Tuesday, November 3, 2026
  • Login
Maska.al
Advertisement
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
Maska.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

Rama në krye të Shkencës, rektorët kundër projekt-ligjit

Editor by Editor
in AKTUALITET, KRYESORE, POLITIKE
0
Rama në krye të Shkencës, rektorët kundër projekt-ligjit
0
SHARES
Share on FacebookShare on Twitter

Konferenca e Rektorëve i është drejtuar me një letër kryetares së Kuvendit, Elisa Spiropali ku del kundër projekt-ligjit të ri të Ministrisë së Arsimit për “Shkencën dhe Kërkimin Shkencor në Republikën e Shqipërisë”.

Letra është publikuar nga deputetja e PD-së, Ina Zhupa, teksa rektorët e universiteve shprehen të shqetësuar se Qeveria ka ndryshuar variantin e dakordësuar me ta. Sipas rektorëve, Ministria e Arsimit i është rikthyer variantit te parë te projektit fillestar, i kundërshtuar nga Konferenca e Rektorëve.

Rektorët i kërkojnë Kuvendit që të pezullojë procedurat e miratimit të projektligjit dhe të pranojë në fillim të javës që vjen komentet e dërguara prej tyre.

Në postimin e saj në rrjetet sociale, Ina Zhup shprehet se për shkak të përjashtimit nga socialistët, nuk e ka mundësinë që të drejtojë seancën dëgjimore me Rektorët të hënën.

Ajo uron që mazhoranca të tërhiqet nga projekti politik, për kapjen e shkencës dhe dijes, për injorimin dhe shkatërrimin e lirisë dhe autonomisë universitare edhe për monopolizimin politik të dijes.

Vlen të theksohet fakti se ky projektligj parashikon ngrijten e Këshillit Kombëtar për Shkencën dhe Kërkimin Shkencor. Kreu i Qeverisë do të jetë kryetari i këshillit, ndërsa anëtarë do të jenë 7 ministra të tij, disa përfaqësues të agjencive në varësi të ministrive, kryetari i Akademisë së Shkencave dhe vetëm 4 përfaqësues nga Universitetet.

Në këtë mënyrë Qeveria zëvendëson akademikët me ministrat, pasi më herët kërkimin shkencor e ka pasur në drejtim një Këshill i përbërë vetëm nga akademikë dhe departamentet e vetë universiteteve.

Ky ligj, bie në kundërshtim me ligjin për Arsimin e Lartë dhe kërkimin shkencor dhe cënon lirinë akademike, liri të cilën ky ligj ia zhvesh universitetit, departamentit dhe institutit, për t’ia ngarkuar organeve të reja të krijuara.

Gjithashtu, ky ligj zhvlerëson njëkohësisht edhe titujt akademikë të marrë deri tani, pasi krijon tituj të rinj, si kërkues, apo kërkues i avancuar duke dubluar titujt profesor apo doktor në universitete.

Me miratimin e këtij projekt-ligji në Kuvend, Ministria e Arsimit do të ketë kompetencën për të kontrolluar, financuar dhe vlerësuar kërkimin shkencor të të gjitha institucioneve arsimore dhe pedagogëve në vend.

 

Reagimi i plotë i Ina Zhupës:

Konferenca e Rektorëve shprehet me shkresë zyrtare KUNDËR projektligjit të ri të shkencës.

Konferenca e Rektorëve që bashkon Rektorët e institucioneve të arsimit të lartë publike dhe private në vend me letrën e dërguar kryetares së kuvendit Elisa Spiropali shprehen kundër këtij drafti dhe tregojnë se si është ndryshuar rrugës në një draft tjetër nga ai i dakortësuar me ta. Sic e kanë zakon Rama dhe të tijët veprojnë me standartin “të tjera gjëra janë flasin dhe të tjera gjëra bëjnë” dhe kanë sjell një ligj të ndryshëm nga diskutimet me konferencën e Rektorëve.

“Për këtë projektligj është punuar së bashku me përfaqësues të Konferencës së Rektorëve dhe për projektet e rishikuara, mbi bazën e komenteve te dërguara nga ana jone, ka patur reflektime të here pas hershme.

Me shqetësim konstatojmë se projektligji që ju keni ne shqyrtim, është një variant shumë më ndryshe nga ai që është konsultuar me ne, duke ju rikthyer thuajse, variantit te parë te projektit fillestar, i kundërshtuar nga Konferenca e Rektorëve.

Në këto kushte do te kërkonim pezullimin e procedurave të miratimit të projektligjit dhe të pranoni në fillim te javes që vjen, komentet që do t’Ju dergoje Konferenca e Rektorëve”- shprehet në letrën dërguar Kuvendit, kryetari i konferencës së rektorëve Prof.Dr Artan Hoxha.

Mbështes konferencën e rektorëve, pedagogët, dhe gjithë universitarët e Shqipërisë për të gëzuar autonominë dhe lirinë akademike.

Të hënën sipas përjashtimeve politike, nuk do kem mundësi të drejtoj seancën dëgjimore me Rektorët. Uroj që mazhoranca të tërhiqet nga projekti politik, për kapjen e shkencës dhe dijes, për injorimin dhe shkatërrimin e lirisë dhe autonomisë universitare edhe për monopolizimin politik të dijes.

Tags: Ramazhupa
Previous Post

Skandali me flamurin shqiptar në Pragë, reagon FSHF

Next Post

Polonia do ta pezullojë përkohësisht të drejtën për azil

Next Post
Polonia do ta pezullojë përkohësisht të drejtën për azil

Polonia do ta pezullojë përkohësisht të drejtën për azil

EKSKLUZIVE/ 50 mijë euro për të mbyllur skandalin e autobotit me naftë në Morinë? Denoncimi ndaj Erald Delilajt, si u zhdukën procesverbalet
AKTUALITET

EKSKLUZIVE/ 50 mijë euro për të mbyllur skandalin e autobotit me naftë në Morinë? Denoncimi ndaj Erald Delilajt, si u zhdukën procesverbalet

by Redaktor Redaktor
October 30, 2026
0

Një tjetër denoncim i rëndë për korrupsion dhe ndërhyrje në procedurat doganore mbërrin në redaksinë e Maska.al. Këtë herë, punonjës...

Read moreDetails
Ekskluzive-Denoncime të rënda për korrupsion në Dogana/ Kërkohet hetim nga SPAK për Erald Delilaj

Ekskluzive-Denoncime të rënda për korrupsion në Dogana/ Kërkohet hetim nga SPAK për Erald Delilaj

October 29, 2026
EKSKLUZIVE / DEL VIDEO, zyrtari i lartë i PS-së duke kryer marrëdhënie intime me një mashkull

EKSKLUZIVE / DEL VIDEO, zyrtari i lartë i PS-së duke kryer marrëdhënie intime me një mashkull

October 24, 2026
“Benz”-i përfundon në greminë, plagoset 22-vjeçari në Farret të Librazhdit

“Benz”-i përfundon në greminë, plagoset 22-vjeçari në Farret të Librazhdit

November 1, 2026
Linda Avdo, shqiptarja që përfaqëson San Marinon në “The Miss Globe 2026”

Linda Avdo, shqiptarja që përfaqëson San Marinon në “The Miss Globe 2026”

November 2, 2026
Facebook TikTok
Maska.al

Maska.al

Tel: 0696118290
Email: [email protected]

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

Pse italianët ‘e pastrojnë’ pjatën me bukë?

Pse italianët ‘e pastrojnë’ pjatën me bukë?

November 2, 2026
20 tufa me € në vilën e Ballukut, çfarë deklaroi familja e pastrueses në SPAK?

20 tufa me € në vilën e Ballukut, çfarë deklaroi familja e pastrueses në SPAK?

November 2, 2026

© 2023 Maska.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit

© 2023 Maska.al