Wednesday, October 21, 2026
  • Login
Maska.al
Advertisement
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
Maska.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

Detaje nga grabitja në Tiranë/ I mori 50 mijë euro borxh mikut të tij, më pas i vodhi edhe banesën

Editor by Editor
in AKTUALITET, KRYESORE
0
Detaje nga grabitja në Tiranë/ I mori 50 mijë euro borxh mikut të tij, më pas i vodhi edhe banesën
0
SHARES
Share on FacebookShare on Twitter

38-vjeçari Olsi Bibollari është vënë në pranga sot pasi akuzohet për vjedhjen e 15,000 eurove në një apartament në lagjen ‘Komuna e Parisit’. Apartamenti i përket Eqerem Hasanit, shef i urgjencës së sëmundjeve të brendshme në QSUT.

Bibollari pronar i një restoranti  dhe aksioner i një bar kafeneje, kontakton mikun e tij mjek në urgjencën e QSUT-së dhe i kërkon ndihmë pasi biznesi i tij ishte pranë falimentit. Mjeku Hasani i përgjigjet pozitivisht, shkojnë pranë një notereje dhe i jep borxh 50 mijë euro.

Dy miqtë hipin në të njëjtën makinë por pasi zbret mjeku harron çelësin e apartamentit në sedilje. Bibollari merr çelësin dhe ngjitet në banesën e mikut të tij që i kishte marrë borxh 50 mijë euro, dhe kontrollon për sende me vlerë, ku gjen 15 mijë euro cash. I merr dhe largohet, ndërsa mjeku pas disa kohësh kupton se paratë i mungonin në vendin ku i ruante.

Hasani i drejtohet komisariatit ku bën kallëzim për humbjen e parave. Oficerët e Policisë Gjyqësore nisën marrjen në pyetje dhe kërkimet për gjetjen e provave ku nga kamerat e sigurisë shihet duke hyrë në apartamentin e mjekut miku i tij Olsi Bibollari.

Krijohen dyshimet se ai mund të jetë autori i vjedhjes në banesë dhe urdhërohet marrja në pyetje ku pranon veprën penale. “Jam drejt falimentimit, më duheshin paratë ndaj kërkova borxh, sa i takon veprimit në banesën e mjekut, nuk e kuptoj pse e kam bërë kam qenë në gjendje të dehur”.

Policia e Tiranës i vuri pranga 38 vjeçarit për veprën penale të vjedhjes ndërsa sekuestroi edhe shumën e parave në cilësinë e provës materiale. Çështja tashmë i ka kaluar Prokurorisë së Tiranës, ndërsa pritet të shihet nëse do nisë verifikim pasuror për mjekun rreth shumave të konsiderueshme të parave që dispononte.

Previous Post

Çfarë roli ka kreu i Doganës së Durrësit, Denis Shabani në trafikimin e mbetjeve toksike dhe kush e mbështet bashkëshorten e tij Mimoza Kaçi në krye të AMF?

Next Post

Trajneri Veselinoviç duhet të zgjidhë 2 “halle”, ky Partizan duhet… “rritur”

Next Post
Trajneri Veselinoviç duhet të zgjidhë 2 “halle”, ky Partizan duhet… “rritur”

Trajneri Veselinoviç duhet të zgjidhë 2 “halle”, ky Partizan duhet… “rritur”

“Shqipëria nuk është prona juaj, largohuni se na keni lodhur”
OP-ED

“Shqipëria nuk është prona juaj, largohuni se na keni lodhur”

by Pali
October 15, 2026
0

Nga Dario Skura Katër vite më parë u largova nga Shqipëria. U largova për të kërkuar më shumë nga vetja,...

Read moreDetails
72-vjeçari u gjet i vdekur në Lanë, policia mashtroi se ishte endacak! Dëshmitë: U vra nga policia gjatë protestës

72-vjeçari u gjet i vdekur në Lanë, policia mashtroi se ishte endacak! Dëshmitë: U vra nga policia gjatë protestës

October 19, 2026
Detajet nga atentati në Tiranë/ Për herë të fundit telefonoi bashkëshorten

Detajet nga atentati në Tiranë/ Për herë të fundit telefonoi bashkëshorten

October 20, 2026
Trupi i pa jetë në Lanë/ Burime për report.al, ja kush është viktima

Trupi i pa jetë në Lanë/ Burime për report.al, ja kush është viktima

October 18, 2026
Plagosje me armë zjarri në Shkozë, qëllohet një 45-vjeçari, autori në kërkim

Plagosje me armë zjarri në Shkozë, qëllohet një 45-vjeçari, autori në kërkim

October 15, 2026
Facebook TikTok
Maska.al

Maska.al

Tel: 0696118290
Email: [email protected]

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

Emërohen dy zëvendësministra të rinj – EMRAT

Emërohen dy zëvendësministra të rinj – EMRAT

October 21, 2026
Skandali- Policia e Tiranës kërcënon Capital T pas mbështetjes për protestën (AUDIO-PËRGJIMI)

Skandali- Policia e Tiranës kërcënon Capital T pas mbështetjes për protestën (AUDIO-PËRGJIMI)

October 21, 2026

© 2023 Maska.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit

© 2023 Maska.al