Thursday, October 29, 2026
  • Login
Maska.al
Advertisement
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
Maska.al
No Result
View All Result
Home KRYESORE

Lindita Nikolla harxhon 16 MLN lekë vetëm për larjen e perdeve të Kryesisë së Kuvendit

Editor by Editor
in KRYESORE, POLITIKE
0
Lindita Nikolla harxhon 16 MLN lekë vetëm për larjen e perdeve të Kryesisë së Kuvendit
0
SHARES
Share on FacebookShare on Twitter

Ndërsa Kuvendi e nisi edhe këtë vit me përplasje, rrëmujë dhe mungesë transparence për qytetarët, kryetarja Lindita Nikolla është e zënë me gjëra të tjera. Me sa duket Nikolla nuk i bëri “punët e shtëpisë” në fund të vitit 2023, sepse ishte e zënë duke kaluar sa më shpejt projektbuxhetin e vitit 2024, për të cilin nuk morëm vesh asgjë si dhe nga kush u votua sepse gjithçka ndodhi mes kaosit dhe rrëmujës.

Kështu, Nikolla i është futur me kokë tani punëve të pastrojë Kryesinë e Kuvendit. Në fakt ajo urdhëron sepse punët do t’i bëjnë ata që fitojnë fondin. Për këtë, ditën e sotme Nikolla ka hapur një tender, të cilin e ka regjistruar në Agjencinë e Prokurimeve Publike, me objekt “Shërbime për larje (perde, tapete, llambadar, kolltukë, karrige cope, fasadat e qendrës vizitorëve e Kryesisë)”.

Për këtë shërbim ajo parashikon të shpenzojë rreth 16 milionë lekë (me TVSH). Nuk e dimë se cilën kompani ka ndërmend të kontraktojë Nikolla, por 16 milionë lekë, për të larë perdet, tapete edhe kolltukë, që çdo ditë pastrohen edhe nga sanitaret e institucionet, sigurisht që janë shpenzim i tepruar.

Në dokumentin më sipër shohim listën e objekteve që do të pastrohen, që sigurisht nuk janë bërë zhul që të kenë nevojë për ndonjë pastrim të thellë, sepse deputetët shkojnë të hekurosur e të parfumosur për 2 ose 3 orë punë.

Ndërkaq më poshtë shohim se tenderi do të zhvillohet në muajin shkurt dhe na mbetet të presim që të mësojmë më shumë detaje.

Theksojmë se qysh kur ka ardhur në Krye të Kuvendit, Nikolla merret vetëm me arredimin dhe detajet e mobilimit. Kujtojmë se në vitin që lamë pas kryeparlamentarja shpenzoi 215 milionë lekë për të ndryshuar mobiliet në sallën e vizitorëve.

Në të njëjtin muaj, Nikolla zhvilloi tenderin objekt “Materiale të ndryshme mirëmbajtje specialisteti higjeno-sanitare”. Me pak fjalë u blenë produkte për pastrim dhe mbajtjen e higjienës së ambienteve në Kuvend, që iu kushtuan qytetarëve 20 milionë lekë. Duhet thënë këtu që blerja e këtyre produkteve apo larja e perdeve mund të bëhet edhe pa zhvilluar një procedurë tenderuese!/gijotina.com/

Previous Post

Vetëvrasja e oficerit në Durrës/ Pas pezullimit takoi kolegët e miqtë dhe më pas…

Next Post

Puthje, trëndafila dhe fishekzjarre, ja çifti i parë në Për’puthen

Next Post
Puthje, trëndafila dhe fishekzjarre, ja çifti i parë në Për’puthen

Puthje, trëndafila dhe fishekzjarre, ja çifti i parë në Për’puthen

EKSKLUZIVE / DEL VIDEO, zyrtari i lartë i PS-së duke kryer marrëdhënie intime me një mashkull
AKTUALITET

EKSKLUZIVE / DEL VIDEO, zyrtari i lartë i PS-së duke kryer marrëdhënie intime me një mashkull

by Editor
October 24, 2026
0

EKSKLUZIVE / DEL VIDEO, zyrtari i lartë i PS-së duke kryer marrëdhënie intime me një mashkull Një video intime që...

Read moreDetails
Adelajda Roka, drejtoresha e Ramës, 5 leje për kulla klanit Çela-Çopja, ka shtëpi në resortin e sekuestruar

Adelajda Roka, drejtoresha e Ramës, 5 leje për kulla klanit Çela-Çopja, ka shtëpi në resortin e sekuestruar

August 12, 2025
Vala e dorëheqjeve përfshin edhe drejtuesit vendorë të institucioneve qendrore

Vala e dorëheqjeve përfshin edhe drejtuesit vendorë të institucioneve qendrore

October 23, 2026
72-vjeçari u gjet i vdekur në Lanë, policia mashtroi se ishte endacak! Dëshmitë: U vra nga policia gjatë protestës

72-vjeçari u gjet i vdekur në Lanë, policia mashtroi se ishte endacak! Dëshmitë: U vra nga policia gjatë protestës

October 19, 2026
Denoncimi/ Eltar Deda, drejtori i Albpetrol pastron paratë me rrjet fast-foodesh?!

Denoncimi/ Eltar Deda, drejtori i Albpetrol pastron paratë me rrjet fast-foodesh?!

March 2, 2026
Facebook TikTok
Maska.al

Maska.al

Tel: 0696118290
Email: [email protected]

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

Aktiviteti i OTP-së në Rusi ngre pikëpyetje edhe për Shqipërinë: çfarë rreziqesh mund të krijojë ekspozimi i grupit?

Aktiviteti i OTP-së në Rusi ngre pikëpyetje edhe për Shqipërinë: çfarë rreziqesh mund të krijojë ekspozimi i grupit?

October 29, 2026
Aksident në aksin Librazhd–Prrenjas, përplasen katër automjete

Aksident në aksin Librazhd–Prrenjas, përplasen katër automjete

October 29, 2026

© 2023 Maska.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit

© 2023 Maska.al