Tuesday, September 15, 2026
  • Login
Maska.al
Advertisement
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
Maska.al
No Result
View All Result
Home POLITIKE

Basha: Rama bëri një lojë të ndyrë politike ndaj meje

Editor by Editor
in POLITIKE
0
Basha: Rama bëri një lojë të ndyrë politike ndaj meje
0
SHARES
Share on FacebookShare on Twitter

Kryetari i PD Lulzim Basha, në kuvendin zgjedhor të degës 6 të PD në Tiranë, në Kombinat, ka deklaruar se qeverisja aktuale është shndërruar në qeverisjen më të dështuar dhe që i ka hyrë në hak shqiptarëve në çdo aspekt.

Ai tha se kriza e vërtetë e shqiptarëve është ajo ekonomike ndërsa shtoi se qeveria e do vendin pa institucione dhe media të lira.

Lulzim Basha foli edhe në lidhje me korruptimin e ish zyrtarit të FBI, duke e quajtur një lojë të ndryrë politike ndaj tij nga kryeministri Edi Rama.

“Qeverisja aktuale është shndërruar pas asnjë diskutim në qeverisjen më të dështuar dhe që i ka hyrë në hak shqiptarëve në çdo aspekt. Në asnjë aspekt më shumë sesa në shkatërrimin e qindra, mijëra familjeve shqiptare, duke i detyruar të rinjtë shqiptarë të largohen si i vetmi opsion për një jetë më të mirë. Shqiptarët e dinë fare mirë se cilat janë arsyet kryesore të kësaj krize eksodi, e cila për nga parametrat, për nga shpejtësia e cila po e zbrazë Shqipërinë nga të rinjtë, nga të rejat, nga profesionistët, nga të arsimuarit, nga ata që Shqipëria ka më shumë nevojë për t’u ringritur. Arsyet janë të qarta, korrupsioni që ka arritur pikën më të lartë në këto 34 vite, mosfunksionimi i shtetit të së drejtës, pra mosbarazia para ligjit dhe moszbatimi i garancive ligjore për çdo qytetarë, por vetëm për të fortët të cilët marrin nga ligji atë që i takon çdo qytetari dhe nuk japin përgjegjësi para ligjit dhe e kam fjalën këtu për të gjithë të paprekshmit, për të gjithë të pandëshkuarit politik, ekonomik dhe kriminal.

Kjo është kriza për të cilën mungon debati politik sepse ato që duhet ta bëjnë e duan kështu Shqipërinë dhe shqiptarët, pa insittucione dhe media të lira.Në cilin vend të botës mund të gjejmë raste si ai i cili konkludoi ditën e premte me dënimin me 2 vite e 4 muaj burg të ish shefit të kundërzbulimit të FBI-së për Neë Yourkun, sepse u korruptua nga Edi Rama vetëm e vetëm për të sulmuar kryetarin e Partisë Demokratike dhe të opozitës, rvalin e tij për kryeministër, siç e kanë bërë të qartë rekordet hetimore dhe mediat e pavarura amerikane dhe për të përdorur paratë e taksapaguesve shqiptarë për një luftë të ndyrë politike. Mos të kemi asnjë dyshim, pavarësisht se sulmi ishte personal, po ishte ndaj Lulzim Bashës, sepse Lulzim Basha ishte kryetari i Partisë Demokratike dhe rivali për kryeministër. Dhe kjo i jep kësaj afere përmasa unike në radhë të parë për komunitetin e shteteve që pretendojmë se ndajmë të njëjtat vlera me ta, derisa jemi në të njëjtën aleancë, kemi nënshkruar detyrime dhe gëzojmë të njëjtat përfitime që është komuniteti euroatlantik, vendet e NATO-s, por dhe më gjerë. Nuk ka ndodhur ndonjëherë që i pari i qeverisë të kryej këtë gjë duke korruptuar një nga zyrtarët më të lartë të ligjzbatimit dhe të zbulimit të një vendi aleat, mik dhe partner strategjik”, tha ai.

 

Previous Post

Protesta e fermerëve ‘paralizon’ punën në Kakavijë

Next Post

“Jemi katandisur te çapa e bukës”, përlotet aktori Mehdi Malkja

Next Post
“Jemi katandisur te çapa e bukës”, përlotet aktori Mehdi Malkja

“Jemi katandisur te çapa e bukës”, përlotet aktori Mehdi Malkja

Pa asnjë mjet mbrojtës! Humb jetën elektricisti i OSHEE-së në Belsh
AKTUALITET

Pa asnjë mjet mbrojtës! Humb jetën elektricisti i OSHEE-së në Belsh

by Redaktor Redaktor
September 12, 2026
0

Një ngjarje tragjike ka tronditur zonën e Belshit, ku elektricisti i OSHEE-së, Klajd Zekthi, ka humbur jetën teksa ndodhej në...

Read moreDetails
“Brokeri” i kokainës dhe grupi shqiptar bien në pranga në Belgjikë, mes tyre “Gjenerali”

“Brokeri” i kokainës dhe grupi shqiptar bien në pranga në Belgjikë, mes tyre “Gjenerali”

September 15, 2026
Rama i jep Alban Eftimit stadiumin “Selman Stërmasi” për të ngritur kulla. Tjetër aferë korruptive që sfidon SPAK-un

Rama i jep Alban Eftimit stadiumin “Selman Stërmasi” për të ngritur kulla. Tjetër aferë korruptive që sfidon SPAK-un

December 30, 2024
SPAK thellon hetimet për Ballukun: Favorizoi kompaninë e Arbër Abazit, ai i financoi punimet te vila në Palasë

SPAK thellon hetimet për Ballukun: Favorizoi kompaninë e Arbër Abazit, ai i financoi punimet te vila në Palasë

September 9, 2026
Adelajda Roka, drejtoresha e Ramës, 5 leje për kulla klanit Çela-Çopja, ka shtëpi në resortin e sekuestruar

Adelajda Roka, drejtoresha e Ramës, 5 leje për kulla klanit Çela-Çopja, ka shtëpi në resortin e sekuestruar

August 12, 2025
Facebook TikTok
Maska.al

Maska.al

Tel: 0696118290
Email: [email protected]

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

245 aplikime për të punuar me “agjencinë e propagandës së regjimit”

245 aplikime për të punuar me “agjencinë e propagandës së regjimit”

September 15, 2026
Zgjedhjet dhe vonesat institucionale në Kosovë “pengojnë agjendën” me SHBA-në

Zgjedhjet dhe vonesat institucionale në Kosovë “pengojnë agjendën” me SHBA-në

September 15, 2026

© 2023 Maska.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit

© 2023 Maska.al