Radha nga deputetët dhe figurat e Partisë Socialiste që paraqiten në SPAK nuk kanë të sosur.
Ditën e sotme është paraqitur pranë ambientet e Prokurorisë së Posaçme (SPAK) deputeti i Partisë Socialiste, Jurgis Çyrbja.
Nuk dihet arsyeja pse deputeti socialist është thirrur në Prokurorinë e Posaçme.
Kujtojmë që pak vite më parë, konkretisht në 2017, Çyrbja u denoncua nga opozita, si person që rezultonte i ‘përfshirë’ në çështjen e Emiljano Shullazit.
Jurgis Çyrbja, deputeti aktual i Partisë Socialiste, ka qenë drejtor i Hipotekës së Durrësit gjatë kohës kur Shullazi ka marrë Hotel Vollgën.