesh të jetë e mundur. Lejimi i fëmijës të ulet në prehërin tuaj ose masazhi i butë ndaj foshnjës suaj janë të rëndësishme për lidhjen dhe zhvillimin emocional të fëmijës.

Previous Post

Presidentja e KE-së viziton sot Kosovën

Next Post

Gazeta e njohur gjermane: Gjyqësori godet kundërshtarët e Ramës

Next Post
Gazeta e njohur gjermane: Gjyqësori godet kundërshtarët e Ramës

Gazeta e njohur gjermane: Gjyqësori godet kundërshtarët e Ramës

Anëtarët e rinj të Këshillit të PD, përfundon procesi i numërimit të votave
AKTUALITET

Anëtarët e rinj të Këshillit të PD, përfundon procesi i numërimit të votave

by Lom Lom
May 31, 2026
0

Ka përfunduar procesi i numërimit të votave të delegatëve për zgjedhjen e anëtarëve të rinj të Këshillit Kombëtar të Partisë...

Read moreDetails
U diktua nga policia teksa kryente manovra para Komisariatit, viktima e aksidentit në Lushnje, vëllai i zv.ministres

U diktua nga policia teksa kryente manovra para Komisariatit, viktima e aksidentit në Lushnje, vëllai i zv.ministres

June 2, 2026
Tragjedia e Durrësit/ Babai i 8 vjeçarit të plagosur: Shoferin e kam denoncuar disa herë, policia vinte e ikte

Tragjedia e Durrësit/ Babai i 8 vjeçarit të plagosur: Shoferin e kam denoncuar disa herë, policia vinte e ikte

May 29, 2026
Bordi ‘luan’ sërish me çmimet, ja me sa do të shitet nafta

Bordi ‘luan’ sërish me çmimet, ja me sa do të shitet nafta

June 2, 2026
Bordi i Transparencës merr vendimin, ja çmimet e reja për naftën dhe benzinën

Bordi i Transparencës merr vendimin, ja çmimet e reja për naftën dhe benzinën

May 30, 2026
Facebook TikTok
Maska.al

Maska.al

Tel: 0696118290
Email: [email protected]

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

Miratohet nisja e negociatave për heqjen e roaming-ut mes BE-së dhe Ballkanit Perëndimor

Miratohet nisja e negociatave për heqjen e roaming-ut mes BE-së dhe Ballkanit Perëndimor

June 3, 2026
Tre orë protestë, ndizet bulevardi: Pa ikur Rama nuk largohemi!

Tre orë protestë, ndizet bulevardi: Pa ikur Rama nuk largohemi!

June 3, 2026

© 2023 Maska.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit

© 2023 Maska.al