Wednesday, October 28, 2026
  • Login
Maska.al
Advertisement
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
Maska.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

Lali Eri derdh 1.5 MLD lekë për sistemin e faturave të ujit, denoncon kompania kroate

Editor by Editor
in AKTUALITET, KRYESORE
0
Lali Eri derdh 1.5 MLD lekë për sistemin e faturave të ujit, denoncon kompania kroate
0
SHARES
Share on FacebookShare on Twitter

Drejtorët e Erion Veliajt vazhdojnë të bëjnë “planin” e abuzimeve me tenderat pavarësisht se SPAK tashmë u ka trokitur në derë. Më i zellshmi në kalendarin e këtyre punëve është drejtori i Ujësjellësit të Tiranës, Elton Kacidhja. Kur vjen fjala për vjeljen e faturave dhe taksave që lidhen me to,  Kacidhja i ka gati tenderët, ndërsa kur qytetarët kërkojnë ujë të konsumueshëm dhe furnizim 24 orë, drejtori dhe kryebashkiaku mbeten tek propaganda dhe mashtrimet.

Këtë herë bashkë me drejtorin e Ujësjellës Kanalizimeve, Elton Kacidhen, Veliaj ka vënë në lojë dy tendera.

I pari, është 70 milionë lekë dhe ka objekt sistemin e faturimit të ujit ndaj qytetarëve. Bëhet fjalë për tenderin me objekt “Shpenzime për procesin e fiskalizimit për faturat”, për të cilin është lënë në dispozicion fondi me vlerë 6932677 lekë (pa TVSH).

Plani i thurur nga vartësi i Veliajt qysh netët e para të Vitit të Ri, ka ngecur, për shkak se ky tender është denoncuar në Komisionin e Prokurimeve Publike.

Sipas të dhënave të siguruara, në datë 3 janar 2024 është hapur gara nga UKT për tenderin. Afati i fundit për pranimin e ofertave që është përcaktuar nga autoriteti kontraktor është 16 janar 2024 në orën 10:00 paradite. Por, më datë 9 janar 2024 firma “Kreatx” ka bërë denoncimin, ku pretendon se kriteret e vendosura përbejnë shkelje ligjore dhe janë hartuar për një kompani të posaçme që mund të jetë paracaktuar si fitues.

“Pasi kemi analizuar me kujdes Dokumentet Standarde të Tenderit dhe kritereve të përcaktuara në njoftimin përkatës, shoqëria Kreatx sh.p.k , ka konstatuar qe DST ka kritere te vendosura nga AK ne shkelje te hapur te Ligji nr. 162/2020 Për prokurimin publik dhe VKM Nr. 285, dat 19.5.2021. Për Miratimin E Rregullave të Prokurimit Publik, duke ulur gjithë përfshirjen e operatoreve ekonomike dhe për rrjedhoje duke zvogëluar konkurrencën dhe eficencen e procedurës se prokurimit.. Për këtë arsye ne po ju drejtohemi me këtë ankese njëkohësisht SH.A Ujësjellës Kanalizime Tirane dhe Komisionit te Prokurimit Publik ne respektimi te gjitha afateve ligjore te përcaktuara nga ligjet”, thekson ankimuesi.

Pra, po dalin në dritë prapaskenat e këtij tenderi të thurur nga dyshja Veliaj-Kacidhja. Ndërkohë, ajo që bie në sy është se Firma “Kreatx” me dokumente është në pronësi të  Lejdi Koçi  dhe Enor Nakuçi, por pas tyre, sipas mediave, qëndron Panajot Gjiknuri, vëllai i sekretarit të PS-së, Damian Gjiknuri.

Pra, përplasja mes klaneve në PS, se kush do të rrëmbejë më parë paratë e këtij tenderi, nxjerr në shesh të palarat e drejtorit të Lali Erit.

Fill pas denoncimit të Gjiknurit, në KPP ka mbërritur edhe një tjetër denoncim këtë herë për tenderin me objekt “Përmirësimi i sistemit të faturimit dhe sigurisë, moduleve të taksave, leximeve dhe pagesave me palët e treta, mirëmbajtjen dhe monitorim i sigurisë së sistemit dhe moduleve”. Pra, një tjetër tender i mbivendoset të parit, sepse përfshin brenda edhe shërbimet e pretenduara në prokurimin “Shpenzime për procesin e fiskalizimit për faturat”.

Në tenderin e dytë me fondin limit 144.333.300 lekë publikuar nga Ujësjellësi Kanalizime Tiranë Sh. A., afati i dorëzimit të ofertave është data 5 shkurt 2024, ora 10:00.

Por, siç e shohim edhe ky prokurim ka probleme me ligjin, sepse është hartuar për të përvetësuar fondin duke shpallur fitues kompani të caktuara më parë. Firma kroate “PRIMUS ALBANIA” ka ankimuar, duke ngritur pretendimet për abuzim ndaj ligjit të “Prokurimeve Publike”. Kompania në fjalë e drejtuar nga administratori Hrvoje Cabrajic, njofton se disa prej kritereve janë të paqartë, dhe pikat brenda tyre bien në kundërshtim me njëra-tjetrën, çka sjellë penalizim dhe përjashtim diskriminues të operatorëve të interesuar. Tenderi synon që në fund qytetarët t’i paguajnë faturat online përmes bankave.

Në fakt, me sa po tregohet në këto dokumente është e qartë që Kacidhja me stafin e tij i kanë hartuar shpejt e shpejt këto tenderë dhe në të njëjtën mënyrë Veliaj iu ka dhënë aprovimin. Se pa vullnetin e kryetarit nuk lëviz asnjë lek në ndërmarrjet e Bashkisë Tiranë!

Siç e shohim abuzimet me kriteret për të lënë hapësira për korrupsion që synon fondin gjigant prej 1.5 miliard lekë.

Sipas të dhënave të Ministrisë së Financave, Ujësjellës Kanalizime Tiranë me 156 milionë lekë (të reja) borxhe dhe detyrime të prapambetura që janë të gjitha për investime të papaguara. Përse lejohet Lali Eri të bëjë super tendera kur nuk shlyen borxhet. Lali Eri ka planin B, sipas të cilit UKT do të jepet me koncesion. Përpara se të kalohet tek plani B, në nxitim e sipër se mos SPAK i merr në burg, kryebashkiaku dhe drejtori i tij po bëjnë “investime” dhe shpërdorime me lekët e arkës së shoqërisë.

 

 

 

 

Previous Post

U përpoqën të kalonin kanalin e La Manche, mbytet varka me 70 emigrantë, humbin jetën katër prej tyre

Next Post

Njihuni me 18 banorët e parë të edicionit të tretë të ‘Big Brother VIP’

Next Post
Njihuni me 18 banorët e parë të edicionit të tretë të ‘Big Brother VIP’

Njihuni me 18 banorët e parë të edicionit të tretë të ‘Big Brother VIP’

EKSKLUZIVE / DEL VIDEO, zyrtari i lartë i PS-së duke kryer marrëdhënie intime me një mashkull
AKTUALITET

EKSKLUZIVE / DEL VIDEO, zyrtari i lartë i PS-së duke kryer marrëdhënie intime me një mashkull

by Editor
October 24, 2026
0

EKSKLUZIVE / DEL VIDEO, zyrtari i lartë i PS-së duke kryer marrëdhënie intime me një mashkull Një video intime që...

Read moreDetails
Adelajda Roka, drejtoresha e Ramës, 5 leje për kulla klanit Çela-Çopja, ka shtëpi në resortin e sekuestruar

Adelajda Roka, drejtoresha e Ramës, 5 leje për kulla klanit Çela-Çopja, ka shtëpi në resortin e sekuestruar

August 12, 2025
72-vjeçari u gjet i vdekur në Lanë, policia mashtroi se ishte endacak! Dëshmitë: U vra nga policia gjatë protestës

72-vjeçari u gjet i vdekur në Lanë, policia mashtroi se ishte endacak! Dëshmitë: U vra nga policia gjatë protestës

October 19, 2026
Vala e dorëheqjeve përfshin edhe drejtuesit vendorë të institucioneve qendrore

Vala e dorëheqjeve përfshin edhe drejtuesit vendorë të institucioneve qendrore

October 23, 2026
Detajet nga atentati në Tiranë/ Për herë të fundit telefonoi bashkëshorten

Detajet nga atentati në Tiranë/ Për herë të fundit telefonoi bashkëshorten

October 20, 2026
Facebook TikTok
Maska.al

Maska.al

Tel: 0696118290
Email: [email protected]

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

Serbi, kërkohet marrja në pyetje e Vuçiçit për tragjedinë në Novi Sad, akuza për prapavijë politike

Serbi, kërkohet marrja në pyetje e Vuçiçit për tragjedinë në Novi Sad, akuza për prapavijë politike

October 28, 2026
Alarm në Kroaci për fiqtë e thatë nga Shqipëria, analizat zbulojnë aflatoksinë mbi normat e lejuara

Alarm në Kroaci për fiqtë e thatë nga Shqipëria, analizat zbulojnë aflatoksinë mbi normat e lejuara

October 28, 2026

© 2023 Maska.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit

© 2023 Maska.al