Ka përfunduar takimi i presidentes së Komisionit Evropian, Ursula Von Der Leyen me presidentin Bajram Begaj.
Mësohet se në fokus të takimit ka qenë integrimi i Shqipërisë në Bashkimin Evropian.
Vizita e Presidentes së KE në Tiranë erdhi vetëm pak ditë pasi Shqipëria hapi grup kapitujt e parë të negociatave për anëtarësim në BE.
“Ne hapim derën tonë të tregut të përbashkët të BE-së për partnerët tanë të Ballkanit Perëndimor, pra kompanitë e Ballkanit Perëndimor në sektorë të caktuar”– u shpreh Presidentja e Komisionit Evropian gjatë konferencës me kryeministrin Rama një ditë më parë.
Ajo shtoi se “partnerët tanë në Ballkanin Perëndimor po vënë më zbatim reforma të rëndësishme dhe këto reforma mbështeten nga ne”.