Sunday, July 6, 2025
  • Login
Maska.al
Advertisement
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
Maska.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

Arrestohet vrasësi shqiptar i “Lions”. Kush është 28-vjeçari që po “tmerron” Greqinë

Editor by Editor
April 9, 2024
in AKTUALITET, KRYESORE
0
Arrestohet vrasësi shqiptar i “Lions”. Kush është 28-vjeçari që po “tmerron” Greqinë
0
SHARES
Share on FacebookShare on Twitter

Grupi kriminal shqiptar “LIONS” me qendër në Athinë, prej disa kohësh është kthyer në epiqendër të dhjetra krimeve të ndodhura në shtetin fqinj, duke lënë pas edhe persona të vrarë. Grupi kriminal i përbërë nga shtetas shqiptarë, të cilët operojnë rreth klubit të njohur “Bellavita” në kryeqytetin grek, dyshohet se ka lidhje me njerëz të fuqishëm të botës së krimit brenda burgjeve greke, të akuzuar madje deri edhe për trafik kokaine nga Amerika Latine.

Në epiqendër të veprimtarisë së tyre dyshohet se është kontrolli i shpërndarjes së drogës, ruajtja e lokaleve të natës kundrejt pagesës si dhe vepra të tjera me qëllime përfitimi. Në këtë kuadër ky grup kriminal dyshohet se ka krijuar lidhje shumë të forta edhe me njerëz të policisë e organeve të drejtësisë greke pasi edhe pse janë akuzuar për krime të rënda, kanë arritur të fitojnë lirinë duke u bërë objekt edhe i shkrimeve në mediat greke.

I tillë është edhe rasti i shqiptarit Dhimitri Çiço, një 28 vjeçar rom nga fshati Rom i Fierit. Në organet greke të drejtësisë dhe në media ai njihet si Nektarios Karakalios, një person me rrezikshmëri të lartë shoqërore, i konsideruar si një ndër personat që nuk stepen të hapin zjarr në kuadër të veprimtarisë së “LIONS”. Ditën e djeshme ai është arrestuar sërish nga policia greke i dyshuar si autor i një vrasjeje, edhe pse në harkun kohor të të paktën 13 muajve të fundit është arrestuar disa herë për vrasje, tentativa vrasjeje e vepra të tjera më të lehta, por është liruar. Dhimitri Çiço alias Nektarios Karakalios është arrestuar nga policia greke si i dyshuar për vrasjen e shtetasit afgan Bahman Rasuli, 35 vjec, ngjarje e ndodhur në 8 mars 2024 në Athinë. Sipas policisë greke, ngjarja ka ndodhur pas një përplasjeje mes një grupi prej 7 shqiptarësh me 6 afganë. Çiço ka hapur zjarr ndaj afganëve fillimisht duke mos lënduar askënd dhe sapo këta te fundit i janë sulur grupit të shqiptarve, 28 vjecari shqiptar ka shtënë sërish duke vrarë Bahman Rasulin. Pas hetimit rreth 1 mujor të ngjarjes, policia greke ka arritur të identifikojë të 7 shqiptarët e përfshirë në ngjarje në role të ndryshme. Konkretisht ata janë Bledi Alushi, 19 vjeç nga fshati Rom i Fierit, Akil Topi, 36 vjec nga Elbasani, Spiro Alushi, 23 vjec, Thanas Alushi, 25 vjec, Skerdi Dragoti, 24 vjec dhe Anxhelo Cenkaj, 18 vjec. Të gjithë të dyshuarit janë arrestuar përvec shtetasit Akil Topi i cili vazhdon të jetë person në kërkim.

Precedentët e të dyshuarve

7 shqiptarët e dyshuar si pjesmarrës në përplasjen me afganët nuk janë emra të panjohur për policinë.

  1. Dhimitri Çiço alias Nektarios Karakalios rezulton i arrestuar më parë se në bashkëpunim me anëtarët e grupit “LIONS” kanë vrarë në 21.02.2023 në Athinë, 40 vjecarin nga Delvina, Pëllumb Islami. Në 8 shkurt të këtij viti është arrestuar për tentativë vrasje ndaj bashkëshortes, pjesëmarrje në tentativë vrasje ndaj 6 personave në dy ngjarje të ndryshme dhe për goditjen me armë ndaj lokalit të një shqiptari. Gjithashtu ka precedentë për “armëmbajtje”, “vjedhje” e shumë vepra të tjera.
  1. Bledi Alushi, është arrestuar në 8 shkurt bashke me Çiçon për pjesëmarrje në tentativë vrasje ndaj 6 personave në dy ngjarje të ndryshme dhe për goditjen me armë ndaj lokalit të një shqiptari. Gjithashtu ka precedentë për “organizatë kriminale, “armëmbajtje”, “grabitje”, “plagosje e rëndë”, “shpërthim eksplozivi në tentativë”, “zjarrvënie në tentëtivë” e shumë vepra të tjera.
  1. Spiro Alushi ka precedentë për “grabitje”, “kanosje”, “plagosje e lehtë” e vepra të tjera.
  1. Thanas Alushi ka precedentë për “plagosje të lehtë” e vepra të tjera.
  2. Anxhelo Cenkaj ka precedentë për “grup kriminal për shpërndarje lëndësh narkotike” e vepra të tjera
  1. Akil Topi ka precedentë për “grup kriminal për shpërndarje lëndësh narkotike”, “grabitje”, “rrëmbim të mituri” e vepra të tjera.
  1. Skerdi Draguti ka precedent të lehtë.
Previous Post

Sherri masiv në berberhane në Vlorë, policia jep informacion zyrtar. 9 të shoqëruar

Next Post

Publikoi në rrjete sociale video intime të një vajze të mitur, arrestohet 19-vjeçari në Lushnjë

Next Post
Publikoi në rrjete sociale video intime të një vajze të mitur, arrestohet 19-vjeçari në Lushnjë

Publikoi në rrjete sociale video intime të një vajze të mitur, arrestohet 19-vjeçari në Lushnjë

Çfarë përfaqësojnë Filip Fermanis dhe Ermal Ponari? Dhjetëra milionë euro dhe një histori kokaine
AKTUALITET

Çfarë përfaqësojnë Filip Fermanis dhe Ermal Ponari? Dhjetëra milionë euro dhe një histori kokaine

by Editor
July 1, 2025
0

  Dy personazhe të panjohur, njëri prej të cilëve i skeduar si distributor kokaine, qëndrojnë pas një perandorie financiare, të...

Read moreDetails
Skandali/ Vëllai i Termet Peçit, zapton plazhin publik në Porto Palermo

Skandali/ Vëllai i Termet Peçit, zapton plazhin publik në Porto Palermo

June 30, 2025
Nis çmontimi i basteve sportive të paligjshme? Arrestohet Lendi Palaj , i portretizuar si truri i pikave 333 dhe CR7

Nis çmontimi i basteve sportive të paligjshme? Arrestohet Lendi Palaj , i portretizuar si truri i pikave 333 dhe CR7

June 30, 2025
LISTA E PLOTË – Drejtorët e “Bankers” që marrin miliona euro: Emra fiktivë, rroga të majme, fryrje kostosh!

LISTA E PLOTË – Drejtorët e “Bankers” që marrin miliona euro: Emra fiktivë, rroga të majme, fryrje kostosh!

July 4, 2025
Goli 500 mijë euro që i “hëngri kokën” Myzyrit/ Si u favorizua AEK Munella-Drini 1, në kontratën 2 milionë euro nga KPP

Goli 500 mijë euro që i “hëngri kokën” Myzyrit/ Si u favorizua AEK Munella-Drini 1, në kontratën 2 milionë euro nga KPP

June 25, 2025
Facebook TikTok
Maska.al

Maska.al

Tel: 0696118290
Email: [email protected]

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

Jo vetëm celularë, por dhe eskorta për Laert Haxhiun/ Kush e çoi bandën e Lushnjës në një sektor?

Jo vetëm celularë, por dhe eskorta për Laert Haxhiun/ Kush e çoi bandën e Lushnjës në një sektor?

July 6, 2025
Kthyen qendrën e masazhit për prostitucion, arrestohet 31 vjeçarja

Drogë dhe prostitucion, arrestohen dy të huaja në Tiranë dhe klienti shqiptar

July 6, 2025

© 2023 Maska.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit

© 2023 Maska.al