Thursday, October 29, 2026
  • Login
Maska.al
Advertisement
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
Maska.al
No Result
View All Result
Home KOSOVA

“Serbia, rrezik për rajonin!”, Kurti për arrestimin e Nikolla Sandulloviç: Vuçiç ndjek metodat e Putinit. Kërkim-falja për genocidin në Kosovë…

Editor by Editor
in KOSOVA, KRYESORE
0
“Serbia, rrezik për rajonin!”, Kurti për arrestimin e Nikolla Sandulloviç: Vuçiç ndjek metodat e Putinit. Kërkim-falja për genocidin në Kosovë…
0
SHARES
Share on FacebookShare on Twitter

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë të mërkurën se Serbia duke e “vazhduar rrugëtimin drejt metodave” të presidentit rus, Vladimir Putin, nuk përbën rrezik vetëm për Kosovën dhe rajonin e Ballkanit, por edhe vetë qytetarët e saj, pas arrestimit të dy qytetarëve kosovarë së fundmi nga autoritetet serbe.

Duke folur në mbledhjen e parë të Qeverisë së tij këtë vit, Kurti e akuzoi Serbinë për arrestimin, siç e cilësoi, të padrejtë, të qëllimshëm dhe dashakeq të qytetarëve kosovarë dhe torturimin e qytetarëve të vet.

“Serbia nuk përbën rrezik vetëm për qytetarët tanë, sigurinë tonë, stabilitetin rajonal në Ballkan, ajo së fundmi ka dëshmuar se paraqet rrezik edhe ndaj qytetarëve të saj të cilët janë të gatshëm të kërkojnë falje për gjenocidin serb në Kosovë… Serbia vazhdon rrugëtimin drejt metodave të Putinit, nga frikësimi deri te torturimi çnjerëzor i kundërshtarëve politikë”, tha Kurti para ministrave të vet në mbledhjen e së mërkurës.

Kurti iu referua kryetarit të Partisë Republikane në Serbi, Nikolla Sandulloviç, i cili u paraburgos javën e kaluar në Nish.

Kryeprokurorja Borica Mitiç tha më 5 janar për Radion Evropa e Lirë se paraburgimi i është caktuar atij për shkak të “dyshimit se ka kryer veprën penale të nxitjes së urrejtjes dhe intolerancës kombëtare, racore dhe fetare”.

Kurti tha se shteti serb “përveç që e rrahu, i ngriti aktakuzë për nxitje urrejtje pasi u përkul në varrin e 7-vjeçares Blerina Jashari, e cila u vra nga forcat serbe”.

Në një video të postuar në rrjetin social më 2 janar, Sandulloviç shihet gjatë një vizite në kompleksin “Adem Jashari” në Prekaz duke vendosur kurorë me lule në monumentin që përkujton ngjarjet e 5, 6 dhe 7 Marsit 1998, kur forcat serbe vranë mbi 50 anëtarë të familjes së Adem Jasharit, një nga themeluesit e ish-Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK)./REL

Previous Post

Fshehu dënimin në Greqi/ Mbahet sot në GJKKO gjyqi për kryebashkiakun e Kuçovës, Hajdari

Next Post

“Nuk kam shkelur autoritetin e FA-ve”, Mediu pas dëshmisë së Ylli Pinarit: I vetmi akt shqetësues për “Gërdecin” ishte…

EKSKLUZIVE / DEL VIDEO, zyrtari i lartë i PS-së duke kryer marrëdhënie intime me një mashkull
AKTUALITET

EKSKLUZIVE / DEL VIDEO, zyrtari i lartë i PS-së duke kryer marrëdhënie intime me një mashkull

by Editor
October 24, 2026
0

EKSKLUZIVE / DEL VIDEO, zyrtari i lartë i PS-së duke kryer marrëdhënie intime me një mashkull Një video intime që...

Read moreDetails
Adelajda Roka, drejtoresha e Ramës, 5 leje për kulla klanit Çela-Çopja, ka shtëpi në resortin e sekuestruar

Adelajda Roka, drejtoresha e Ramës, 5 leje për kulla klanit Çela-Çopja, ka shtëpi në resortin e sekuestruar

August 12, 2025
Vala e dorëheqjeve përfshin edhe drejtuesit vendorë të institucioneve qendrore

Vala e dorëheqjeve përfshin edhe drejtuesit vendorë të institucioneve qendrore

October 23, 2026
72-vjeçari u gjet i vdekur në Lanë, policia mashtroi se ishte endacak! Dëshmitë: U vra nga policia gjatë protestës

72-vjeçari u gjet i vdekur në Lanë, policia mashtroi se ishte endacak! Dëshmitë: U vra nga policia gjatë protestës

October 19, 2026
Motra e Erjon Vishkullit nxjerr bllof Ramën: Në Itali e çoi familja, jo shteti

Motra e Erjon Vishkullit nxjerr bllof Ramën: Në Itali e çoi familja, jo shteti

October 25, 2026
Facebook TikTok
Maska.al

Maska.al

Tel: 0696118290
Email: [email protected]

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

Tarot për nëntorin, zbuloni çfarë parashikojnë letrat për secilën shenjë të horoskopit

October 28, 2026
Serbi, kërkohet marrja në pyetje e Vuçiçit për tragjedinë në Novi Sad, akuza për prapavijë politike

Serbi, kërkohet marrja në pyetje e Vuçiçit për tragjedinë në Novi Sad, akuza për prapavijë politike

October 28, 2026

© 2023 Maska.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit

© 2023 Maska.al