Saturday, May 10, 2025
  • Login
Maska.al
Advertisement
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
Maska.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

Zhdukja e biznesmenit nga Gjilani, dyshime për dy vajza shqiptare/ Detajet

Editor by Editor
January 25, 2024
in AKTUALITET, KRYESORE
0
Zhdukja e biznesmenit nga Gjilani, dyshime për dy vajza shqiptare/ Detajet
0
SHARES
Share on FacebookShare on Twitter

Musa Hamitin nga Gjilani familjarët e deklaruan të zhdukur më 10 janar të këtij viti. Një hetim për zhdukjen e tij ka nisur, kjo pasi që u raportua se biznesmeni gjilanas me vete kishte edhe 86 mijë franga.

Mediat në Kosovë raportojnë se lidhur me këtë rast në paraburgim si të dyshuara kanë përfunduar Silvana Dulellari, e lindur në vitin 1984 dhe Marinela Markoviç e lindur në vitin 1989. Të dyja shtetase të Shqipërisë.

Në procesverbalin e marrjes në pyetje të siguruar nga media, Marilena Markoviç kishte deklaruar se ka kohë që e njeh Musa Hamitin. Markoviç me prejardhje nga Shkodra, ka thënë se tash e katër vite ka ardhur të jetojë në Kosovë teksa pretendon se e ka sjellë Musa Hamiti.

Avokatja e Marinela Markoviç, Zanita Leka – Ademi, në një intervistë për “Shqipëria Live”, thotë se “asaj i është caktuar nga Gjykata Themelore në Gjilan masa e paraburgimit për 30 ditë, derisa dyshohet se ka kryer veprën penale “rrëmbimi”, nga neni 191 Kodit penal të Kosovës, në lidhje me nenin 31”.

Gjatë deklaratave në stacionin policor në Gjilan, po ashtu edhe gjatë konsultimit me avokaten e saj, Marinela ka njoftuar se është takuar me Musain atë ditë, ku ai i kishte thënë asaj në takim: nëse nuk kthehem deri në orën 12 të natës, lajmërom në polici, se unë po shkojë t’i kërkojë ose paratë ose gocën për të cilën kam paguar. Ai ka shkuar dhe nuk është kthyer më. Ndërsa për zhdukjen e tij kishte lajmëruar bashkëshortja e tij, sepse ajo ishte në dijeni se ai kishte me vete 86 mijë franga.

Avokatja ka bërë të ditur se në moshën 16 vjeçare, Marinela është shitur nga familja e saj tek një serb në Zvicër. Si e martuar në moshën 24 vjeçare ajo ka lindur një vajzë me të, prandaj edhe mban mbiemrin Markoviç.

“Marinela ka ikur nga personi ku ka qenë e shitur nga familja e saj. Ajo ka ardhur në Kosovë për një jetë më të sigurtë, prandaj dhe jeta e saj ka qenë në rrezik këtu, sepse personi të cilin ka qenë e shitur ajo, vazhdimisht e ka kërcënuar ku ai ka paguar para për të tek familja e saj dhe ajo i ka ikur duke lënë dhe vajzën e tyre atje. Ajo gjysmën e borxhit ia ka kthyer dhe i ka mbetur vetëm gjysma tjetër që ta paguajë dhe të jetë e lirë”, ka thënë avokatja e saj.

Sipas rrëfimit të Marinelës tek avokatja, ajo ka theksuar se ka pasur një jetë shumë të keqe me serbin në shtetin e Zvicrës.

“Marinela ka qenë në dijeni se ku po shkon Musai, ata kanë qenë miq për katër vite, ai e ka ndihmuar Marinelën të vijë nga Zvicra në Kosovë, duke u larguar nga një jetë jo shumë të mirë atje që e ka bërë me personin për të cilin ka qenë e martuar. Më tej, Marinela kishte zhvilluar jetën e saj normalisht dhe ka punuar në Kosovë.

“Musahi e ka siguruar Marinelën sepse ajo nuk ka qenë shumë e sigurtë këtu, ky ia ka ofruar asaj edhe mbrojtjen, ajo ka qenë e sigurtë pranë tij. Prandaj, është edhe në interesin e saj që ai person të jetë gjallë”, është shprehur avokatja e saj.

Ajo nuk ishte takuar shumë kohë me Musain, për shkak se ai ka jetuar me familjen e tij në Zvicër. Teksa ai ka ardhur për vizitë në Kosovë, personi i parë që ai ka takuar ka qenë Marinela. Avokatja thekson se ata ishin persona shumë të afërt me njëri tjetrin, por që nuk ishin në një lidhje.

Arsyeja pse akuzohet Marinela për rrëmbim, avokatja pretendon se është për shkak se ajo ka qenë personi i fundit e cila është takuar me personin tanimë të zhdukur. Më tej, avokatja ka thënë se sipas Marinelës kjo nuk ka qenë hera e parë e tij që është zhdukur.

Sipas rrëfimit të cilin e ka bërë e pandehura gjatë mbrojtjes së saj, këtë herë Musai për herë të parë është zhdukur me një shumë kaq të madhe parash, me vlerë rreth 86 mijë franga.

Sipas avokates së Marinelës, ajo nuk ka qenë në dijeni që Musai ka pasur një shumë të parave me vlerë rreth 86 mijë franga, ata janë njoftuar atëherë kur është bërë raportimi nga bashkëshortja e Musahit.

Avokatja është shprehur se sa iu përket bizneseve të Musait, ai nuk e ka informuar Marinelën. Siç nuk e ka informuar për bizneset e tij të cilat ai i ka bërë, e që në mesin e këtyre është edhe po ky biznes për të cilin ai është larguar.

“Personi i zhdukur e ka blerë kinse një femër nga një person të cilit kishte atë të dashur, dhe i ka propozuar atij që të blejë një femër për një shumë të caktuar, e për këtë Marinela ka qenë në dijeni. Sipas Marinelës, Musahi ka dalë në vendin dhe orën e caktuar, por nuk e ka parë femrën për të cilën i ka dhënë ato para”.

Avokatja ka deklaruar se Marinela ka treguar dhe përshkruar personat të cilët tani janë identifikuar, por nuk janë kapur ende nga organet e drejtësisë.

Fillimisht gjatë marrjes në pyetje, Marinela ka qenë vetëm si dëshmitare, por më vonë është ndryshuar kualifikimi dhe tani këto cilësohen si të dyshuarat kryesore ku janë kualifikuar me veprën penale “rrëmbim” nga neni 191.

“Marinela dhe Musai kanë qenë miqë të afërt, sa herë që ka ardhur ai nga Zvicra në Kosovë, vetë apo edhe me bashkëshorten e tij, ata të dy janë takuar me njëri tjetrin, pasi që ishin edhe fqinjë në të njëjtin bllok. Nuk ka ndonjë provë që ajo dëshmon se Marinela është e përfshirë në këtë çështje përveç dyshimeve të cilat janë ngritur, vetëm sepse ajo është mikeshë e tij”.

Previous Post

Puthje, trëndafila dhe fishekzjarre, ja çifti i parë në Për’puthen

Next Post

FOTO/ U vetëvra brenda komisariatit, zbardhen detajet nga ngjarja e rëndë

Next Post
FOTO/ U vetëvra brenda komisariatit, zbardhen detajet nga ngjarja e rëndë

FOTO/ U vetëvra brenda komisariatit, zbardhen detajet nga ngjarja e rëndë

“Bonnie dhe Clyde” të Shqipërisë/ Kush janë Adnan Mahmutaj dhe Albana Karadaku, mashtruesit e kalibrit të lartë që i demaskoj “Lolita”
AKTUALITET

“Bonnie dhe Clyde” të Shqipërisë/ Kush janë Adnan Mahmutaj dhe Albana Karadaku, mashtruesit e kalibrit të lartë që i demaskoj “Lolita”

by Editor
March 19, 2025
0

Faqja e njohur Lolita i ka kushtuar vëmendje ditën e sotme çiftit të njohur Adnan Mahmutaj dhe Albana Karadaku, të...

Read moreDetails
Kush është Blendi Sulaj, pinjolli i Bashës që ju bashkua PS-së dhe tenderi 100 000 euro që mori nga Bashkia Tiranë

Kush është Blendi Sulaj, pinjolli i Bashës që ju bashkua PS-së dhe tenderi 100 000 euro që mori nga Bashkia Tiranë

March 13, 2025
U arrestua pak metra larg SPAK, Prokuroria e Posaçme kërkon17 vite burg për ‘bosin’ e drogës

U arrestua pak metra larg SPAK, Prokuroria e Posaçme kërkon17 vite burg për ‘bosin’ e drogës

May 9, 2025
Dokumenti / Prokura që “gropos” gjyqtaren Irena Gjoka

Dokumenti / Prokura që “gropos” gjyqtaren Irena Gjoka

May 7, 2025
Efektivët e Peqinit në shërbim t Suel Çelës, Prokuroria e Elbasanit nis hetimet, pas denoncimit të Nokës

Efektivët e Peqinit në shërbim t Suel Çelës, Prokuroria e Elbasanit nis hetimet, pas denoncimit të Nokës

May 6, 2025
Facebook TikTok
Maska.al

Maska.al

Tel: 0696118290
Email: [email protected]

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

Jupi falenderon ndjekësit: Ju dua 5.4 milionë sy që më shoqëruat këtë muaj

Jupi falenderon ndjekësit: Ju dua 5.4 milionë sy që më shoqëruat këtë muaj

May 9, 2025
Basha në “Pisk”: I vetmi vend që nuk kam shok është 7×7=313

Basha në “Pisk”: I vetmi vend që nuk kam shok është 7×7=313

May 9, 2025

© 2023 Maska.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit

© 2023 Maska.al