Sunday, September 13, 2026
  • Login
Maska.al
Advertisement
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
Maska.al
No Result
View All Result
Home BOTË

Zgjedhjet në SHBA/ E kishte rival në primare, Nikki Haley konfirmon votën për Trump

Editor by Editor
in BOTË
0
Zgjedhjet në SHBA/ E kishte rival në primare, Nikki Haley konfirmon votën për Trump
0
SHARES
Share on FacebookShare on Twitter

Nikki Haley tha se do të votojë për Donald Trump-in në zgjedhjet për Shtëpinë e Bardhë, një shfaqje e dukshme e mbështetjes për kandidatin republikan duke patur parasysh rivalitetin e theksuar dhe shpesh personal gjatë zgjedhjeve paraprake brenda kampit republikan.

Zonja Haley gjithashtu e bëri të qartë se ajo mendon se zoti Trump ka ende shumë punë për të bërë për të fituar përkrahjen e votuesve që e mbështetën atë gjatë fushatës paraprake dhe ende vazhdojnë të votojë për të.

“Unë do të votoj për Trump-in”, tha ish-ambasadorja e Shteteve të Bashkuara në OKB gjatë presidencës së zotit Trump, në një aktivitet të zhvilluar në Institutin Hudson në kryeqytetin amerikan.

“Trump-i do të tregohej i zgjuar nëse u zgjat dorën miliona njerëzve që votuan për mua dhe vazhdojnë të më mbështesin dhe të mos mendojë se ata thjesht do të votojnë për të. Shpresoj që ai ta bëjë këtë”, tha zonja Haley.

Këto janë komentet e para publike që nga largimi i saj nga gara presidenciale, një sinjal tjetër i konsolidimit të plotë të mbështetjes së Partisë Republikane për zotin Trump, madje edhe nga ata që e kanë etiketuar si të rrezikshëm në të kaluarën.

Dy muaj më parë zonja Haley i dha fund fushatës së saj për të siguruar emërimin e Partisë Republikane për të konkuruar për Shtëpinë e Bardhë por nuk pati shprehur mbështetjen për zotin Trump.

Më parë ajo e ka akuzuar zotin Trump për kaos dhe shpërfillje të rëndësisë së aleancës së Shteteve të Bashkuara me vendet e tjera. Madje ajo pati ngritur pikëpyetje nëse 77-vjeçari Trump ishte shumë i vjetër për të qenë serish president.

Fushata e zotit Trump nuk iu përgjigj menjëherë një kërkese për të komentuar mbi njoftimin e zonjës Haley.

Ndërkohë, kampi demokrat është përpjekur që të fitojë mbështetjen e përkrahësve të saj, të cilët i shohin si votues vendimtar. Fushata e zotit Biden po organizon një grup republikanësh që e mbështesin atë, të cilët do të jenë pjesë e ekipit dhe do të përqendrohen për të fituar mbështetjen e përkrahësve të zonjës Haley në shtetet fushëbeteja, sipas burimeve që kanë njohuri mbi planet por nuk janë të autorizuar të flasin publikisht.

Fushata e zotit Biden bëri të ditur se do të vazhdojë përpjekjet për të tërhequr mbështetësit e zonjës Haley.

Ndërkohë, zonja Haley kritikoi politikën e jashtme të Presidentit Biden dhe trajtimin e situatës në kufirin mes Shteteve të Bashkuara dhe Meksikës, gjatë fjalimit të mërkurën në Institutin Hudson, organizatë konservatore me seli në Uashington, të cilit i është bashkuar kohët e fundit ndërsa rishfaqet përsëri në skenën politike.

/VOA/

Previous Post

Tërmeti i fortë godet Turqinë, ja epiqendra dhe magnituda

Next Post

Raportimi profesional i Altin Dumanit në Kuvend përballë subjekteve të SPAK

Next Post
Raportimi profesional i Altin Dumanit në Kuvend përballë subjekteve të SPAK

Raportimi profesional i Altin Dumanit në Kuvend përballë subjekteve të SPAK

Ja ku u mor me qira makina e vrasësve të Viktor Bardhit…
AKTUALITET

Ja ku u mor me qira makina e vrasësve të Viktor Bardhit…

by Redaktor Redaktor
September 4, 2026
0

InfoNews ka siguruar foton e një automjeti tip “Skoda”, i dyshuar se u përket autorëve të vrasjes së 65-vjeçarit Viktor...

Read moreDetails
Pas dhunës nga Joz Marku, reagon për herë të parë babai i Eduard Kuçit

Pas dhunës nga Joz Marku, reagon për herë të parë babai i Eduard Kuçit

September 7, 2026
Rama i jep Alban Eftimit stadiumin “Selman Stërmasi” për të ngritur kulla. Tjetër aferë korruptive që sfidon SPAK-un

Rama i jep Alban Eftimit stadiumin “Selman Stërmasi” për të ngritur kulla. Tjetër aferë korruptive që sfidon SPAK-un

December 30, 2024
Adelajda Roka, drejtoresha e Ramës, 5 leje për kulla klanit Çela-Çopja, ka shtëpi në resortin e sekuestruar

Adelajda Roka, drejtoresha e Ramës, 5 leje për kulla klanit Çela-Çopja, ka shtëpi në resortin e sekuestruar

August 12, 2025
SPAK thellon hetimet për Ballukun: Favorizoi kompaninë e Arbër Abazit, ai i financoi punimet te vila në Palasë

SPAK thellon hetimet për Ballukun: Favorizoi kompaninë e Arbër Abazit, ai i financoi punimet te vila në Palasë

September 9, 2026
Facebook TikTok
Maska.al

Maska.al

Tel: 0696118290
Email: [email protected]

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

Leoo Brooklyn, reperi shqiptar që po çmend Athinën vjen fuqishëm me këngën e re “PAEI”

Leoo Brooklyn, reperi shqiptar që po çmend Athinën vjen fuqishëm me këngën e re “PAEI”

September 12, 2026
Pa asnjë mjet mbrojtës! Humb jetën elektricisti i OSHEE-së në Belsh

Pa asnjë mjet mbrojtës! Humb jetën elektricisti i OSHEE-së në Belsh

September 12, 2026

© 2023 Maska.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit

© 2023 Maska.al