Thursday, June 4, 2026
  • Login
Maska.al
Advertisement
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
Maska.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

“Sistemi aktual zgjedhor s’adreson nevojat e komuniteteve”, ja kërkesa e dy partive për Komisionin e Reformës Zgjedhore

Editor by Editor
in AKTUALITET, KRYESORE
0
“Sistemi aktual zgjedhor s’adreson nevojat e komuniteteve”, ja kërkesa e dy partive për Komisionin e Reformës Zgjedhore
0
SHARES
Share on FacebookShare on Twitter

Partia Aleanca për Barazi dhe Drejtësi Europiane dhe partia për Europianizim dhe Integrim e Shqipërisë i kanë bërë thirrje komisionit për Refomën Zgjedhore që të trajtojë rekomandimet e OSBE/ODHIR-it për komunitetet maqedonase, vlleh rom dhe egjiptian në Shqipëri.

Sipas këtyre dy partive, sistemi zgjedhor aktual, proporcional rajonal, nuk adreson nevojat e një shoqërie të larmishme dhe të formacioneve sociale brenda saj.

DEKLARATA PËR MEDIAT
Në emër të partive të komunitetit maqedonas, vlleh rom dhe egjiptian në Shqipëri, veçanërisht partia Aleanca e Maqedonasve për Integrimin Europian, partia Aleanca për Barazi dhe Drejtësi Europiane dhe partia për Europianizim dhe Integrim e Shqipërisë, kërkojmë që Komisioni i Posaçëm për Reformën Zgjedhore të trajtojë rekomandimet e raporteve të OSBE/ODIHR-it, zbatimin e votimit dhe numërimit elektronik, administratë zgjedhore të depolitizuar dhe krijimin e kushteve për votimin e qytetarëve jashtë vendit. Është thelbësore që Reforma Zgjedhore të zbatohet në një proces gjithëpërfshirës dhe konsensual dhe të adresoj çështjen e përfaqësimit të minoriteteve me vende të garantuara në parlament duke u siguruar atyre një zë të dëgjueshëm dhe efektiv. Kjo do të lejojë përfaqësuesit e tyre të mbrojnë dhe adresojnë në mënyrë efikase problemet e minoriteteve.

Sistemi zgjedhor aktual, proporcional rajonal, nuk adreson nevojat e një shoqërie të larmishme dhe të formacioneve sociale brenda saj. Ky sistem është diskriminues dhe nuk garanton përfaqësim të drejtë për minoritetet, të cilat janë të shpërndara në të gjithë territorin e Republikës së Shqipërisë, jo vetëm në zona të veçanta. Shumë shtete evropiane kanë adoptuar modele të suksesshme për përfaqësimin e minoriteteve në parlament, si në Kroaci, Slloveni, Rumani, Hungari, Kosovë, Federatën Ruse dhe vendet skandinave. Këto shembuj duhet të shërbejnë si inspirim për ndryshime pozitive në sistemin tonë zgjedhor.

Përfaqësimi i minoriteteve në Parlament është jo vetëm një çështje e drejtësisë dhe barazisë, por edhe një detyrim që rrjedh nga konventat ndërkombëtare për mbrojtjen e pakicave kombëtare dhe standardet ndërkombëtare që trajtojnë të drejtat dhe liritë e minoriteteve. Në veçanti, Opinioni i Pestë për Shqipërinë i Komitetit Këshillimor për Konventën Kuadër për Mbrojtjen e Pakicave Kombëtare të Këshillit të Europës në vitin 2023 kërkon nga Shqipëria të ndërmarrë masa pozitive për të siguruar përfaqësimin e minoriteteve në Parlament.
Ne besojmë se ndryshimet në legjislacionin tonë për përfaqësimin parlamentar të minoriteteve do të na rendisin në mesin e shteteve më të përparuara demokratike në Evropë në lidhje me përfaqësimin e grupeve minoritare. Kjo është një mundësi për Shqipërinë të tregojë angazhimin e saj ndaj vlerave demokratike dhe respektimin e diversitetit.

Previous Post

Sara dhe Bardhi i japin fund lidhjes, Bardhi: E mban dhuratën e ishit, Sara: Je i ndyrë, turp…

Next Post

“Misioni ynë, të sundojë ligji”, Noka: Opozita, një forcë e madhe rezistence, do t’i bashkohet faktori shqiptar

Anëtarët e rinj të Këshillit të PD, përfundon procesi i numërimit të votave
AKTUALITET

Anëtarët e rinj të Këshillit të PD, përfundon procesi i numërimit të votave

by Lom Lom
May 31, 2026
0

Ka përfunduar procesi i numërimit të votave të delegatëve për zgjedhjen e anëtarëve të rinj të Këshillit Kombëtar të Partisë...

Read moreDetails
U diktua nga policia teksa kryente manovra para Komisariatit, viktima e aksidentit në Lushnje, vëllai i zv.ministres

U diktua nga policia teksa kryente manovra para Komisariatit, viktima e aksidentit në Lushnje, vëllai i zv.ministres

June 2, 2026
Tragjedia e Durrësit/ Babai i 8 vjeçarit të plagosur: Shoferin e kam denoncuar disa herë, policia vinte e ikte

Tragjedia e Durrësit/ Babai i 8 vjeçarit të plagosur: Shoferin e kam denoncuar disa herë, policia vinte e ikte

May 29, 2026
Bordi ‘luan’ sërish me çmimet, ja me sa do të shitet nafta

Bordi ‘luan’ sërish me çmimet, ja me sa do të shitet nafta

June 2, 2026
Bordi i Transparencës merr vendimin, ja çmimet e reja për naftën dhe benzinën

Bordi i Transparencës merr vendimin, ja çmimet e reja për naftën dhe benzinën

May 30, 2026
Facebook TikTok
Maska.al

Maska.al

Tel: 0696118290
Email: [email protected]

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

Horoskopi ditor për nesër, e enjte 4 qershor 2026

Horoskopi ditor për nesër, e enjte 4 qershor 2026

June 4, 2026
Miratohet nisja e negociatave për heqjen e roaming-ut mes BE-së dhe Ballkanit Perëndimor

Miratohet nisja e negociatave për heqjen e roaming-ut mes BE-së dhe Ballkanit Perëndimor

June 3, 2026

© 2023 Maska.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit

© 2023 Maska.al